Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës mes Meksikës dhe Kalifornisë

April 21, 2016 22:47

Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës mes Meksikës dhe Kalifornisë

Zbulohet tuneli më i gjatë në botë, që shërbente për transportin e drogës.

Tuneli është zbuluar nga autoritetet amerikane dhe ai ndodhej në kufirin mes Meksikës dhe Kalifornisë.

Sipas mediave, raportohet se tuneli ishte rreth 800 metra i gjatë, i pajisur me një ashensor, shkallë, shina dhe një sistem ventilimi.

Zyra e prokurorit federal të jugut të Kalifornisë tha se tuneli lidhte një shtëpi në Tijuana në Meksikë dhe një qendër tregtare të Otay Mesa në San Diego të Kalifornisë, ku dalja me një gjerësi prej 0,9 metrash ishte e mbuluar nga një kosh plehrash.1118-BORDER-TUNNEL Brenda tij janë gjetur rreth 743 kilogram kanabis dhe në koshin e plehrave që ndodhet në dalje të tunelit u gjetën edhe 650 kile të tjera. Nga ky trafik i lëndëve narkotike, u arrestuan 6 persona. Në super-aksionin policor, u sekuestrua në total 6 350 kilogramëve marjuanë dhe pak më shumë se një ton (1 017 kilogram) kokainë.afp-768a8064e3ff7feec2a50726ea214317b71b2c12

April 21, 2016 22:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*