Zbulohet SMS-ja e Doktorit për Piktorin gjatë samitit të NATO-s!

May 28, 2017 23:24

Zbulohet SMS-ja e Doktorit për Piktorin gjatë samitit të NATO-s!

A u takua apo jo Edi Rama me presidentin amerikan në Samitin e NATO-s në Bruksel?

Gojët e Liga kanë mësuar se takimi i Edit me atë që e quajti “kërcënim për qytetërimin” ka ndodhur, por jo në samit por në një pikë montazhi në zyrat e Top Kanalit.

Ja teksti që doli prej andej:

“Burime nga Kryeministria konfirmojnë se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel. Mësohet se biseda është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Hhhmmm…  Si thotë ajo fjala? “Më therrçin mua në qafë po ka folur Trump për reformën në drejtësi në Shqipëri”

Por Gojët e Liga raportojnë se e sigurtë është që Donaldi me Ramën kanë shkëmbyer shikime, madje edhe shkelje syri dhe një tundje koke që nënkupton “do flasim”.

P.s. Nuk është çudi që edhe lajmet me detin dhe naftën të jenë turbullira për të ndërruar muhabetin e Samitit. Madje, madje, thuhet se Berisha me të mësuar këtë thatësirë, i ka nisur ish-armikut të tij, tani bashkëqeverisës, një SMS:

Ngri Çadrën para selisë së NATO-s dhe kërko takim!

Shikoni sa afër ishin Edi me Trumpin

 

May 28, 2017 23:24
Komento

3 Komente

  1. kris 1 May 29, 02:09

    Trampit i terhoqi vemendjen burri me citjane .Meqenese e bija ka nje kompani prodhimi veshjesh ju duken citjanet dicka e papare.Per kete Rames i hoqen citjanet per ti marre si model dhe i veshen nje pale tesha kaobojsi.E majta duhet ta kete gjithmone nje kaubojs.

    Reply to this comment
  2. agim May 31, 11:02

    Shkrim kopti,vetem ulni nivelin e gazetes,turp te keni.

    Reply to this comment
  3. Marko June 29, 07:08

    Sa gazetar koti hahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*