Zemërimi i Babaleve

March 30, 2020 21:28

Zemërimi i Babaleve

Nga Viktor Malaj

 

Një video e postuar nga Kryeministri Rama në Twiter para pak ditësh, në të cilën dukeshin disa policë që iu vërsuleshin disa qytetarëve me shkopinj gome, shkaktoi zemërim tek të gjithë njerëzit “e ndershëm” të Fisit Babale. Një tufë individësh, shumë “të ndjeshëm” ndaj të pavërtetës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, u acaruan dhe mezi pritën të shfaqen në shtyp e TV duke mallkuar dhe fyer Ramën për aktin e tij “diktatorial”.

Meqë pamjet e videos nuk iu përkisnin forcave policore spanjolle që detyrojnë qytetarët e pabindur t’iu nënshtrohen rregullave qeveritare për mbrojtjen nga koronavirusi, por paraqisnin forcat policore algjeriane duke reaguar ndaj disa protestuesve të paligjshëm në vendin e tyre, z. Rama kërkoi ndjesë për rënien pre e “qytetarit dixhital”, siç e quajti ai të njohurin e tij që ia kishte dërguar videon nga Italia, por pohoi se, përveç se i hiqte vendndodhjen “Spanjë” të tjerat mbeteshin. Dukej qartë që qëllimi i Kryeministrit ishte të frikësonte atë kategori shqiptarësh, fatmirësisht pakicë, që nuk donin t’iu bindeshin rregullave kufizuese të lëvizjes për mbrojtjen nga pandemia globale.

Avokatët e rremë të së vërtetës dhe luftëtarët stinorë të të drejtave të njeriut rrëmbyen penat e ndryshkura dhe shpatat e thyera dhe dolën në mejdan për të na mbrojtur nga “diktatura” që po na kanosej dhe ne nuk e shikonim. Përveç kopukëve që na sillen nëpër këmbë prej 30 vjetësh dhe përveç mashtruesve profesionistë dhe mëllefshumë, institucionalizimin e revoltës kundër të pavërtetës dhe “diktaturës” e mori përsipër Kinostudio SHQUP-i dhe Trupa e saj Teatrale PD. Ata dolën me një deklaratë “mallëngjyese” ku, ndër të tjera thuhej: “Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë…Në Spanjë, situata është e rënduar por një shtet demokratik i BE-së nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama. Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri… PD i bën thirrje Edi Ramës t’iu japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët“.

Video e përhapur nga Kryeministri kishte vërtetë qëllimin e trembjes, por jo të të gjithë shqiptarëve, vetëm të asaj pjese të tyre që zbatimin e normave të bashkëjetesës shoqërore e konsiderojnë të panevojshëm, të tepërt dhe të kundërshtueshëm. Në kushtet aktuale, zbatimi i rregullave të vendosur nga Qeveria shqiptare, krejt të ngjashme (në mos të njëjta) me rregullat e vendosur në shumicën e vendeve të BE-së dhe SHBA-së, ka si qëllim mbrojtjen e gjithë shoqërisë shqiptare nga rreziku vdekjepurës i virusit korona. Rrjedhimisht, është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e Qeverisë t’i shtrëngojë me çdo mjet shkelësit e këtyre rregullave, marrëzia, fodullëku dhe kryeneçësia e të cilëve mund t’iu kushtojë jetën atyre vetë dhe shoqërisë shqiptare, të qendrojnë mbyllur dhe të veprojnë siç këshillojnë mjekët dhe siç urdhërojnë normat e jashtëzakonshme të vendosura nga Qeveria.

Pohimi i PD-së, se asnjë shtet i BE-së nuk imponon me dhunë vendosjen e rendit dhe normalitetit shoqëror, është gënjeshtër. Në të ka tinguj të thekur hipokrizie dhe cinizmi që i kujton gjithsekujt mungesën e skrupujve të përfaqësuseve të saj, sepse e thonë pikërisht ata që gjatë sundimeve të tyre të palavdishme, e kanë përdorur dhunën ndaj qytetarëve të thjeshtë, ish-të përndjekurve politikë, studentëve, gazetarëve dhe deri deputetëve në Sheshin “Skënderbej”, madje edhe duke i vrarë disa prej tyre. Deklarata e PD-së tregon shkallën më të lartë të pafytyrësisë jo të një individi politik, por të krejt kupolës së zvetënuar moralisht dhe të inkriminuar ligjërisht. Është faqja e zesë e shoqërisë tonë që kemi një parti kaq jetëgjatë e cila  sajimet, trillimet, mashtrimet, inskenimet dhe kërcënimet i ka pasur metodat e saj dominuese të sjelljes qysh kur ka dalë në skenën politike, duke filluar me kaosin e krijuar në qytetet kryesore dy ditë pas krijimit të saj, me inskenimin e ngjarjes tragjike të 2 prillit në Shkoder, inskenime të procesve të tjera gjyqësore, deri tek skenari dhe regjisura e “Filmit Babale”, një kombinim domethënës dhe i përbuzshëm i bashkëpunimit të institucionalizuar partiak me botën e krimit. Këtë deklaratë e bën një parti dhe një çetë klounësh dhe gangsterësh politikë të cilët, kur ka dhe kur nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme (tërmete, epidemi etj.) në Shqipëri, ata nuk lënë t’iu kalojë një ditë pa mashtruar dhe trembur qytetarët shqiptarë se “kaq e aq të vdekur janë groposur pas Malit të Dajtit; në Durrës po bie spitali dhe duhen larguar të sëmurët; në Astir vdiq një protestues; numri i të vdekurve nga tërmeti i ka kaluar njëqind; dhjetëra mjekë e infermierë kanë dalë të infektuar me koronavirus; një qytetare ka vdekur në Durrës por nuk e njoftojnë; një tjetër vdiq këtu e një tjetër u vra atje ” etj.etj.

Sipas Partisë së Babaleve, shqiptarët pësojnë panik nëse iu thua se do të detyrohen, qoftë edhe me dhunë, të qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës Korona. Por, po sipas tyre, shqiptarët nuk frikësohen kur ish – Kryeministri i tyre dhe babai ideologjik, moral e shpirtëror i SHQUP-it i kërcënonte dikur se “po iu afrove zyrave të mia do të të ekzekutoj si një bandit”, se “përveç katër snajperave unë do të jem snajperi i pestë kundër atyre që sulmojnë objektet”. Sipas këtyre “filozofëve” të së keqes, qenka e palejueshme dhe kriminale- ngaqë shkakton panik- kërcënimi me dhunë i atyre që i rrezikojnë jetën popullit, por është i lejueshëm dhe nuk shkakton panik kërcënimi që i bën popullit se do përdoren armët, kur proteston paqësisht për të drejtat e tij të sanksionuara në Kushtetutë (!!!).

Po, a janë vallë vërtetë të zemëruar Babalet me emetimin e videos së lartpërmendur, a janë ata të merakosur për të vërtetën dhe të shqetësuar për të drejtat e qytetarëve shqiptarë, apo kanë ndonjë hall tjetër që s’lidhet asgjëkundi me të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve? Arsyeja e shëndoshë dhe kujtesa e pahumbur na ndihmojnë që t’i shpërfillim britmat e tyre dhelpërake dhe vajtimet të njëvlefshme me krakëllimën e korbave. Është legjitime përbuzja ndaj politikanëve të tillë, të sprovuar, të konsumuar, të diskredituar dhe me mungesë ulëritëse dinjiteti, që ende duan të na mashtrojnë duke u hequr sikur janë shpëtimtarët tanë të sinqertë.

Qeverisja e z. Rama ka mjaft gabime, të meta dhe faje dhe, ashtu si shumë të tjerë, do të isha i lumtur ta shihja të zëvendësohej sa më parë nga një grup individësh më bindës, më të aftë dhe më të dëlirë, por ndërgjegjja individuale dhe arsyeja e shëndoshë nuk më lejojnë që të jem i kënaqur që këtë “makinë difektoze” ta zëvendësojmë me një sharabajkë pa timon, pa frena dhe bori, e cila vetëm bën zhurmë dhe nxjerr tym të zi helmues për shkak të pavlefshmërisë së saj të plotë, as për të transportuar bar nga njëri fshat në tjetrin e jo më për të shkuar në Evropë me të.

Shikojini dhe dëgjojini me kujdes “shoferët, ndihmësshoferët dhe mekanikët” e kësaj sharabajke politike se çfarë thonë në këto ditë kur vendin dhe gjithë botën i ka pllakosur pandemia e virusit të rrezikshëm. Duke besuar se nga e keqja kombëtare e ndërkombëtare, nga e keqja e përgjithëshme do të mund të nxjerrin ndonjë përfitim vetjak apo partiak, ata dalin çdo ditë në TV dhe i kërkojnë Qeverisë të mbyllë çdo veprimtari prodhuese, të mos mbledhë as taksa, as pagesa shërbimesh, dritash, uji etj.etj. por, nga ana tjetër t’iu japë sa më parë dhe sa më shumë para të gjithë shqiptarëve, të varfër e të pasur, qofshin punëtorë apo dembelë, të punësuar a të papunë. Ata, pasi “na qajnë” hallet tona, pohojnë se “para ka mjaft por Rama i do për luks prandaj nuk ua jep shqiptarëve”. Ata që na i patën çuar “për lesh” disa miliarda euro nëpër firmat piramidale dikur, ai që na “u theu qafën” 230 milion eurove vetëm në investimin e Rrugës Milot- Kukës, dalin tani e shpërndajnë llogje mbi korrupsionin dhe oligarkët dhe shpallin çdo investim apo financim shtetëror si akt korruptiv. Pavarësisht se ka shumë vend për kritika dhe deri edhe për hetime të veprimtarisë ekonomiko-financiare të qeverisë, disa pyetje iu duhen bërë këtyre balashëve politikë: Nëse nesër ju vini në pushtet, kush do i ndërtojë rrugët, urat, hidrocentralet dhe vepra të tjera madhore? Nëse nuk do ua jepni paratë për ndërtim këtyre “oligarkëve”, kujt do ia besoni financimet dhe ndërtimet? Nëse iu ndalohen plotësisht paratë fituesve të koncesioneve, a do na i marrin ata më vonë nëpërmjet gjyqeve dhe, madje edhe shtesat e interesit? Cila qeveri në botë ka ndaluar 100% financimet e sektorëve të tjerë dhe po përdor 100% të buxhetit të shtetit vetëm për luftën kundër koronavirusit ? Nëse jeni kaq shpirtmirë dhe të ndershëm, pse nuk i kërkoni kryetarit tuaj kokoroç dhe mendjezbrazur që, në këtë situatë, t’iu sjellë shqiptarëve 230 milion euro që KLSH dhe prokuroria shqiptare ia patën provuar se i kishte shpërdoruar? Pse, asnjëri prej jush, njerëz pa integritet moral dhe dinjitet njerëzor, nuk guxoni të kuptoni dhe pranoni se individi politik që i ka këtë borxh popullit të vet nuk ka të drejtë morale të japë leksione dhe, madje, në mes të pandemisë globale, t’i kërkojë Kryeministrit t’i lëshojë karrigen? Si mundet që ju, sajuesit dhe interpretuesit e tragjikomedisë “Babale”, të provuar si falsitet politiko-kriminal nga organet e drejtësisë, guxoni dhe delni çdo ditë në ekrane në rolin e zëdhënësve të së vërtetës dhe shërbëtorit të popullit?!

Të pamundurën e bën të mundur tek këta mungesa alarmante e çdo skrupulli moral, duke nisur me babain e tyre shpirtëror, banditin Sali Berisha e deri tek rioshët pa dinjitet Bardhi, Salianji dhe rrumpallhane të tjera që kalbëzimi moral dhe politik i shoqërisë shqiptare na i ka nxjerrë në skenë si “figura publike”. Nëse nuk e kanë formimin intelektual, guximin moral dhe dinjitetin vetjak të pohojnë ato çfarë thoshte z. Preç Zogaj, se “Është fakt që Shqipëria, qëkur OBSH deklaroi zyrtarisht gjëndjen e pandemisë botërore, ka qenë në pararojë sa i takon marrjes së masave shtrënguese… Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, mund të qeveriset mirë ose keq por nuk mund të bjerë në diktaturë“, atëherë të na i kursejnë lotët e krokodilit për varfërinë tonë, rekomandimet e shpellarit për qeverisjen tonë dhe britmat e gangsterit për sigurinë tonë.

Shqipërinë dhe shqiptarët i duan pa hile e dredhi ata që shfaqin gatishmëri për të ndihmuar konkretisht dhe jo ata që lehin për halllet e veta. Nëse duan të na dëshmojnë humanizëm dhe atdhedashuri, çeta e borizanëve keqndjellës e paniksjellës, t’i lënë altoparlantët e mashtrimit dhe me vepra të provojnë ato që pretendojnë me fjalë. Le të bëjnë diçka të ngjashme me armatën e mjekëve që punojnë ditë – natë me të sëmurët; le të ndihmojnë me çfarëdo veprimi ashtu si aktori Gent Azizaj që u vetëvu në dispozicion për t’iu shpërndarë ushqime pensionistëve pa kërkuar të paguhet për këtë; le të ndjekin shembullin e nënë Hatixhesë, një 83 vjeçare nga Farka që kërkoi të jepte pensionin e vet për njerëzit në nevojë; t’i hedhin sytë nga djaloshi Rolando Lekaj i cili, me bashkëshorten e vet kineze, iu dërgoi mjekëve shqiptarë 200 mijë maska. Nëse këta shembuj nuk janë për ta, le të heshtin.

Nëse qëndrimet dhe fjalët e padinjitetëshme të Berishës, Bashës, Shehut, Vasilit (Titit), Paloqes, Alibeajt, Pampurit, Salihanes, Bardhit etj. nuk iu bëjnë shumë përshtypje qytetarëve shqiptarë, pasi i njohin dhe e dinë se halli i tyre lidhet me pushtetin, vilat dhe paratë e tyre, përshtypje të bën mendjelehtësia me të cilën disa gazetarë apo analistë vihen në shërbim të shtrembërimit të së vërtetës dhe të drejtës. Pasi pohon me të drejtë se “Rama e përdori videon për të trembur njerëzit që të mos dalin nga shtëpia“, analisti F. Lubonja lëshon alarmin e rremë se: “Fakti që kryeministri ynë e nxori këtë video në publik… tregon se është shumë, po shumë i rrezikshëm në gjendjen e jashtëzakonshme që jemi të detyruar të jetojmë”. Unë çuditem se si ky publicist i lexuar ia lejon vetes të bjerë në nivelin e Vasilit apo Bardhit kur, në një shkrim tjetër, i bashkohej korit të kukuvajkave politike që “këndonte” se detyrimi nga Qeveria i qytetarëve shqiptarë të rrinë mbyllur në shtëpi plotëson ëndërrën e kahershme të Ramës për sundim, kur shprehet kundër dërgimit të personelit mjekësor shqiptar në Itali për ndihmë, kur pohon se mbyllja e njerëzve në shtëpi në Shqipëri nuk ka shoqe kund, megjithëse kjo po ndodh në shumicën e vendeve të prekura apo, kur së fundmi, deklaron në media se “Rama më ka mbyllur brenda, se jam penisonist! Po jetoj si kafshë, m’u privua liria”. Pohimi i tij se në Itali nuk i kërkohet leje policisë për të dalë jashtë është krejt i pavërtetë, të paktën për Lombardinë ndërsa pohimi tjetër i tij se ” Vetëm regjimet çojnë ndihma…Është propagandë personale e Ramës “ e rrëzon përtokë dinjitetin e një intelektuali. Ndihmat për njerëzit në nevojë janë virtyt pavarësisht kush i ofron.

Duke reaguar me ashpërsi kundër emetimit të videos së lartpërmendur nga Kryeministri ( ah, sikur të kishte reaguar kështu edhe kundrejt Filmit Babale dhe dhjetëra mashtrimeve të tjera të Kinostudios SHQUP-i!), publicisti Koloreto Cukali thoshte: “Për të ruajtur shëndetin e të gjithëve, a duhet të pranojmë që një pjesë të dhunohet nga policia? A duhet t’i lihet një Qeverie… e drejta për të kufizuar lirinë më të thjeshtë në botë, atë të të ecurit në rrugë?… A jemi gati t’ia dhurojmë këtë liri të fundit që na ka mbetur, Qeverisë? Unë, për vete, jo! Kjo metodë mund të funksionojë në Kinë por askush nuk guxon ta përdorë në Evropë!… Diagaçët në qendër të Tiranës, dhe mbi ta ushtarakë me mitralozë, ngjajnë jo vetëm qesharakë por edhe shqetësues”.

Pohimet e mësipërme na tregojnë se pasionet mund ta ulin shumë poshtë edhe gjykimin e njeriut të iluminuar. Janë dhjetëra veprime qeveritare apo tentativa për akte të dyshimta normative që lënë shteg për diskutime dhe kundërshtime, por të mohosh dhe kundërshtosh veprime dhe rregulla që po zbaton thuajse gjithë bota perëndimore, kjo nuk flet për parime dhe as i shërben shoqërisë. Është e padiskutueshme që për të ruajtur shëndetin dhe jetën e gjithë shoqërisë, do të pranohet “dhuna” ndaj një pjese (fatmirësisht) fare të vogël që me veprimet e veta e rrezikon shoqërinë. Ashtu si një i çmendur me armë në dorë që hap zjarr në vende publike do të asgjësohet nga policia për të mbrojtur qytetarët e pafajshëm, edhe një budalla apo maskara që del dhe kontakton njerëzit duke rrezikuar t’iu ngjisë virusin vdekjeprurës, do të arrestohej e izolohej forcërisht. Ne po e shohim tashmë se çfarë po ndodh në Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA etj.

Cukali pyet se a i duhet lënë Qeverisë kufizimi i të drejtës për të ecur në rrugë. Atëherë lind pyetja: kujt tjetër përveçse atij institucioni që qytetarët i kanë besuar sigurinë publike dhe për të cilën i kërkojnë llogari?! Dhe, kjo nuk varet nga dëshirat tona dhe as nga fakti nëse na pëlqen apo jo qeveria. Z. Cukali pohon se liria e të ecurit në rrugë është “liria e fundit që na ka mbetur”. Me keqardhje më duhet të them atë që të gjithë e dimë, se ky pohim është i pavërtetë. Janë shumica e lirive qytetare që nuk janë kufizuar, ashtu si e drejta e tij për të thënë ato që tha dhe e imja për çfarë po them tani. Cukali thotë se detyrimi me dhunë i qytetarëve për të ndenjur në shtëpi dhe dalja e tyre jashtë me leje mund të funksionojë “në Kinë por askush nuk guxon ta përdorë në Evropë”. Ajo që po ndodh sot në Evropë, me ndalimet, gjobat dhe burgimet e mundshme për shkelsit e rregullave të qarkullimit, e përgënjeshtrojnë qartë. Lidhur me përbuzjen dhe neverinë që shpreh Cukali ndaj diagaçëve nëpër rrugët e Tiranës, përgjigjen më të mirë e japin pamjet në rrugët e Nju-Jorkut ku varganë autoblindash me mitralozë parakalojnë nëpër rrugë dhe ku askujt nuk i sjellin bezdi por shihen njerëz që i fotografojnë si dëshmi të një gjendje të veçantë në kohën që jetojmë.

Do të ishte mirë që media të mos binte pre e pasioneve që ndizen nga interesat vetjake të individëve, por të rreshtohej pro atyre veprimeve dhe normave që i shërbejnë gjithë shoqërisë. Dhe, këtu fjala është për njerëzit dinjitozë dhe të emancipuar. Pra, nuk po kritikojmë mbeturinat fisnore e krahinore si disa Çlirimë të pushtuar nga marrëzia, të cilët dënojnë dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të Italisë, vetëm e vetëm pse këtë veprim s’e ka kryer Baca i “fisit” të tij, por Qeveria e sotme. Janë raste tepër të rralla, shumë kuptimplote dhe fort diskredituese, kur kritikohen, etiketohen dhe shpallen të gabuara ndihma dhe bamirësia. Sigurisht, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që lavdërojnë marrëzinë dhe mburrin krimet e fisit të tyre politik. E bëjnë dhe duket se do vazhdojnë ta bëjnë vetëm mbeturinat tona fisnore. Përveç se një veprim humanitar dhe detyrim moral ndaj popullit italian, dërgimi i personelit mjekësor për ndihmë në Itali i shërben shumë edhe përceptimit, respektit dhe trajtimit të emigrantëve shqiptarë atje. Dhe, të gjitha këto vlejnë shumë më tepër se gjykimet e kokëboshëve apo kokënxehtëve shqiptarë.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 30, 2020 21:28
Komento

36 Komente

  1. Aladini me Eskorte March 30, 21:37

    Shkrun Viktori: “Qeverisja e z. Rama ka mjaft gabime, të meta dhe faje dhe, ashtu si shumë të tjerë, do të isha i lumtur ta shihja të zëvendësohej sa më parë nga një grup individësh më bindës, më të aftë dhe më të dëlirë…”

    Po Viktor, po si?

    Kur vete Rama ka nenshkruar paktin Rama Berisha te 2008 qe ka kthyer politiken shqiptare ne oligopol Ram-Berish, Met?

    Si, kur vete Rama burgosi gjith Shqiperine me akte normative, por nuk u gjen nje i tille per krimet e Berishes ndaj ai eshte i lire prej Rames dhe gati per te riardhur ne pushtet prej Rames?

    Si?

    Nuk i lejohet nivelit tend, nje cektesi e tile mendimi dhe analize.

    Rama eshte delfini i Saliut dhe nese Saliu rivjen eshte pasoje e Rames dhe askush tjeter nuk mund te fajesohet per kete

    Reply to this comment
    • Z March 31, 02:33

      Aladini me eskorte do te vije prape Saliu dhe do te jemi te gjithe te lumtur! Gramos Pashko e ka lene me shkrim qe do te vije cek i bardhe per Shqiperine,po te vije prape Saliu qe ju befte dita njemije!

      Reply to this comment
  2. Lexuesi juaj March 30, 21:44

    Zoti Malaj pranoje qe lideri global e ka icik po icik fare per zemer genjeshtren per propagande

    Eh ta kish bere Saliu kete, kushedi cdo ti kishit punuar

    Po liderit ia falim apo jo?

    Epo Viktor, dy standartet jane pak acaruse per njerezit e tjere.

    Ti merr shembull vetem PD-ne dhe ke te drejte ne ate qe thua.

    Por shkrime te tilla cojne uje ne ate burimin e qelbur sipas te cilit kushdo qe kritikon qeverine qenka me Saliun.

    Jo i dashur.

    Nese une bej nje kritike dhe Saliu e merr e thote bashke me mua apo pas meje, cfare???

    Ta terheq une?

    Apo te mos e hap gojen fare?

    Saliu eshte ende i lire te llapi sepse Rama me shoket e tij e la te lire

    OK?

    Une kam votuar per ndeshkimin e Saliut dbe Metes, dhe Rama e premtoi

    Por cfare ndodhi realisht??

    Meten e 21 janarit e futi ne qeveri dhe me pas e beri president

    Saliun e la te lire.

    Te lire per t qene sot serish alternative pas tij

    Atehere si mund te fajesosh kritiket qe jane kritike?

    Ke fatin qe je ne nje gazete qe ua ka mballosur mire patkojte edhe Salit edhe Rames, edhe atij hajdutit qe ka vu Rama president

    Mos u bej kaq i njeanshem

    Keshtu qe si thote ajo kenga

    Don’t need no false promises
    Someone who knows who he is
    Someone who’s ready for this cause it’s waiting

    Reply to this comment
  3. Arber iliri March 30, 22:36

    Problemi i shqupit dhe pd eshte kufizimi i lirise per te vjedhur trafikuar dhe koruptuar.

    Reply to this comment
  4. Limani March 30, 23:04

    E kam thënë edhe një herë tjetër dhe po e përsëris edhe sot se , në shkrimet e para të tij Viktor Malaj çoç mu duk , por , ky s’paska qënë gjë .
    Partia Fashiste Demokratike e Saliut është edhe partia shpirtërore e Edvinit , e fashistit ekstremist të Refleksioneve që s’e lidh asgjë ideologjike apo shpirtërore me të majtën veç për t’i marrë votat dhe për t’i bërë gropën siç po ia bën , e Edvinit që e vendos kryekolabaracionistin e fashizmit në panteonin mbi kockat e heronjve të popullit shqipëtar dhe me arrogancën dhe harbutllëkun e tij të pafre, i urdhëron veteranët të mbyllin gojën ……
    Mbas këtyre pikave, analisti Viktor duhet të kujtojë ( se nuk dua të lodh lexuesin me fakte të përsëritura mijëra herë , por , që për Viktorin s’kanë rëndësi ) lëvdatat e të pabesit Edvin për Saliun ,të mos harrojë Boden e piramidave, Vishon e Gazidedes , vrasësin e popullit në Bulevard i shpërblyer me disa rroga nga Saliu për këto vrasje dhe sot është kryetar bashkije i Edvinit , presidentin më të mirë të gjitha kohërave ……….
    Stop , nuk i numuroj unë dot të gjitha punët e qelbura të këtij horri k/ministër !

    Edvini është mall i të njëjtit brum me Sali, Luli e me radhë , grinden si qentë për kockat vetëm për pushtet personal dhe , kjo grindje , përcillet deri tek ne populli poshtë , si grindje ideore, ideologjike , parimore, morale etj etj.
    Kemi 30 vjet që zhyhemi e shkryhemi në mutrat e pardesybardhëve të Ramiz Alisë , Edvini është njëri nga këta horra .
    Bollë më me këta , këta duhen çkulur me rrënjë , duhet të jeshë naiv , për të mos thënë idiot , të zgjedhësh midis tyre !
    P. S.
    Viktor !
    Unë jam vetë i dytë pensionist në shtëpi , me urdhër të Edvinit s’na lejohet të dalim , s’jemi fare në listën e tij , të vdesim nga uria ?!

    Reply to this comment
  5. Zio Tom March 30, 23:08

    Kjo lloj ‘opozite’ veç atyre qè shkruan Viktori èshtè e vjetèr e pa ide. Ka tentuar me tè gjitha mènyrat ligjore dhe jo ligjore pèr tè mundur Ed Ramèn. Thjeshtè ka tentuar me tè njèjtèt fytyra, me tè njèjtèt projekte dhe pa arritur asnjè rezultat. Kjo nuk èshtè asgjè tjetèr veçse çmenduri. ose njè kompromis nèpèrmjet palève. Pjesa mè e madhe e shqipètarève mund tè shprehen lirisht :- Keq e mè keq ju pafshim ! PD èshtè e falimentuar, megjithatè as qè mendon tè mbledhè njè Kongres tè sajè e tè Riformohet e Rinovohet nga klani Berisha ? Qè tè mundni Ed Ramèn ju duhet ta bèni kètè. Berisha dhe bèrthama e Bandès sè tijè politikisht janè tè Vdekur. Juridikisht vetèm pèr çèshtje kohe. Por nè dukje Ata janè tè paprekshèm. Pèrse ? Kanè kombiniuar e ç’nuk i kanè bèrè kètijè populli dhe Shteti Shqipètarè vetèm Rin e vèshtron, pasi pas dyzet vitesh nuk i vjen pèrdorèsh tè peshkojè peshqit e mèdhenj. Ndoshta i duken si monstruozè qè nuk mund as tè ‘hahen’ dhe as mund di Vrasè !

    Reply to this comment
    • Anesti March 30, 23:32

      Ata jane bashke n thelb.
      Nuk ka nevoje “te mundin”
      njeri tjetrin.
      Heret a vone kembejne karrigen.
      Pasurine e kane te garantuar.
      Habitem me Viktorin se e njeh mjaft mire dialektiken e botes se ndyre te kapitalit, po ndoshta ka ndonje inat personal me Saliun sic kane shoket e tij te ekraneve me Ramiun.
      Perdoreni si mish per top. Vetem duke i qelluar te gjithe ne grup keni moralin te shkruani per qytetaret

      Reply to this comment
  6. Abazaj March 30, 23:48

    Shyqyr qe nuk kane plasur akoma komentet e atyre militantve.
    Keni pare race me te ndyre?
    Nuk cuditem aspak me sulmet qe po i bejne asaj plakes qe guxoi te kerkonte buke publikisht. E kane rilindasit kete ves, ves i trasheguar qe nga mesjeta, i shfrytezuar mire nga nazistet dhe diktatura, qe ata qe i shpallte armiq i “degjeneronte” me ane te turmave brohoritese!
    Edhe une vete pse bera nje proteste per cmimin e ujit, mesova sa palaco jam, nga rilindasit sigurisht. Madje isha aq palaco sa edhe agjent serb, por ajo qe me pelqente ishte se mesova dhe dashnoret e stergjyshit. Eh rilindasit sa ne gjynaf e fusin shpirtin per drogaxhiun!

    Reply to this comment
  7. Toni March 31, 01:05

    Me ke ti fuste ne burg Rama? Me gjykatat e Saliut? Zoti Malaj i keni ra pikes me analizen tuaj. Ju faleminderit!
    Toni

    Reply to this comment
  8. Niku March 31, 01:38

    Imagjinoni o shqiptare sikur PD-istet dhe LSI-istet te vijne perseri në pushtet se cfare do te ndodhe. Atehere ky virus do t’ju duket si nje parajse, perpara asaj qe do t’ju ndodhe nga keto maskarej te ndyre. Duhen krijuar parti te reja qe te shpetoni nga “babalet” , qe nuk kane asnje princip në jeten e tyre. Jane njerez qe kane pesuar mutacion te rrezikshem.

    Reply to this comment
  9. kokepalari March 31, 01:49

    Viktor ! hallal buka e kallamoqit!!
    E shpartallove armikun e brendshem !!
    Tani merru me te jashtmin se eshte edhe i padukshem !!

    Reply to this comment
  10. Sefa March 31, 04:19

    Ata jane nje e te pandare! Ne qoftese ka akoma shqiptare qe nuk e kane kuptuar akoma kete, ne meritojme te jemi skllever te tyre sic kemi qene keto 30 vjet
    Edi Rama eshte sot mburoja e tyre ashtu sic ishte me pare Saliu mburoje e Edi Rames e Ilir Metes me shoke (Jane desantet pardesybardhe te Ramiz Alise qe ai i vuri ne ne menyre antidemokratike mbi kurriz te ketij populli.

    Reply to this comment
  11. mirel March 31, 05:21

    Po ky mut si e ka hallin qe kruhet shume me ne “Babalet”?

    Reply to this comment
  12. Seria e 3 -Babale Bole-bole ! March 31, 09:58

    Kemi 30 vjet qe shkruajme Artikuj Gazetash te mrekullushme- te persosura -shume te verteta te hidhura, 30 vjet plot ! Analiza ! Pamflete ! Aq shume sa ska ku t shkoj me shume ! Deri ne fyt ! Po deri ketu kemi mbetur ! Te luftojme me artikuj gazetash ! Kam respekt per autorin por me vjen keq se lodhet kot ! Histori me Babale do te vazhdojne gjithmon! Politikanet pelqejne dhe dun fort vdesin per Babale me shume seri !

    Reply to this comment
  13. Ku i gjen keto info mo Viktori March 31, 10:12

    O Thano
    shiko, thuaji Viktorit. Unë lexoj çdo ditë NYT, dhe në asnjë lajm nuk kam parë as diagaçë e as lajme për ushtri në rrugë.

    Reply to this comment
  14. Bureto March 31, 15:43

    Nëse shkrimi i V.Malaj lexohet i fragmentuar dhe jo si një i tërë, atëhere sigurisht që ka boll material për komente nga më të ndryshmet, të gjitha ato sipas këndveshtrimit të njërit apo tjetrit, rrjeshtimit të njerit apo tjetrit, në njërin apo në tjetrin firmacion politik apo ideoligjik. Duke mos e lexuar kështu, por duke u lexuar e kuptuar si një të tërë atë, them se shkrimi qëndron për të arritur minimalisht vetëm në një konkluzion, i gjithë pranuar ky nga mbarë njerëzimi në të gjithë kohrat: “Të pamoralshmit nuk mund dhe nuk duhet të shesin moral!”. Ndoshta e kam kuptuar gabim shkrimin, por sipas meje, them se ky ka qenë qëllimi i tij. Ne si shoqëri harrojmë shpejt të kaluarën, qoftë ajo e largët apo e afërt, dhe kështu kjo na kompromenton të ardhmen. Nuk mësojmë nga historia e shoqërisë tonë, nga bëmat dhe gjëmat e liderëve tanë, që na kanë shoqëruar gjatë gjithë historisë 100 vjeçare si shtet, në mënyrë që që të mos i përsërisim ato, dhe, ato që i kemi patur pozitive apo të mira t’i bëjmë edhe më të mira. Jo rrallë mllefi dhe akoma më shumë urrejtja, na zënë sytë dhe na atrofizojnë gjykimin. Nga propoganda dhe demagogjia e politikanëve dhe segmenteve të tjera të jetës publike si drejtësia, media, shoqëria civile, bota akademike etj, fitojnë vetëm ata që kanë qenë dhe janë shkakëtarë të shumë situatave dhe fenomeneve negative si vjedhje, korrupsioni, krimet, shitja e interesave kombëtare e publike etj, etj. dhe humbet fatkeqësisht vetëm populli i thjeshtë dhe sigurisht vendi.

    Reply to this comment
    • ganiu March 31, 16:42

      Zgjuarsi e madhe, “të shihet jo në detaj por në tërësi”?
      Harron mor njeri se tërësia është produkt i detajeve, dhe demokracia me diktaturën vetëm detajet i ndajnë.
      Edhe kur tërësia është e njëjtë.
      Te Rama kemi “dëshirën për të ngjallur frikë”,si shkruan VK M, në një vënd desmokratik, kemi dëshirën për të bindur popullin.
      Nuk të duket se ka një ndryshim të madh?
      Nuk të duket se anon nga diktati? Se me gjithçka bën e bën vetëm për të ngritur kultin e NJËSHIT?

      Reply to this comment
  15. ganiu March 31, 16:11

    “Dukej qartë që qëllimi i Kryeministrit ishte të frikësonte atë kategori shqiptarësh, fatmirësisht pakicë, që nuk donin t’iu bindeshin rregullave kufizuese të lëvizjes për mbrojtjen nga pandemia globale.”
    Për mua mjafton kjo fjali për të të shlyer nga lista e gazetarisë demokratike.
    Pra për ty “FRIKSIMI” është mjeti i drejtë për të aŕitur qëllimin. Mjafton që tu ta quash të drejtë qëllimin tënd e më pas lëshon “FRIKSIMIN” që të kafshojë majtas djathtas?
    Si po zhvillohen ngjarjet, ka shumë mundësi që të ketë dhe mbështetje shumë të madhe, por si do tia bëjmë më pas or ti VK Malaj?
    E kemi përdorur “FRIKSIMIN” deri tashti verbalisht. Kemi përmendur vetëm njërën anë të çështjes, kemi trumbetuar e shumëfishuar të keqen dhe me hir a me pahir kemi bindur masën. Po nesër a do të mjaftohemi vetëm me trumbetim apo të të marrim dhe dajakun në dorë? Mendoj se po.
    Dajaku ka rendiment të lartë, në proporcion me dhunën rezultati është fitim prurës.
    VK Malaj akoma nuk ke mësuar gjë nga këta 30 vite mungese diktature të mirfilltë në Shqipëri. Ti je mbrujtur me diktat dhe nuk ke aftësinë të ndryshosh, të përmirësohesh. Për ty është e pranueshme diktatura tënde, je kundër të dikujt tjetër. Një mangësi mendore paaftësi për zhvillim njerzor.
    Njerëz si ti mbajtën dhe mbajnë në këmbë diktaturat, janë regresi i çdo shoqërie njerzore.

    Përse e bllokoni këtë koment?

    Reply to this comment
    • Alesia March 31, 17:55

      O budallaj me pseudonimin ” ganiu ” ! Sikur ne shoqerine njerezore te mos kishte asnje individ qe ka nevoje per diktaturen e ligjin, qe ka nevoje per frike sepse nuk ka intelekt ose ndergjegje, ose asnjeren prej tyre, atehere do te ishte zhdukur shteti dhe askush ne bote nuk do te kishte as polici, as ushtri dhe asnje lloj institucioni detyrues. Nese i ke syte ne rregull ( nuk mjaftojne syte pa mendjen ) z. Malaj e ka percaktuar qarte qe emetimi i videos nga Rama synonte ” të frikësonte atë kategori shqiptarësh, fatmirësisht pakicë, që nuk donin t’iu bindeshin rregullave kufizuese të lëvizjes për mbrojtjen nga pandemia globale.”. Pra, pakica qe nuk i pelqejne rregullat dhe normat e shoqerise duhet frikesuar. Torollaku ” ganiu ” nuk e shikon se te njejten gje po bejne edhe vendet e BE dhe SHBA dhe, pa e njohur fare autorin e shkrimin, i thote se ” ti je mbrujtur me diktat “. meqe ti fare burreci me pseudonimin ” ganiu ” nuk e njeh diktatin e ligjit qe vendoset per te miren e shoqerise, pse nuk del neper rruge ta sfidosh ligjin dhe diktatin dhe pastaj te shkosh ne te satembe, ose nga korona ose nga shteti. Te gjitha shoqerite kane llumin e tyre, pleherat morale ose zhgarravinat intelektuale. Interneti iu ka dhene mundesi te dyja kategorive te shfaqen ne menyre anonime. Ashtu sic bejne ” ganijte “.

      Reply to this comment
      • ganiu March 31, 20:24

        E zgjuara Ale, diktati i ligjit nuk është i barabartë me diktatin e frikës.
        Rasti i parë është praktikë e shteteve demokratike, i dyti i shteteve diktatoriale. Ose që kërkojnë të shëndoshë në të tillë.
        E ZGJUARA ale, në kë vënd demokratik perëndimor e ke parë ti? Duhet të jesh shumë e indoktrinuar që të flasësh kështu. Të dënohesh për mos zbatimin e ligjit është normale në BE e SHBA, por nuk është e lejuar përpjekja e shtetit që të friksojë, me çdo mënyrë shtetasit e tij.
        Për ta mbyllur e Zgjuara ale.
        Më të vërtetë nuk e njoh autorin, ndryshe nga autorë të tjerë dhe ai si ne është me pseudonime, por lexoj çfar ka shkruar ai. Përfundimi është ai që ke cituar ti.
        Një pyetje, edhe ti nuk më njeh mua, nga dole në përfundimin që unë jam budalla, torrollak?
        Nëse ti mund të nxjerrësh një përfundim nga një shkrim?!
        Përse nuk mund ta bëj unë?
        Përshëndetje ZGJUARSIA VETË ale.

        Reply to this comment
  16. Nje qytetar March 31, 16:34

    Faleminderit V.Malaj

    Reply to this comment
  17. alberti March 31, 17:44

    Jane pa pune larot e Saliut dhete Like floririt dhe kane gjet kohen te hedhin lluce mbi Viktorin dhe shkrimin e tij. Duhen kuptue, marin noje leke pe leje me syt na qielli.
    Viktori, ke shnrite edhe kete here.

    Reply to this comment
  18. Babale March 31, 19:59

    Viktor mos e caj trapin nga keta nizamet e sulltan qoftlargut. Eke qare!

    Reply to this comment
  19. info analitike March 31, 20:05

    Nga zemerimi per Griselden tek zemerimi ndaj babalave si shume tatepjete e ke marre kete punen e propagandes o shoku Viktor, gjoja perendimori!
    Shiko si po gezon populli sa here degjon apo sheh liderin global 24h aty me ate ritmin e lodhshem e te sterzgjatur a thua se eshte Mesia. Jeni bere te neveritshem te gjithe ju qe i mbani ison ketij psikopati megalloman, kaq gje nese nuk e keni kuptuar dmth. qe jeni katandisur me keq se kriekaqoli. Ju kane mbetur vec sharjet, hakerrimet, kercenimet se argumentat kane shterruar me kohe.

    Reply to this comment
  20. ganiu April 1, 09:01

    “pamjet në rrugët e Nju-Jorkut ku varganë autoblindash me mitralozë parakalojnë nëpër rrugë”
    Nuk e di ku i ka parë VK M këto pamje, por me gjithë mundimin për të gjetur ndonjë foto që të vërtetojë këtë që ai e pohon me kaq siguri?! Nuk pata sukses. Pra askund nuk ka blinda. Përveç ushtarëve që ndërtojnë spitale fushorë, dhe anijeve spital, nuk sheh gjë tjetër.
    Mos vallë dhe VK Malajn e ka “mashtruar” ndonjë shok si “mashtroi” Liderin Global?

    Reply to this comment
      • Aliu April 1, 17:14

        Salamanka!
        Ia ke bere paq ketij “dedektivit” me nofken Gani.
        Do ta afroje Viktorin me Lubonjen, Cukalin qe kritikohen ne shkrim. Meraku i Gano dedektiivit eshte ta beje njesh me Lulin, se Sal trapin nuk e arrin dot.

        Reply to this comment
        • ganiu April 1, 19:43

          Sala manka
          E kupton ndryshimin ndërmjet fjalës “patrullim” dhe “kalim”?
          Në Central Park të NY ushtria amerikane ka ndërtuar, e ka kthyer, në/një spital ushtarak.
          Si jua merr mendja se do shkonin atje? Me nëndetëse?
          A pat ndonjë ushtar më mitroloz në dorë? Në makinat e transportit sa ushtarë ishin të ulur në karroceri?
          Ali, si me ja bo tashti? Ke me i thon no i gjo “gani dedektivit”?
          Injorant partiak, shkruaj në internet “patrullim ushtarak në NY” dhe nuk të del asgjë.
          Për siguri shkruaj dhe “video fallco e ramës”, e do të shohësh. Jo për gjë por thjesht për të zbritur sadopak nivelin tënd të injorancës.
          Sala mendja, mund të mos i kuptojë disa gjëra ushtarake, por ti dhe VK Malaj duhet ti kuptoni. VK (si e quan ceno) Malaj ka shkelur në të njëjtën dërrasë të kalbur të Edi K/M.
          Kështu është kur shkruan me afsh partiak dhe jo me ftohtësi mendore.
          Fatkeqësi shoqërore, tifozllëk kundërrproduktiv partiak.

          Reply to this comment
      • ganiu April 1, 22:42

        Sale, mos kujton se je tu shkrujt me fteri?
        Ai e ka zakon ti postojë shumë herë të njëjtit komente. Prandaj shikon 10 herë të njëjtin film për ta kuptuar se kali i zi nuk fiton garën.
        Për atë punën e pordhëve.
        Me çfar e kape?
        Hundë apo veshë?
        Se për sytë nuk ma merr mendja se të funksionojnë.

        Reply to this comment
  21. ? April 1, 22:52

    Z. Malaj me kete artikull ke zemeruar keq lexuesit e Dites

    Reply to this comment
  22. kot fare April 1, 23:18

    o gani….dil or trim dil….nuk pjerdh ti per diktatoret qe mbajne popullin te “izoluar” dhe nuk e lejojne te bredhe rrugeve te infektohet dhe te te infektoj edhe ty megjithe soj e sorollop……
    Ku jane mbledhur te gjithe cyryket ne vathen e shpellarit te vicidollit….!!!!
    Dil o gani dil….nuk te ndalon njeri ty…..nje mut me pak nuk I bie njeriu ne sy…

    Reply to this comment
    • ganiu April 2, 08:07

      kot fare
      nuk e ka shkruar Cukali shkrimin “Kurorë-mbreti, kurorë-frika dhe kurorë-reklama”, për ju 95%.
      Dhe unë e shoh se ka shumë çyrykë. Por gjithnjë e më pak. Gjithnjë me emra të rinj, gjithnjë me shkrime më idiote.
      Mbi të gjitha gjithnjë e më trashë.

      Reply to this comment
  23. JURISTI April 2, 12:35

    Sa paguhesh per nje shkrim si ky ? Te mbrosh dhe genjeshtren dhe te japesh argument ça thote Perçi per Ramen , turp per ty. Ça prisje ti qe te thoshte Rama nuk e publikova une vidjeon . Nje KM nuk mund te kerkoj ndjese per mashtrimet . I kerkoni falje Saliut kur e kryqezonit per te pavertetat e ” qytetarit dixhital” kur denonconte .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim