Zëdhënësi i FSHF-së Çarçani: Panuçi si diktator, nuk bën kompromis me disiplinën

December 26, 2017 20:25

Zëdhënësi i FSHF-së Çarçani: Panuçi si diktator, nuk bën kompromis me disiplinën

Gerti Çarçani është personi që merret me çështjet e medias në FSHF dhe menaxhon komunikimin e trajnerëve dhe futbollistëve të Kombëtares me ta. Ai ka qenë i ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, ku ka folur për punën e FSHF-së dhe për trajnerin Panuçi.
“Puna ime nuk janë thjesht njoftimet për mediat apo konferencat, por një punë me të gjitha moshat, për të reflektuar pjesën që futbolli është pasion, sidomos për fëmijët”.
“Duam të çojmë futbollin në çdo cep të Shqipërisë. Prioritet i FSHF-së është futbolli i fëmijëve”, tha Çarçani.
Në lidhje me trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi, ai tha: “Është shumë rigoroz, por lojtarët tanë luajnë jashtë, janë profesionistë dhe e shikojnë këtë si diçka normale. Me disiplinën, Panuçi nuk bën kompromis”.

December 26, 2017 20:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*