Zemërimi “homerik” i Palokës

Bedri Islami August 6, 2015 15:20

Zemërimi “homerik” i Palokës

Këto ditë, shefi i grupit parlamentar të PD-së, Paloka, në vrullin e deklaratave të hallakatura, të gjithë tërbimin e tij e lëshoi mbi Ilir Metën, duke u betuar se partia e tij shqupase nuk do të bëjë kurrë kauzë të përbashkët me Metën, pasi, ky i fundit ishte shkaktari i të gjitha të këqijave që i kanë ardhur Shqipërisë nga vjedhja, ndryshimi dhe korruptimi i votës së lirë. Sipas Palokës, që mendohet se përfaqëson vijën zyrtare të shqupasve të rënë nga pushteti, e gjithë e keqja e këtij vendi ka vetëm një emër, atë të Ilir Metës dhe gjithë të tjerët nuk janë asgjë tjetër, veçse viktima të tij. Paloka gati sa nuk e tha haptas se po të mos ishte Meta dhe partia e tij, gjithçka do të ishte ndryshe, pra la edhe një herë hapur shtegun e një kompromisi galopant me socialistët, duke e lënë fajin në skalionin e tretë të falangës së  tyre.

Ilir Meta dhe LSI, deri dy vite më parë, ishin së bashku me PD në qeverisjen e vendit dhe kjo nuk ndodhi se ashtu ia deshi qejfi Metës, por sepse ashtu i dolën llogaritë Berishës. Ishte një koalicion i panatyrshëm dhe që veç ndarjes së pushtetit, si një tortë, nuk kishte asgjë tjetër të përbashkët. Në të gjitha vitet e koalicionit, PD dhe shefat e saj, asnjëherë nuk tentuan të futen në sinoret e LSI, për më tepër, edhe kur mes tyre kishte përplasje të mëdha, si ajo Prifti – Meta, qeveritarët e lartë pëdëistë qëndruan asnjanës, megjithëse ishte fjala për një qeveri të përbashkët. Llogaritë e përfitimit financiar nuk dilnin nëse Meta do të largohej nga pushteti, ndaj, si asnjëherë tjetër, qeveria e ndarë në dy pjesë, njëra 20 për qind dhe teprica mes PD dhe satelitëve të saj, heshti për të gjitha ato që mund të ndodhnin. Berisha shkoi edhe më tej, ai e formatoi qeverinë sa herë që LSI bënte ndrysimet e saj, si të mos ishte një qeveri e përbashkët, por dy qeveri kantonale, ku secila për hesap të vet bën llogaritë e veta.

Natyrisht, kur të zbojnë nga pushteti, aq më tepër me turp, duhet të gjesh një kokë turku për të hedhur fajin. Për PD është Meta dhe LSI. Asnjë lidhje nuk gjejnë ata mes performancës së tyre të qelbur qeveritare dhe verdiktit që dha votimi masiv dy herë dërmues kundër tyre. Asnjëherë shefat shqupas nuk e kanë gjetur të keqen brenda vetes, ku e kanë me bollëk, sa që do të mjaftonte për disa parti ogurzeza, por gjithnjë jashtë tyre, diku tjetër, pasi, pranimi i të vërtetës ka qenë gjëja më e vështirë për një taraf politik që kurrë nuk bënë diçka të hajrit për Shqipërinë.

Ndryshimi i koalicionit qeverisës, në të cilin përsëri LSI është forcë e pranishme, nuk ka të bëjë me “tradhtinë” e Metës. Nuk është se e gjej të pranueshme për një vend me demokraci të zhvilluar ndryshimin e beftë qeverisës, por, kur je mes dy përplasjeve e secila prej tyre kërkon të të ngushtojë deri në asfiksi, ndoshta për një forcë politike, është e justifkueshme qëndrimi me çdo kusht në lojën e politikës.

Por humbja nuk është vepër e LSI, ose më saktë, nuk është vetëm rrjedhojë e qeverisjes së saj. Ajo ishte një nga pjesët e saj, dhe sidoqoftë, sado i madh do të mund të ishte mëkati i saj në qeverisje, përmbysja erdhi nga vetë nuliteti i një qeverie, misioni i saj ishte të shkatërronte një vend, edhe ashtu të shkatërruar. Teoria e tokës së djegur, e përpiluar nga shefat financiarë, me urdhër të Berishës, zaptimi i një oligarkie financiare dhe ndarja e koncesioneve si karamele të natës së vitit të ri, grabitja e pasurisë marramendshëm shpejt dhe me dhunë, egërsia nga mendimit ndryshe dhe halucionacionet politike të shefit të qeverisë; krijimi i një trinomi zhvatës, ku njëri kulm i tij ishte familja kryeministrore, deri tek vrasjet e 21 janarit dhe masakra e Gërdecit, të lidhura të gjitha me një emër, Berisha dhe bijtë, sollën dërmimin, dy herë rradhasi të një qeverisje që nuk i duhej askujt.

Shqipëria, ashtu e dërmuar, deri në vitin 1996, çuditërisht nuk e kishte njohur vjedhjen e votës, blerjen e saj, ndryshimin e saj. Për herë të parë kjo ndodhi në këtë vit fatkob për pluralizmin shqiptar, prej të cilit rrjedhin kaq shumë histori të hidhura. Pasi kishte humbur në referendumin për Kushtetutën e re, ku Berisha merrte prerogativat e një mbreti absolut, pa qenë mbret, ai e kuptoi të vërtetën se nuk mund të qeveriste më me duar të pastra, që edhe ashtu ishin përlyer mjaftueshëm sa që të mos ishte më njeri i politikës.

Maji i vitit 1996 është koha e ndryshimit dramatik të qëndrimit ndaj votës dhe kjo nuk ka lidhje me Ilir Metën, që aso kohe ishte një eurocialist në opozitë. Masakrën elektorale të vitit 1996 e skicoi, ideoi një njeri, Berisha dhe e realizuan falangat e Shërbimit të fshehtë të Sigurimit të Shtetit, krejt të njëjta me ato të dikurshmet, veçse tashmë të futura në thesin e demokracisë. Gjenerali i Sigurimit, Agim Shehu u vendos në themelin e këtij operacioni kobzi dhe prej tij rrodhën ngjarjet që njihen tashmë. Paloka, në zemërimin e tij qesharak ndaj aleatit të djeshëm, duke dashur të bëjë karshillëk socialistëve, me të cilët koketojnë sot e gjithë ditën, harron se vetëm fakti i shtetit të dobët dhe i një sistemi juridik, më ndjeni, me brekë nëpër këmbë, nuk i  dënoi manipulimet e mëdha të vitit 1996, ashtu si një gyqësor i tillë, nuk bëri asgjë të dobishme ndaj asaj që ndodhi me shembjen e piramidave financiare, që zhytën krejt vendin në pragun e një lufte civile.

Është jo e rastësishme se në të gjitha ngjarjet dramatike që kanë ndodhur në këtë vend , gjithnjë, absolutisht gjithnjë, në njërin krah ose krejt i vetëm ka qëndruar Berisha dhe njerëzit e tij. Kjo nuk ka lidhje me Ilir Metën, nuk ka lidhje me vitet që erdhën më pas duke i trajtuar si vepër e një figure politike, por me atë mendsi të çartur politike që solli në skenën e pluralizmit shqiptar pikërisht PD-ja, e djeshmja që është njëjtë si e sotmja.

Sistemi pluralist në Shqipëri të gjitha krismat e tij i ka marrë pikërisht nga mentaliteti i verbër politik i forcës që përfaqëson sot Paloka, si njëri nga kalorsit e saj tempullarë. Mllefi i sotëm kundër koalicionit qeverisës, duke bërë , si pa dashje një diferencim mes PS dhe LSI, është njëra nga farsat politike verore, në të cilën askush nuk mund të çuditet, por ka të drejtën të pyesë: Ku ishit deri dje ju shqupas, që sot, kaq befas, dilni si mbrojtësit e votës së lirë. Do të ishte e mjaftueshme ripërsëritja e skenave të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, katër vite më parë, për të kuptuar fallsitetin e fjalëve palokiane. I gjithë sistemi shtetëror e juridik shqiptar, nën urdhërat e bubulluesit Berisha, gjëmoi, vodhi, mashtroi, grabiti, sajoi, krijoi precedentin e rrezikshëm ristanian, që nuk ndodh askund në botë, dhe e gjitha u bë nën dritën e diellit, pa patur as turp, as marre, as dinjitet.

Dhe tani, këto shqupas, pa patur pikën e dinjitetit flasin marrëzisht për të drejtën e votës së pandryshuar, për vjedhjen, blerjen e ndryshimin e votës, sikur të kishin ardhur këtu nga një galaksi tjetër , e jo se vetë ata  të ishin mashtruesit e mëdhenj, grabitësit e mëdhenj, të korruptuarit e mëdhenj.

Thonë se faji u bë qyrk, e përsëri nuk e veshi njeri. Askush nuk pret nga Paloka që të jetë njëri nga ata që të mund të kuptojë të paktën gjenezën e fajit të shqupasve në pushtet e në opozitë. Paloka, ristanët e halimët, mulët e bodganët, aq kanë, aq japin. Njerëzit duhet të mësohen të mos presin asgjë tjetër prej tyre. Ndoshta kjo do të ishte edhe më mirë. Një forcë politike që në pak vite kalon marrëzisht shpejt të minorancë dhe ka mbi vete aq shumë ngjarje tragjike, që pa ardhur në pushtet e deri në ditën e fundit të pushtetit, ndoshta do të ishte më mirë të kishte një fillim të ri.

Por kjo është një pritje e kotë. Ai stan, atë bulmet ka. E keqja është se në stanin shqupas ka vetëm hirrë, thirrma dhe zhurmë. Ndosh si atë fjalën e vjetër shkodrane, “shtat e hije, mend as një fije”.

Ndaj dëgjojmë edhe bubullitje të përçudnuara politike në këto ditë të vapës së madhe. Ta ketë zënë vapa, Palokën? Ku ta dish… disave nuk u del kurrë të nxehtët…

 

Bedri Islami August 6, 2015 15:20
Komento

19 Komente

  1. leshi August 6, 15:42

    kam degjuar se ky paloqja e ka vjeren e bukur

    Reply to this comment
  2. TJ August 6, 15:44

    A ja vlen te komentohet Paloka,Halimi, Ristani apo beshiste te tjere?! Jo! Mos humbisni kohe kot! Po doli “godzilla” Berisha te tere keta llapaqene do te ndryshojne theniet!Nuk ja vlen!

    Reply to this comment
  3. Blloku! August 6, 15:46

    Zoti Islami shkrimi shume i mire. Por nuk duhet te harrojme se Ilir Meta dhe gruaja e tij ( dmth LSI) jane sot gangrena e Shqiperise. Jane keta njerez te zinje dhe te pangopur me para e prona garancia qe Berisha, Familja e tij Mafioze&Co nuk do te shkojne kurre ne burg dhe qe ky vend nuk ka per tu ber kurre. Te qeverisesh me nje kryehajdut si Meta dhe partia e tij private, nje organizate vetem per te vjedhur, nuk mund te pretendosh se ky vend po shkon per mbare. Lere pastaj ta quash edhe Rilindje. Ketu ska ndryshuar asgje vec faktit qe shkoi nje Kriminel i cmendur dhe erdhi nje Piktor qesharak, punet vazhdojne te behen njesoj. Dmth Familja Meta-Kryemadhi (se keta me gjase edhe qeset e parave i kane te ndara aq hajdut te felliqur sa jane) vazhdon te qeverise e te vjedhe me “qetesi e dashuri”.

    Reply to this comment
  4. Redi August 6, 16:02

    Bedri i dashur. Mos e ul steken tue u marre me nje person qe nuk e don as familja e tij.
    Mund te te thosha edhe nje fjale tjeter. Ta them? Apo mo ta them se kam frike se te mbetet qefi? Jo, jo po ta jap nji dru te mire: ” A te vjem marre more Bedri me u marre ti me kete faqezi?”

    Falmeshendet shokeve te lagjes Haslikaj.
    Merru me ndonji qe i a vlen barra qirane.

    Reply to this comment
  5. Janca August 6, 16:06

    Si asnjehere, gjithmone e ne çdo shkrim, nuk ka ndodhe qe TI Bedri, te mos vendosesh mire piken mbi I. Ah, te te kishte pushteti TY, jo vetem per t’a ndriçuar me autopsin qe i ben gjithe problematikes se jetes se shoqeris sone, por dhe per te nderhyre thelle me operacionin qe kerkohet ne plaget e saj. Pershendetje, je nje pene e shkelqyer, e guximsheme, e sinqerte dhe e drejteperdrejte.

    Reply to this comment
  6. demo August 6, 16:18

    Sa shqiptare besojne sot se video Meta me bllok ishte montazh?NQS duhet nje e keqe per te nxjerre nje te keqe,atehere po e hame bllokun e Metes me gjithe doganat e anglezeve.

    Reply to this comment
  7. andromeda August 6, 17:00

    Mos ndoshta, z. Islami, ka ardhur koha që të bëhet një konvertim në spektrin politik shqiptar, si p.sh., LSI të bëhet parti e djathtë e qendrës, ndërsa PD të dalë një parti e vogël dhe pa peshë?
    E them këtë sepse LSI ka një program më të qartë dhe në themel të ideologjisë së saj ka pragmatizmin amerikan.
    Ndërsa unë nuk e di si ta quaj programin e PD, se e djathtë në qëndrime nuk mund të jetë përderisa hiqet si parti që kujdeset shumë për ‘hallet e popullit’ dhe kundërshton reformat e ashpra të PS-së. Një parti që ‘mbron interesat e shtresave të gjëra popullore’ mund të jetë vetëm një parti e majtë.
    PD ka në themel të programit të saj mashtrimin, abuzivizmin dhe gënjeshtrën dhe liderët e saj janë njerëz të hurit e të litarit ndërsa pasuesit janë vulgu i këtij vendi.
    Them që me një rrokatë të tillë punët do të shkonin më mirë në Shqipëri. Pluralizëm nuk do të thotë medoemos PD, PS, etj. Pluralizmi mund të jetë edhe pa PD.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 August 6, 18:30

    Mbrojtja qe I ben ilir Metes eshte e shkelqyer.I shkreti pa dashje ra viktime e kriminelit.Eshte si ato grate qe I kap dhe perdhunon ISIS.Ne te komitetit te partise se Tiranes te falenderojme nga larg.Je ne drejtimin e duhur

    Reply to this comment
  9. Arko August 6, 18:46

    Paloka thote ato qe i shkruan padroni i tij. Nese neser Berisha per interes apo mbijetese do ti duhej te lepinte ate qe ka peshtyre, do ta bente pa shume zor dhe Paloqet do te ishin mbeshtetesit me te flakte. Paloken se kane vene aty se ka mend apo dinjitet, e kane vene thjesht se di te lepije b.. e Berishes e te peshtyje kedo qe ti jape urdher ky i fundit.
    Zemeratat e Palokes nuk jane pozicione prej personaliteti me dinjitet, por vetem jargezime lavireje.
    Por te mos harrojme megjithe peshtirosjen qe te krijojne lavire si Paloka, po aq peshtirosje me krijon dhe partia mafjozo-familjare e Metes. Po aq neveri me krijon dhe partia mafjozo-familjare e Berishes. Po aq neveri me krijon dhe nje gallof pompoz, injorant dhe deshtak si Rama dhe partia e tij e korruptuar.

    Reply to this comment
  10. Kucjoti August 6, 19:46

    Pyetja eshte ?
    A ja vlen te meresh me kete koke lope qe nuk di tjeter gje vetem te nxjere nga ” Bytha ” se goje nuk mund ta quaj se goja kontrollohet.

    Reply to this comment
  11. METEH August 6, 21:24

    Z.Bedri,shume i sakt si gjithmon.Ju kete here u moret me Paloken-thuthuqin dhe e dini mire se ai eshte vene ne ate post jo per mendjen e bukur,por per te perdorur peshtyme,kerbaç ndaj kundershtarit.Dihet gjithashtu se Paloqa flet çfar i sygjeron Saliu e Luli,kur ndonje dite mundet edhe te godase me gruzhde kushdo qe e kundershton dhe prap fain do e marri i pafajshmi se keta horra drejtojne drejtesin e plepave te Durrsit.Meta ka te kqiat e vehta qe i di populli,por PD nuk ka moral ta shaj,se ai i mbajti ne pushtet te pamerituar.Ishalla ndodh si puna e ish-kryeministrit Anglez qe tashme gjykohet per imoralitet pas vdekjes.E drejta vonon por nuk harron…!

    Reply to this comment
  12. Mark uk August 6, 21:40

    Po merre zemer ky pukjani prej fush aresi.U ba vegla e sigurimit te shtetit te shkruej tash qe erdhen ne pushtet bllokmenet e rinje.

    Reply to this comment
  13. lato August 6, 22:20

    Edhe Paloqe,edhe zemerim Homerik,sikur nuk shkon zoti Islami!

    Reply to this comment
  14. Skifter Mergimi August 7, 00:10

    Po mire mor Bedri pse ben pis Homerin, kete emer kaq te madh me nje ordiner si Paloka.
    Ka shume figura te tjera te pershtatshme per t’i krahasuar me kete debil.

    Reply to this comment
  15. Elsa August 7, 08:33

    Mjafton Berisha per ta poshteruar, e kote te harxhosh frymen per Paloken!
    Menyra si ja ndersen te tjereve dhe si e sodomizon publikisht eshte denigruese per cdo qytetar qe ka nje fije dinjiteti, por jo per njerez si Paloka, qe se kane per gje te perdoren apo te lepijne nje vrime b…

    Reply to this comment
  16. orli August 7, 09:46

    Z.Bedri!ndersa unè mendoj se kjo eshte loje e perbashket e pd-lsi per te justifikuar pastaj largimin nga koalicioni me ps(gjasme ps flirtonte me pd)!a nuk i mori shtangisti votat e para ne 2005 duke share pd-en e udbash-in sali ne nje kohe qe te pakten tre muaj para zgjedhjeve ishte bere marrveshja! per t’ja futur ps-es.Me vone dihet se si i mori dhe i merr votat shtangisti;me moton:hajdutet e te gjitha ngjyrave votoni dhe bashkohuni me lsi-n.

    Reply to this comment
  17. 55 August 7, 11:55

    Nje nga shume qimet e nje loqeje te vetem!

    Reply to this comment
  18. Gjergji August 7, 18:58

    Bedri, qe Paloka eshte rrote (e çfryre ) kete e tregon vete me sjelljen qe manifeston por qe e ka gjet kete fjale duhet ta pranojme.Qe I.Meta e ka vendin ne burge dhe jo ne krye te Parlamentit kjo eshte e ditur.Tani ,prishet koalicioni dhe vjen Berisha ne pushtet une them poqese populli eshte trap le ta sjellin se me makinacione nuk mbahet gjithmone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*