Zelandë e Re/ Vrasësi transmeton në Facebook momentin e masakrës në xhami

March 15, 2019 09:47

Zelandë e Re/ Vrasësi transmeton në Facebook momentin e masakrës në xhami

Një nga vrasësit e xhamive të Christchurch publikoi një manifest të frikshëm para masakrës.

49 vetë u vranë në sulmet e bëra ndaj dy ndërtesave të shenjta në Zelandën e Re si dhe mw shumw se 20 të tjerë u plagosën.

Një nga vrasësit, që transmetoi sulmin e xhamive live, kishte postuar para gjakderdhjes një dokument prej 87 faqesh në internet.

Vrasësi, i quajtur Brenton Tarrant, rreth 28 vjeç, ka deklaruar se është një admirues i revolucionin masiv të Norvegjisë të Anders Behring Breivik.

Në manifestin e tij të publikuar në internet ka shkruar: “Unë jam thjesht një burrë i rregullt i bardhë, nga një familje e rregullt, i cili vendosi të marrë qëndrim për të siguruar një të ardhme për popullin tim.”

Vrasësi pretendon të përfaqësojë “miliona popuj evropianë dhe të tjerë etno-nacionalistë”

Ai shton: “Ne duhet të sigurojmë ekzistencën e popullit tonë dhe një të ardhme për fëmijët e bardhë”, një shprehje e përdorur zakonisht nga supremacistët e bardhë.

Ndërkohë krahas manifestit të publikuar në internet, vrasësi transmetoi gjithashtu live edhe momentin e sulmit në xhami.

Në videot që qarkullojnë në internet, ai shihet duke parkuar makinën e tij jashtë xhamisë së Hagley Park, dhe teksa merr dy armë dhe ecën drejt xhamisë.

Edhe pse videoja nuk është transmetuar e plotë për shkak të pamjeve të dhunshme, vrasësi pasi hyn në xhami hapi zjarr mbi të gjithë besimtarët myslimanë.

Për rreth 5 minuta ai gjuan pa ndërprerje mbi besimtarët duke lënë një duzinë trupash brenda në xhami.

Më pasi ai u kthye në makinë gjatë kësaj periudhe për të ndryshuar armë, para se të kthehej në xhami për të qëlluar këdo që shfaqte shenja jete.

o.j/dita

March 15, 2019 09:47
Komento

1 Koment

  1. kriminelet 7TERRORISTET skan Fe e Nation ! March 15, 11:32

    Duhet pasur kujdes nga Media shqiptare ,

    sepse te tilla lajme nxisin elemntin Etnik sidomos ne ate vend ku trut ja kan ngren qent e politikes ne kto 30 vjet .

    nuk o cudi me msy xhaminte ne tiron nji i tille ose ti shtypi me kamion ata qe ulen ne bythe sheshit ne tiron tu festu gjasme rramaxonin

    e me ba kasaphane dhe ja keshtu destibilizohet vendi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin