Zbulohet sekreti i vajit të ullirit, si ndikon në shëndet

September 9, 2018 11:46

Zbulohet sekreti i vajit të ullirit, si ndikon në shëndet

 

Zbulohet sekreti i vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Ai lëshon një proteinë në gjak që mbron zemrën dhe ndikon në shëndetin kardiovaskular, duke evituar krijimin e mpiksjes së gjakut dhe rrjedhimisht infarktet.

Kjo është arritur të vërtetohet nga një kërkim i ekspertëve kanadezë të St. Michaels Hospital të Torontos në Kanada dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Communication.

Proteina që përmban vaji i ullirit i papërpunuar është Apo-IV dhe ul kapacitetin e trombociteve që të agregohen dhe të krijojnë mpiksje të rrezikshme që bllokojnë arteriet.

Kërkuesit kanë zbuluar mekanizmin që e bën këtë proteinë të kryejë këtë funksion të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.

Tani studiuesit do të nisin punën për zhvillimin e terapive të reja parandaluese dhe mbrojtëse duke përdorur këtë molekulë që gjendet në vajin e ullirit ekstra të virgjër.

a.s/dita

September 9, 2018 11:46
Komento

2 Komente

  1. MH September 9, 13:26

    Biznes shkencor i persosun ne shitjen e vojit ullinit Virgjer(VV).

    O,burra milet,zhvatni sa t’iu dalin para syve voji ullinit ekstra virgjen(nga snji lloj tjeter po vetemVV) sa nuk i kane mbushun magazet e spitaleve e do ngelni te rraskapitun me zemren qe do ju kushtoj me kosto te nalte kurimin ne spitale.

    Reply to this comment
  2. MH September 9, 15:28

    Biznes shkencor i persosun ne shitjen e vojit ullinit Virgjer(VV).

    O,burra milet,zhvatni sa t’iu dalin para syve voji ullinit ekstra virgjen(nga asnji lloj tjeter po vetem VV) sa nuk i kane mbushun magazet e spitaleve e do ngelni te rraskapitun me zemren qe do ju kushtoj me kosto te nalte kurimin ne spitale.

    Shenim: Korigjova shkrimin brenda kllapave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*