Zbulohet sekreti i gruas që fshihte mijëra fëmijë në arkivole

February 4, 2018 21:50

Zbulohet sekreti i gruas që fshihte mijëra fëmijë në arkivole

Irena Sendler ka lindur në Varshavë, Poloni më 15 shkurt 1910. Kur Irena ishte vetëm shtatë vjeç, babai i saj vdiq. Por vitet që ajo kaloi me të do të kishin një ndikim të madh.

Kur ajo u rrit, ndoqi gjurmët e babait të saj, i cili ishte mjek dhe u bë një infermiere.

Më vonë u punësua si punëtore sociale në Departamentin e Mirëqenies Sociale të Varshavës, ku ndihmoi me shpërndarjen e ushqimit dhe veshmbathjeve për familjet në nevojë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët krijuan Geton e Varshavës për familjet hebreje.

Ishte geto më e madh e themeluar nga nazistët, dhe në kulmin e saj, rreth 400,000 hebrenj u burgosën brenda mureve të tij.

Ajo u bashkua me Zegotën, një organizatë nëntokësore e rezistencës në Poloninë e pushtuar nga Gjermania, e cila punoi për të shpëtuar hebrenjtë.

Duke qenë që mbikëqyrja naziste ishte e gjerë, Irena u detyrua të gjejë mënyra krijuese për t’i fshehur fëmijët dhe për t’i kontrabanduar ata.

Një metodë ishte të pretendonte se fëmijët ishin të sëmurë rëndë dhe t’i çonin në spitale jashtë getos. Por, ndërsa mbikqyrja u rrit, Irena duhej t’i fshihte fëmijët në valixhe, qese mbeturinash dhe madje edhe arkivole.

Një shpëtim përfshinte një fëmijë të quajtur Eluzina. Irena e fshehu në një kuti prej druri që transportonte tulla.

Më shumë se 2,500 fëmijë u shpëtuan në këtë mënyrë. Irena mbajti një regjistër të të gjithë fëmijëve që shpëtoi dhe lista ishte fshehur në kanaçe në kopshtin e një fqinji.

Plani i Irenës shkoi krejtësisht mirë deri sa një ditë nazistët zbuluan atë që po bënte dhe e arrestuan atë.

Irena u dërgua në burg, ku u torturua dhe i thyen të dy krahët. Por, pavarësisht dhimbjes dhe torturës, ajo nuk pranoi të jepte ndonjë informacion për fëmijët apo familjet e tyre. Nazistët e dënuan atë me vdekje. Por fati kishte plane të tjera për Irenën.

Disa njerëz të Irenës arritën ti jepnin ryshfet një ushtari në burg në mënyrë që Irena të mund të ikte.

Prej asaj dite – deri në vdekjen e saj shumë vite më vonë – Irena jetoi nën një identitet të rremë. Por ajo kurrë nuk ndaloi të ndihmonte të tjerët.

“Urrejtja ime ndaj pushtuesve gjermanë ishte më e fortë se frika ime. Përveç kësaj, babai im më kishte mësuar se nëse sheh një njeri që po mbytet, duhet të përpiqesh ta shpëtosh edhe nëse nuk mund të notosh. Në atë kohë, ishte Polonia që u mbyt”, tha Irena në një intervistë me gazetën suedeze Sydsvenskan .

Kur përfundoi lufta, Irena dorëzoi të dhënat e të gjithë fëmijëve që ajo i shpëtoi një organizate shpëtimi që ndihmoi në ribashkimin e familjeve hebreje.

Më vonë në jetë, Irena u martua dhe kishte tre fëmijë. Ajo jetoi një jetë të lumtur, duke ditur se ajo kishte bërë gjënë e duhur.

Pasi ka punuar kaq shumë për të ndihmuar të tjerët gjatë gjithë jetës së saj, Irena vdiq në moshën 98 vjeçare.

Në shumë mënyra, ajo ishte një hero i harruar dhe pak njerëz e dinin për punën e saj të mahnitshme.

Në vitin 1964, Irena Sendler mori titullin nderi izraelit të “Drejtësisë Polake midis Kombeve”, dhe në vitin 1997 ajo u propozua për Çmimin Nobel të Paqes.

Çmimi, megjithatë, shkoi në aktivistin e mjedisit dhe ish nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara, Al Gore.

“Unë nuk e bëra atë vetëm. Ne ishim rreth 20 deri 25 vetë qw sonim t’i shpëtonim ata fwmijw”, shpjegoi ajo.

Megjithatë, disa njerëz nuk e kanë harruar kurrë kontributin e saj.

“Tani dy fëmijët” dhe nipërit e atyre që kam shpëtuar vijnë dhe më shohin,” ka thwnw Irena në njw intervistë.

l.h/ dita

February 4, 2018 21:50
Komento

6 Komente

  1. L.F. February 4, 23:18

    Bota ka qene, eshte e do te jete perhere hipokrite.
    Te mos i japersh çmimin Nobel kesaj heroine por t’ia japesh hiçit Al Gore do te thote ta zhvleresosh perfundimisht kete çmim.

    Reply to this comment
  2. diana gurmani February 5, 09:24

    o zot kjo vajze apo grua me pas, irene, ka bere mrekulline me te madhe ne bote. te shpetosh jete eshte gjeja me e madhe ne bote.jete femijesh te pafajshem.me rrenqethi mishin .u elektrizova e tera per superguximin e saj.thenia e babait te saj te shpetosh ato qe po mbyten edhe kur nuk e di notin eshte nje fjale superheronjsh super e madhe. ai thote sakrifiko jeten per ti bere nmire atyre qe i rrezikohet jeta.nuk mund te gjej fjalet e duhura per momentin. meriton shume shume shume infinit.ajo duhet t`i transmetohet gjithe brezave qe vijne eshte mesazhi me i madh i guximit per te shpetuar ato qe i rrzikohet jeta.Eshte njest super i madh humanizmi.kur e lexova ne fillim ato dy rreshta, pata frike ta hapja se thashe c`kriminele ka…femijet ne arkivol…, nuk desha ta hapja fare.kur e hapa lajmin, u mrekullova , u lumturova, u mbusha me jete.keto lajme te zgjasin jeten.Kjo grua e madhe, me shpirt te madh duhet te ngrihet ne piedestal per vepren qe ka be.Ajo qe ka bere ajo eshte nje kryeveper . duhet t`i percillet brezave..nga prinder me shpirt te madh dalin femije me shpirt po aq te madh.keto lajme te zgjasin jeten.ka edhe njerez kaq shume te bukur ne kuptimin me te plote te kesaj fjale…duhet t`i ngrihet permendore duke i gdhendur me tekstin me gure per te nxjerre ne pah kryevepren e madhe qe ka bere e t`i percillet botes si statuja e lirise.

    Reply to this comment
  3. diana gurmani February 5, 09:26

    sa grua e mire ne kuptimin me te mire te kesaj fjale.sa femije i bukur eshte dhe ai ne foto.te shpetosh krijesa te pafajshme eshte madheshtia me e madhe

    Reply to this comment
  4. A February 5, 10:38

    Femer Heroine, si Polonia dhe Izraeli duhet ti bejne te gjitha nderimet me te larta te duhura. Per te tille njerez ka nevoje njerezimi qe perçudnohet per dite nga interesat meskine te paskrupullta.

    Reply to this comment
  5. Fatmiri February 5, 16:37

    Ja nje ‘Lule ” tjeter , por ket here Polake , nje heroine e verte , qe ashtu si Lulja jone e mijra te tjere Shqiptare te internuar ne kampet e perqendrimit qe ose vdiqen brenda ketyre kampeve ose u gjymtuan e vdiqen ne lulen e rjnise se tyre !

    Reply to this comment
  6. Fatmiri February 5, 16:39

    Ja nje ‘Lule ” tjeter , por ket here Polake , nje heroine e verte , qe ashtu si Lulja jone e mijra te tjere Shqiptare te internuar ne kampet e perqendrimit nazifashist qe ose vdiqen brenda ketyre kampeve ose u gjymtuan e vdiqen ne lulen e rjnise se tyre !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*