Policia: Shkaku i zjarrit në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, një shkëndijë elektrike

November 5, 2015 10:35

Policia: Shkaku i zjarrit në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, një shkëndijë elektrike

Policia e Shtetit dha informacion shtesë në lidhje me zjarrin e rënë në katin e dytë të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku ndodhet laboratori qendror i kriminalistikës. Objekti ndodhet brenda ndërtesës së Gardës së Republikës.

Burime zyrtare konfirmuan se menjëherë është njoftuar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në vendngjarje mbërriti Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës.

Për rastin është krijuar grupi hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr.2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.

 “Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabull në katin e dytë të godinës, në korridor. Ndërkohë vijojnë verifikimet, në përfundim të të cilave do bëhen me dije shkaqet e zjarrit”, sqaron policia./Dita/

November 5, 2015 10:35
Komento

4 Komente

  1. Ndreko November 5, 11:12

    Pikerisht! Shume e qarte… Tashme te gjithe jemi te qete

    Reply to this comment
  2. Lili November 5, 12:09

    Cfare dokumente u’ asgjesuan’me kete zjarr eshte pyetja?

    Reply to this comment
  3. Mark uk November 5, 12:23

    A do mbaj kush pergjegjsi per ket ngjarje.Nese vertet eshte shkendi elektrike,personat e sigurimit teknik duhet te arrestohrn menjehere.Po ka te ngjar se ktu kemi te bajm me nje akt kriminal te qellimshem per te shpetuar diken.

    Reply to this comment
  4. Jimi November 5, 13:04

    Po pse pa tjeter duhet te kishte dokumenta ne laborator!?
    A thua se vendi per te ruajtur dokumenat eshte laboratori?
    Ne rastese dikush do te kishte interes per te zhdukur dokumentat ( duhet te themi provat) nuk priste ti zhdukte ato kur te shkonin ne laborator, pasi ai qe do te donte ta bente kete nuk i conte hic ne laborator, pasi ka edhe gurin edhe arren!
    I vetmi qe do te mbahet mend ne historine e kriminalistikes shqiptare eshte qoftlargu i cili nuk pyeti as per ligj e as per shtet, por sic vrau diten per diell 4 te pafajshem, nje u dha dhe po diten per dielli fshiu te gjitha provat!? por jo ato te gjallat te cilat rgsistojne edhe sote e kesaj dite dhe qe e akuzojne ate ore e minute , madje edhe ne gjume ati i dalin fantazmat e tyre dhe jo vetem i tyre…. Gjaku i tyre nuk do te thahet derisa drejtesia te vihet ne vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin