Zëri i Amerikës konfirmon dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali

August 13, 2019 19:25

Zëri i Amerikës konfirmon dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali

Zëri i Amerikës ka publikuar dokumente ku verifikohet dënimi i Valdrin Pjetrit si dhe dëbimi i tij nga shteti italian.

“VOA mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane”, shkruan Zëri i Amerikës.

Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’i rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”.

Zoti Rama reagoi përmes një statusi në Twitter pas zhvillimeve të sotme duke u shprehur se “kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje dhe nëse PS do të jetë dakort që Pjetri të marrë apo jo detyrën javën e ardhshme.

Për rastin e tij Prokuoria tha sot se ka nisur procedurat e verifikimeve, menjëherë pas denoncimit të dorëzuar pranë saj nga PD-ja, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it, ndërsa ende nuk ka kërkuar nga zoti Pjetri t’i marrë shenjat e gishtërinjve.

Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë” – shkruan VOA

 

l.h/ dita

 

 

August 13, 2019 19:25
Komento

7 Komente

  1. dardan I August 13, 20:44

    Zgjedhje ne Shkoder me 13 tetor 2019!

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 13, 22:47

    Eric Arthur Blair, i njohur me pseudonimin e tij si George Orwell ka shkruar ne librin e tij me fame boterore “Ferma e kafsheve”:

    NE FERME TE GJITHA KAFSHET JANE TE BARABARTA, POR DERRAT JANE ME TE BARABARTE SE TE TJERET

    Prandaj edhe “DERRI” i Edvini, Valdrin Pjetri njesoj i barabarte si:

    Elvisi i Kavajes dhe i Griseldes me barre
    Gjushi i Durrsit me Avdulajt e Shijakut
    Fatmir Xhafaj me Geronin e Babales
    Saje Qorri i Habilajve te Vlores
    Rroku, Frroku i Parlamentit

    por:

    Me i “barabarte” nga te gjithe eshte “DERRI”:

    Bashkim Ulaj me Lukunine e fallsifikatoreve te letrave per tendera publike.

    Reply to this comment
    • Sa shume budallej ka kjo toke August 13, 23:37

      Mire e ke ti intelektual
      Por ky popull ka mbaru pune.
      Jane te trembur nga jeta dhe nga varferia .
      Genjehen per pak leke , per te shitur voten qe eshte me e shejta per ta, dhe demokracine.
      Eshte qeveria me e keqe sepse ka marre votat e me te keqijve , sepse sduan as veten e vet, dhe as femoiet e tyre para idealeve.
      Fatkeqsi qe na dominojne keto fumdrrina.

      Reply to this comment
  3. Lili August 14, 00:05

    Hej mor Edi, per shkoder e kukes , duhet te mendojsh ndryshe se atje nuk te shitet puna me lookun ! Se atje tjera vlera ka pasur, ka e do kete!

    Reply to this comment
  4. demo August 14, 09:32

    Edi Rama ka bere TRE pune te mira.
    E mira me e madhe qe i beri Politikes Shqiptare jane zgjedhjet e 30 Qershorit.
    Me keto zgjedhje ja theu CELESIN MAGJIK Ilir Metes,qe luante me XHELE me tre kopsa PS,PD,LSI.
    Ja theu STANJACIONIN.
    Nuk ka me LSI,nuk ka me Stanjacion.
    Kushdo te marre pushtetin ne 2021,do ti fuse nje shqelm ik pirdhu LSI-se.
    Puna e dyte e mire e Edi Rames eshte Sjellja ne Atdhe e Mithat beut ashtu si e meritonte,duke i futur nje shqelm te forte luftes kriminale antishqiptare partizane dhe Diktatures kriminale te proletariatit.
    Puna e trete e mire e Edi Rames eshte spastrimi i germadhave te zaptuesve neper Shqiperi dhe Clirimi i Plazheve nga zaptuesit e forte.Vazhdo ne kete rruge,

    Reply to this comment
    • Doni,apo nuku doni ju o mije kenetash e mizakali, Drejtesia do te BEHET. August 14, 11:52

      O demo, mor mije kenetash, po te “miren” e katert te rama-vicit po ju servi prej vitesh ushqime te tejngopura me hormone e kimikate qe po ja nxijne e shkurtojne jeten shqiptareve pa dallli forme, besimi e ngjyre, sa shpejt e ke harruar,apo beme baba qe t’u ngjaje i thone ketij komenti? Turp marrri dhe bashkefajesi se bashku. Prisni o mije kenetash, kure e djeshmja dhe e sotmja superluksoze e vene nga binjakezimi me boten e krim-korrupsionit-ekstremist-majozo-imoralo-politik do t’ju mbetet nje ender, se po vjen minuti qe nga superlukset me fuqi pushtetesh do te shkoni ne bangen e Drejtesise dhe pas saje ne nje fund te turpshem e pa kthim. Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza, si dhe mijra femije te mbetur jetime, pa harruar grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e private nga binjakezimi pushteteve me boten e krimit e te korrupsionit qe kerkojne Drejtesi dhe jo lojra jalesh e lloqe kavaje qe nuk i shkon per shtat nje rrealiteti te dhimshem shqiptar. Mjaft eshte MJAFT me te berit avokatine ndaj djallit, se do te akuzohesh si bashkeajtor. Nuk do te kete as leke te piset e pushtet brenda ligesise e erdoganizem qe do te mund t’u shpetoje nga bange e drejtesise. Beso,bindu e ndaluni ne ligesite tuaja dhe rreehuni sa nuk eshte vone, qe SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti tu meshiroje.

      Reply to this comment
  5. pilo August 14, 19:48

    Dhe ne çdo kohe, ne shtetin demokratik, ka zgjidhje ligjore, duke mos u perfshire ne thashetheme politike; BRENDA DATES 20 GUSHT DUHET TE KONSTITUOHET KESHILLI BASHKIAK I SHKODRES DHE KRYETARI BASHKISE TE MARRE DETYREN. Pastaj kryetari bashkise jep doreheqjen deri ne sqarimin ligjor te çeshtjes. nenkryetari bashkise dhe keshilli vazhdojne punen deri sa presidenti te kujtohet te caktoje nje date per zgjedhjen e kryetarit ne Shkoder. Eshte njesoj sikur kryatari bashkise pesoi aksident dhe ketu plitika kurvale duhet te shkoje ne vendet ku bordellot jane te lejuara. Zgjidhje kudhtetuese , ligjore dhe secili merr ne kurrizin e tij ate qe ka bere. Prandaj lerini teorite e Lulezim Bashes apo te te tjereve, vazhdoni rrugen: ballistet ne balle dhe çaje perpara te çafsha ballin se ballistet tani nuk bejne si fashistat e Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*