Zbulohet sekreti për një “rini të përhershme”

April 8, 2016 12:59

Zbulohet sekreti për një “rini të përhershme”

Një medikament i zakonshëm mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë, sipas një studimi.

Në doza të ulëta litiumi zgjati jetën e mizave në një eksperiment laboratorik.

Shkencëtarët thonë se gjetja është “inkurajuese” dhe përfundimisht mund të çojë te medikamentet e reja për të ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.

Litiumi është përdorur në psikiatri për të ndaluar humorin jo të mirë, por ka efekte anësore nëse përdoret me doza të larta.

Se si litiumi vepron në tru, ende nuk është kuptuar plotësisht, por tek mizat, kjo substancë duket se zgjat jetën duke bllokuar një kimikat të njohur si GSK-3.

“Reagimi që kemi parë tek mizat me doza të ulëta litiumi është shumë inkurajues dhe hapi ynë i ardhshëm është që të targetojmë GSK-3 në disa kafshë me qëllim që më vonë eksperimentin ta kryejmë në njerëz”, tha Prof. Linda Partridge nga UCL Institute of Healthy Ageing, e cila udhëhoqi studimin.

Studimi i botuar në “Cell Reports”, tregoi se mizat kanë jetuar më gjatë kur iu dhanë doza të ulëta litiumi. Me doza të larta, litiumi ka reduktuar jetëgjatësinë e tyre.

“Ne zbuluam se dozat e ulëta jo vetëm që zgjasin jetën, por edhe të mbrojnë nga stresi” – tha bashkëstudiuesja Dr Ivana Bjedov nga Instituti i Kancerit UCL

April 8, 2016 12:59
Komento

1 Koment

  1. komuna April 8, 16:42

    Do zoti nuk e nxjerrin ne treg para se me vdek shpellari!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*