Helmoi veten dhe vajzën pasi mësoi se ishte me kancer, gruaja: Kush do të kujdesej nëse vdes unë

Redaksia Online March 30, 2013 10:11

Helmoi veten dhe vajzën pasi mësoi se ishte me kancer, gruaja: Kush do të kujdesej nëse vdes unë

Një nënë në Bathore ka tentuar dje t’i japë fund jetës së saj dhe të bijës 18-vjeçare, që vuante nga sindroma daun. Age P., 45 vjeçe, nga Puka, ishte diagnostikuar me kancer, një lajm që e ka shtyrë drejt vendimit për t’i dhënë fund jetës së saj dhe vajzës. Nëna i ka dhënë bar miu vajzës, pasi më parë e kishte konsumuar edhe për vete. Nënë e bijë janë transportuar në spital nga familjarët, të cilët i kanë gjetur pa ndjenja, në dhomën ku qëndronte e shtrirë prej 18 vitesh vajza e tyre më e vogël, e cila kishte lindur me sindromën daun. Por, veç kësaj, adoleshentja ishte edhe e paralizuar. Sikur të mos mjaftonin problemet shëndetësore të së bijës, edhe e ëma kishte zbuluar së fundmi se vuante nga tumori. Këto dyshohet të kenë qenë arsyet që e shtynë nënën e 3 fëmijëve të ndërmerrte aktin e rëndë, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe të vajzës së sëmurë. Fatmirësisht, të dyja kanë shpëtuar, pasi janë zbuluar në kohë nga të afërmit dhe janë dërguar në spital. Megjithatë, gjendja shëndetësore e vajzës paraqitet më e rëndë dhe mbahet nën terapi intensive.

“Kisha pak ditë që isha vizituar dhe mësova se kisha tumor. Vajza ime kishte lindur e sëmurë dhe jam kujdesuar unë për gati 18 vjet për të. Në fakt, ajo ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, në maj ka ditëlindjen”, ka treguar Age P. Ndërsa më pas ka shpjeguar edhe rrethanat se pse e kreu një veprim të tillë. “Isha shumë e dëshpëruar dhe në një gjendje mjaft të vështirë emocionale. E vetmja gjë që mendova ishte se kush do të kujdesej për vajzën kur të vdisja unë. Pa menduar më gjatë, gjeta bar miu (fostoksinë) dhe e hodha në një gotë me ujë. Fillimisht piva vetë, pastaj ia dhashë të pinte edhe vajzës”, citohet gruaja në gazetën “Panorama”.

 

Redaksia Online March 30, 2013 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*