DASH: S’ka keqinformim për Llallën, do ketë ndëshkime të tjera

February 23, 2018 18:15

DASH: S’ka keqinformim për Llallën, do ketë ndëshkime të tjera

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Politiko.al nëse DASH ishte ‘keqinformuar’ nga Ambasada Amerikane në Tiranë mbi ‘rastin Llalla’, siç pretendoi ky i fundit në një deklaratë për WSJ, tha se Sekretari Tillerson ka patur ‘informacione të besueshme mbi përfshirjen e Adriatik Llallës në korrupsion sinjikativ gjatë mandatit të tij si Kryeprokuror’. Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.

Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akuzat për korrupsion kundër tij?

Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.

Vendimi për t’i skualikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e familjes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi?

Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualikohen gjithashtu nga kjo mundësi.

Llalla, në një deklaratë për The Wall Street Journal, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?

Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?

Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c). Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht. / Marrë nga politiko.al

o.j/dita

February 23, 2018 18:15
Komento

7 Komente

  1. alphade February 23, 18:20

    LLalla nuk eshte perfshire ne korrupsion,por ne MEGA –
    KORRUPSION !!!
    Per fatin e keq te shqiptareve, Europa e ka hequr deni-
    min kapital.,..!!!

    Reply to this comment
  2. tomorraku February 23, 18:39

    Llalla nuk eshte viktima e vetme e Saliut ; Po vete Saliu “viktime” e kujt eshte?

    Reply to this comment
  3. tomorraku February 23, 18:42

    Llalla eshte viktima e Saliut ; Po vete Saliu “viktime “e kujt eshte?

    Reply to this comment
  4. Izeti February 23, 19:03

    HIRRA ,para ca « ustallareve » te tij eshte nje cironke e vockel fare-fare-fare,,
    Te shifni kush jane PESHKAQENET ,se kane per d te dale shpejt ne toke,,,,,,,,,,,,, Vetem ahifini si jane shperfytyruar nga fytyra,se dallojne menjehere,,,,ca jane zverdhur,ca ju kane.dale pucra ne balle ,ca ju thahen buzet kur flasin dhe lepihen,dhe ca te tjere jane bere nevrike me « Armiqte e jashtem »,,,,,

    Reply to this comment
  5. Kosi i deles February 23, 19:27

    Tjeter uje mbi llallen! U hollua fare, por llalla llalle mbetet!

    Reply to this comment
  6. Jimi February 23, 19:38

    I nderuar redaktor! C’do te thuash me termin “Sinjikativ”?
    Mos valle do te thuash “Sinjifikativ”?

    Reply to this comment
  7. Adih February 24, 00:21

    Per mua ,ne cdo vend te botes ,kryprokurori eshte peshk i madh ,ku ka fatet e korrupsionit ,ne te gjitha allkat sidomos tek peshqit e medhenj politikane . Dihet ka qene zar i vogel ,dhe kete titull (zar ) ja kishte vene vete, vetes se vet ,per interesa te ulta ,per para , te mira materiale , skllav i urte ,e sherbetor besnik i mafjes politike . Tani le ta mbaje , e gezofte Llalla , na behet qejfi ne shqiptareve te ndershem . Populli po pret me padurim , ta shikojme ne burg ,ne Rec te Shkodres
    .Bile sa me shpejt .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*