VOA nxjerr përgjimet e Çukos: E përfshirë shefja e kabinetit të Ramës

January 14, 2019 17:12

VOA nxjerr përgjimet e Çukos: E përfshirë shefja e kabinetit të Ramës

Zëri i Amerikës ka botuar sot disa përgjime nga dosja hetimore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko.

Në përgjime shfaqen deputetë dhe zyrtarë që i kërkojnë Çukos, emërime dhe transferime bazuar tek njohjet e tyre.

Në një rast implikohet edhe shefja e kabinetit të kryeministrit Rama.

Sipas bisedave të përgjuara të Çukos, konkurset për punësime janë farsa dhe punësimet vijnë me list partiake.

Më poshtë, një pjesë nga përgjimet e publikuara nga VOA:

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në Shtator. Këta të tjerët janë në listën e fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ca do thot ai tashi

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kane sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692876209: E kuptoj

0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

 

Burgjet dhe hetimet për konkurset publike

Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Ndiqni materialin në VOA, sonte në orën 18:00.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Lundi 14 janvier 2019

January 14, 2019 17:12