Zëdhënësi i Metës: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit, bëni durim

February 18, 2020 13:13

Zëdhënësi i Metës: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit, bëni durim

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi publiloi nje tjetër reagim në “Facebook”, ku jep sqarime mbi deklaratën e Presidentit Meta i cili dje u shpreh se grushtit të shtetit do i përgjigjej me dekret.

Presidenca lë të kuptohet se do të ketë disa dekrete për “shpartallimin e grushtit të shtetit” por se duhet të bëhet durim.

Në postimin në “Facebook” shkruhet se do të jetë populli që do të shpërndajë parlamentin dhe me gërma kapitale nënvizohet se edhe dekretet e Presidentit do të jetë populli shqiptar i cili do i zbatojë.

“Parlamentin do e shpërndajë populli Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR”, shkruan ai.

j.l./ dita

February 18, 2020 13:13
Komento

6 Komente

  1. alphade February 18, 14:12

    Presidenti shqiptar kerkon ta mate veten me presidentin
    Trump te SHBA- por harron nje “hollesi te vogel” se Repu-
    blika e Shqiperise eshte parlamentare,ndersa SHBA eshte
    SHTET PRESIDENCIAL….! Dallimi midis tyre eshte radikal.
    Ne Shqiperi Presidenti ka rol protokollar,sombolik, qendron
    mbi partite dhe simbolizon UNITETIN E POPULLIT ! Nder-
    sa Parlamenti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare ka jo vetem
    hedhjen ne Parlament per aprovim nga ky te ligjeve por
    edhe vendimarrjen dhe zbatimin e ketyre ligjeve nga Qeve-
    ria…..!!! Ne SHBA,Presidenti Amerikan ka rolin jo vetem te
    Presudentit por edhe te K/ministrit. Pra ka edhe rol ekze-
    kutiv, gje qe kete te fundit nuk e ka ky myteberi yne, presi-
    denti ! Ne intervisten e bremsheme ky pelivan kerkon t’i
    mbushe mendjen shqiptareve se Ai eshte Trump-i shqiotar
    dhe do t’i beje “gjemen” vendit,do te ngreje popullit ne “RE-
    VOLUCION”,sipas “modelit” dhe “porosive” te QOFTELAR-
    GUT TEVCIDOLIT…….! Presidenti flet per “Mbrojtjen e Kush-
    tetutes”,”per grusht shteti te pozites” ? E gjithe kjo loje e
    Z. President eshte nje “SHOW” teper banal e qesharak du-
    ke i marre shqiptaret per axhami ,ne fakt,Presidenti ka nje
    hall tjeter shume te madh dhe perpiqet t’i kamufloje me
    me “pasionin per mbrojtjen e Kushtetutes” ! Rrena me bisht !
    Halli i prresidentit qendron gjetke: ” Fantazma e Dritan Prif-
    tit” po e ndjek kudo ! SPAK-u me siguri do t’i rikthehet,ne
    mos eshte rikthyer keta “teme” !? Se dyti, mbiemri “FLORI-
    RI” i ka mbetur e do t’i mbetet per jete Presidentit dhe se
    fundi, “Gjiri i Lalezit” , salltanetet e nje sulltani,me 11 HALE,
    edhe hale per macet. Nga zgjebarak e morracak prej Cepa-
    ni, shndrrohet ne miliarder …..! Balzaku i madh frances tho-
    te: “mbrapa cdo pasurie meshihet nje krim” …..!!!.

    Reply to this comment
  2. Studenti February 18, 14:34

    Grusht shteti quhet kur behen ligje kunder korrupsionit,krimineleve qofte edhe kunder presidentit te korruptuar,,,,,,,te ka lene mendja fare

    Reply to this comment
  3. Tosi February 18, 16:09

    Habib Burgiba i Tunizise po ben te fortin e lagjes,,

    Reply to this comment
  4. H February 18, 17:26

    Nuk e shpëton dot gjënë e vjedhur. Nuk ngrihet populli per të mbrojtur fshatarin hajdut.

    Reply to this comment
  5. Jimi February 18, 20:39

    “Grusht shteti”!? Edi don te rrezoj Ramen nga pushteti dhe piratpresidenti yne i dashur kerkon ta ndaloje nje gje te tille !?

    Reply to this comment
  6. Kunder Grushtit te shtetit! February 18, 22:04

    I çmenduri, i krisur nga trut’
    Nga zakoni nje hajdut
    Rri e rri e bën nga një .ut
    per veten e tiij!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim