Zbuloni dy qytetet ku më shumë femra u pajisën me patenta në një vit. Çuditërisht asnjë nuk është Tirana

August 13, 2019 08:28

Zbuloni dy qytetet ku më shumë femra u pajisën me patenta në një vit. Çuditërisht asnjë nuk është Tirana

A e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi gjatë 2018? Nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Eshtë përllogaritur numri i lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra. Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra, shkruan

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi. Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8 gra për çdo 1000 banorë. Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë, shkruan Monitor.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë. Megjithatë hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë. Për të njëjtin vit, INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Megjithatë numri i burrave që kanë marrë një leje drejtimi ka ardhur në rënie ne krahasim me një vit më parë kur u pajisën 49,651 burra. Kjo do të thotë që numri i meshkujve që marrin leje drejtimi është dy herë më i lartë se ai grave.

 

 

 

b.b/dita

August 13, 2019 08:28
Komento

4 Komente

  1. Spectrum August 13, 08:56

    Duhet filluar pune polic rrugor ne Durres ose Tirane

    Reply to this comment
  2. Korca August 13, 20:33

    Nuk eshte ky tregues i sakte , i raporteve femra-meshkuj dhe midis qarqeve , por ai , se sa eshte numuri e meshkujve dhe femrave qe disponojne leje drejtimi per automjetet aktualisht , per cdo 1000 banore neper qarqe !
    Artikull mjaft i dobet !

    Reply to this comment
  3. SS August 13, 21:30

    Po ku ka femra ne Korce ? jane pothuase ne pergjithesi ne emgracion

    Reply to this comment
  4. cimiii August 14, 10:19

    statistika statistika , …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin