ZEMËRIMI / Epo bëjini vetë tenderat, – shpërthen Luleshtrydhja. Por një zë vëngon nga lumi…

April 18, 2020 22:23

ZEMËRIMI / Epo bëjini vetë tenderat, – shpërthen Luleshtrydhja. Por një zë vëngon nga lumi…

TIRANË – Në një shpërthim të drejtë zemërimi për shkak të akuzave të neveritshme në adresë në saj, Ministrja e Shëndetësisë Manastire Luleshtrydhja reagoi ashpër duke i quajtur kritikët dhe denoncuesit “injorante tenderash”.

Akuza se ministria kishte blerë me shumicë maska dhe pajisje me çmime për njësi që ishin disafish më shtrenjtë sesa i blen sot me pakicë në farmacitë e vendit, të cilat po ashtu i kanë rritur çmimet, ngjalli neverinë e kuptueshme të zonjës Luleshtrydhja.

“Jam këtu mbrapa jush,” deklaroi ministrja nga pas televizorit, “për të nxjerrë edhe një herë në pah injorancën tuaj. Është aritmetikë e thjeshtë që e kuptojnë edhe kalamajtë, se nga vetë emri, kur blen materiale me shumicë, ato kushtojnë më shumë sesa kur blen me pakicë. Prandaj i thonë shumicë, o injorantë tenderash!”

Zonja Luleshtrydhja vijoi duke vënë në pah edhe paaftësinë matematikore të opozitës.

“Për PD-në, 7 herë 7 bëjnë 42. Po të ishin ata në pushtet, tani rrezik që çmimet e shitjes me pakicë të ishin më të larta se ato me shumicë, duke e nxjerrë buxhetin e shteti me këpucë të kuqe. Por për ne dhe gjithë shkencën matematikore, 7 herë 7 bëjnë 63 si gjithë bota”.

Turp për opozitën, shtoi ministrja, që në vend të bashkëpunojë në këtë kohë krize, hedh baltë mbi mjekët dhe infermierët e vijës së parë.

“Kur ta marrin vesh mjekët tanë epidemiologë, infermierët dhe shoferët e ambulancave në të gjithë Shqipërinë, se i keni akuzuar për hajdutë tenderash, mbi ju do të bjerë përçmimi i popullit, ju populistë të paskrupullt,” – deklaroi Luleshtrydhja.

Ministrja i denoncoi ata që ajo i quajti, “spekullatorët opozitarë”.

“Ne jemi në gjendje lufte, dhe ata që spekullojnë gjatë luftës, e dimë fare mirë se çfarë i pret pas saj,” tha Luleshtrydhja, e cila pak nga pak, por gjithnjë e më shumë, po e realizonte kuptimin e fjalëve që nxirrte nga goja.

“Spekullatorët… xhepistët e buxhetit të këtij vendi të varfër…” vijoi ajo duke iu tharë gurmazi. Teksa zëri i vinte duke u ulur, shtoi: “Po ku i keni gjetur ato dokumenta xhanëm? Ato janë fallco. Po ç’rëndësi ka kjo… Po ne duhet të jemi të bashkuar…”

Me ngecjet në logjikë dhe ndërprerjen e fjalëve që bëhej gjithnjë e më e dukshme, Luleshtrydhja shpërtheu:

“Epo hajde bëjini vetë tenderat, nëse mendoni se jeni më të zotë! Rrugeçër!”

Por pa kaluar tre sekonda, reagimit live iu shtua edhe një zile live në celularin e ministres, që ndërkaq i kaluan në fytyrë të gjitha ngjyrat e dylberit. Zëri i thellë grykor që vëngoi nga lumi i zemëratës kryeqeverisëse, u dëgjua nga ana tjetër:

“Kujt i the ti të vijë e të bëjë tenderat, moj…?”

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike me pakicë. 

April 18, 2020 22:23
Komento

16 Komente

  1. HS April 18, 23:23

    Shume e bukur!!
    Ketyre u eshte mbushur mendja se jane heronj ne lufte. Kur te mbaroje kjo situate do kerkojne Deshmi Veterani Lufte. Eshte gati qe dhe ata pakbte vdekur nga Corona ti coje ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.

    Reply to this comment
    • Neri April 19, 15:41

      Edi Rama i beri ligje, pa asnje pengese, gjithe ç’kishte urdheruar sipas impulsit te momentit nga Facebook-u keto kohe. Nese ka patur ndonje kohe keto 30 vjet kur “shteti jam une” dhe “ligji jam une” kane qene te verteta, ajo eshte tani. Jo vetem Rama eshte shteti, por jashte tij nuk ka mbetur asgje, as media, as shoqeri civile, as opozite, as intelektuale—ka vetem ca zera te shkeputur te revoltuar dhe xhepa te vogla rezistence te deshperuar.

      Reply to this comment
  2. Pietra April 19, 00:33

    Mirë tëndërat po si do bëjmë për per shkuma party kete vit? Do desinfektohemi ne apo shkuma?
    Po per dëtin keni degjuar gje? Do e desinfektojne?
    Po ujit do i thone STOP?

    Keto dhe shume te tjera do I ndiqni ne muajt ne vazhdim!

    Hidro Xhaferi, Jale!

    Reply to this comment
  3. Iliti April 19, 01:44

    PD eshte nje parti qe ka ngelur vetem me Lulushin Bardhin doktor vdekja ,Babalen dhe Salianjin.Kjo eshte PD sot me figurat me te diskretituara ne bote.
    Vetem te genjeni ,mashtroni dhe te manipuloni dini asnje gje tjeter .Pa he filloni pak droga krimii, krimi droga , droga krimi, tenderat tenderat, oligarket.
    Njerez te ndyre mashtrusa klasi.
    Cojini ne SPAK dhe le ti gjykoje SPAK more legena.
    Kurre vota nuk keni per te marre ju delexhinj.
    Le te vjedhi Rama populli ate do ,ate do votoje sepse ne te gjithe e shikojme sa fort ata punojne te shpetojne nga vdekja. Ju nuk jeni njerez jeni kafshe.
    Rrugeve do ngelini per gjithe jeten me Lulushin,me doktorvdekjen dhe ty more burracak qe shkruan kete artikull mizerabel.
    Ministrja eshte zonje grua ,shume e pergatitur shume profesionale ,shume e zgjuar dhe punon shume fort.
    Ju jeni ziliqare. pelcisni nga zilia pra…

    Reply to this comment
    • Nga njeri hajdut te tjetri April 19, 11:09

      Ja si i ka përshkruar i madhi Faik Konica Shqiptarët…..
      “…Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit….”
      (Vepra 3, f. 293).

      Reply to this comment
      • Denis April 19, 11:10

        Pse çudeni?!

        Qeveria vendosi që të dielën të dalin në ajrim gratë dhe fëmijët. Në fakt kur sheh fashon e njerëzve që lejohet të dalin, kupton që vendimi nuk është i qeverisë, as i ndonjë grupimi brenda saj, por është një vendim ekskluziv i Kryeministrit, i zbatuar në rreshtore. Ai ka menduar dhe vendosur se të parët duhet të dalin pensionistët, ai ka menduar edhe se të dytët në radhë duhet të jenë gratë dhe fëmijët se me demek burrat presin dhe se duhet të presin se ata janë rradha e fundit sipas asaj që Rama ka shfaqur me dhjetëra herë në qëndrimet e tij publike. Është e njëjta mendësi kur ai shpërndan certifikatat e legalizimeve. Burrat që shkojnë për të marrë tapinë duhet të përballojnë edhe një tallbythje publike, thellësisht përçmuese, si sforco të fundit para se të pajisen me letrën e hipotekës. Është krijuar idea qe burri shqiptar (pra mashkulli) është një stereotip, pijaneci, dembeli, i paafti dhe idioti, thuajse një qenie që përton edhe të mendojë. Dhe nëse e sheh në këtë prizëm vendimi i Ramës duket normal, por çështja është që ai bëhet anormal për shkak se është subjektiv, i ndërtuar mbi një perceptim dhe mund të jetë dy herë gabim nëse ky perceptim ndërtohet me qëllim. Psh një burrë (baba) i ve që i ka vdekur bashkëshortja nuk mund t’i nxjerrë nesër fëmijët sepse kryeministri nuk e ka menduar dot edhe këtë opsion e shumë të tjerë si ky. Se nuk mund ta mendojë se afër mendsh udhëheqësi sado vizionar qoftë, nuk është as gjeni, as kompjuter që të mendojë të gjitha opsionet e duhura ndaj vendimet çalojnë, sepse nuk janë kolegjiale e të menduara mirë. Por kjo nuk është ndërkohë risi për mendësinë e udhëheqësisë sonë, pra nuk është e para herë në histori që udhëheqësi vendos. Kështu ka qenë ngahera, e kështu do të vazhdojë të jetë përsa kohë identifikohet dhe idealizohet lideri me gjithë vendimmarrjen e shtetit. Ky është problemi që trashëgojmë se ndërrojmë emrat dhe iu ngremë kultin e individit. Ua ngremë pa ardhur në pushtet dhe pastaj pushteti për udhëheqësin është herë si tekë, herë si shërbim, herë si qokë e herë si experiment. Mos u çuditni, kështu ndodh me një kryetar që ka një copë parti, mendo pastaj t’i japësh atij të drejtojë një qeveri.

        Reply to this comment
  4. Luzati April 19, 06:03

    Ore quando co te doni pro Nik p.a. te Peshawar me te methicillin Nerd Ndoka

    Reply to this comment
  5. LEON April 19, 07:32

    Kete kohe lufte,kjo luleshtrydhja i ka bere cicat me maje,si raketa Patriot.Kujt ja drejton valle?

    Reply to this comment
  6. Shkezen Haxhia April 19, 09:05

    Shume bukur!Ne keto dite te trishta spekulimet e Ministrise se shendetsise me tenderet jane galopante. Na cudit fakti se njembremje STOPI i Sajmirit te ndershem premtoi se do te shfaqte me fakte korrupsionin ne tenderin e blerjes se maskave me dyfishin e vleres,por me kot ne emisionin e radhes nuk u shfaq me sipas deklarimit. Edhe ketu korrupsioni e beri punen e tij.

    Reply to this comment
  7. shaban April 19, 09:40

    Ramen e don ti more Iliti bashke me shoket tuaj qe paguheni nga Ai kurse populli don nje udheheqes qe punon per te dhe jo syte e Rames qe siç thua ti :ai le te vjedhe por populli e don !

    Reply to this comment
  8. Fidel Kastro April 19, 10:01

    IIiti nje maske me shumice 8000 leke !!!!!Rama le te vjedhe , populli e do !!!!!!!????? Ky eshte njeriu i ri i krijuar nga partia e xhaxhi Enver !!!!!!!!!

    Reply to this comment
  9. Kritiku April 19, 14:08

    Deklarata e Ministres se kur blen me shumice gjerat kane kosto me te larte se me pakice do ta quaja lapsus,ndryshe ajo quhet vjedhje.Nuk e kuptoj kete aritmetike,dhe kush e tha?Gazeta dita ka kohe qe po mashtron dhe eshte bkethyer ne “kazan” mediatik.Nuk e kam degjuar “STOPI”-n e as deklarata te tjera po ketu po shoh diziformim.

    Reply to this comment
  10. Adih April 19, 16:12

    Sa per ministren ,kjo bashke me shefin e saj Ramen, te gjejne ate djalin ku ndodhet , 26 vjecarin centralist ,qe pa patur firme dhe pa patur nje lopate sikur te vetme ne inventar fitoi tenderen e unazez se Re tek Astiri .E pastaj te justifikohet .

    Por me e dhjere dhe me e poshter eshte edhe opozita .

    .Pjesa tjeter e bajges se PPSH .Ju lajmeruan Italianet ,se kane ardhur disa here fuci me shumice nga Italia ne drejtim te shqiperise , mbushur plot tragetet . .Nuk e diskutoj jane lende roadiaktive ,mbeturina te termocentraleve berthamore ,qe e kane shume te domosdoshme te pastrohen ,dhe paguajne shume mire milionra Euro ,ai qe i mer .Mire Edi Rama ,nuk eshte ndiere ,me gjithe se gazeta e nderuar DITA ,ka dhene disa here sinjalin ,pra ka shkruar ,por ju o qafire te opozites ,se pjeses se tjeter te bajges te PPSH ,pse nuk ndiheni fare .Duhen 3 miliarde vite te caktivizohen keto helme ..Apo ja dini njeri tjetrit dhe beni sikur “ziheni ” me njeri tjetrin per tenderat .Ne esfelt te gomareve te shkoni te gjithe ,e mbollet kancerin perfundimisht ne shqiperi .Dhe korona 19 eshte dhe do jete lule para kancerit .Shikoni statistikat e kancerit ketu ne shqiperi jane rrekord bote ,jane te frikeshme ,o maskarenj te ketij tranzicionit post komunist mbare ku jeni .Kurse specialistet qe punojne sot per verifikimin e ketyre helmeve ,plus edhe ata te qe kane dale ne pension ,per friken dhe sirvilizimin dhe indiferendizmin ,po i le zotin te mari hak mbi to .Turp e mbi te gjitha faj.

    PS: …Beni mire qe shkruani satire ju te gazetes te nderuar DITA ,por shkruani dhe kerkoini llogari Rames ,nepermjet shtypit ,pse nuk eshte ndiere dhe pse e ka futur koken nen rere si struci .

    Reply to this comment
  11. socialisti April 24, 15:49

    Beni shaka beni po ne qytetin e vlores vertet po behet nami vjedhe sa te doj dr e spitalit vu firmosin per naften shoferat e perkedhelure te ambulancave vu tek poliklinika …sa per sqarim ja futi 5000 euro tek picka fituesi i tenderit te poliklinikes .sja dha as tenderin e as leket tjetri e mori pavionin e patollogjis e mbylli ..etj etj vari karet me gnithe lushtrydhe.

    Reply to this comment
  12. miku fiku April 25, 11:54

    Nuk eshte e vertete more. Po nuk eshte e vertet mo nuk eshte e vertete.

    Reply to this comment
  13. miku May 4, 17:17

    Kjo o eshte idiote, ose eshte shume e poshter.Moj injorante, cmimi per njesi eshte me i lire me shumice se me pakice, po te ishte ndryshe do falimenntonte e gjithe tregetia me pakice.Mire moj derre e eger aq te jane errur syte nga vjedhja sa deklaron qe e bshet me lire sa e blen! Parat ku do ti kompesoje ky i pakices.Ti as me ruajt delet nuk ben moj injorante!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim