Zëvendësi i KM thotë se koncesioni Milot-Balldren është anuluar

December 7, 2019 12:29

Zëvendësi i KM thotë se koncesioni Milot-Balldren është anuluar

Koncesioni i shumëpërfolur dhe problematik i rrugës Milot-Balldren është anuluar.

Këtë e ka thënë vetë zv.kryeministri Erion Braçe në Abc News. Edhe pse nuk ka patur një njoftim, sipas Braçes koncesioni është anuluar që para një muaji, pasi kompania nuk iu përgjigj kontratës.

“A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldren nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës.

Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldren”, deklaroi Braçe.

Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duheshin gati 260 milionë euro.

Kjo do të thotë se taksapaguesit shqiptarë do të paguanin shifrën e çmendur prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese.

Me të drejtë është quajtur rruga e florinjtë.

o.j/dita

December 7, 2019 12:29
Komento

4 Komente

  1. gazetari December 7, 12:36

    Për një problem të makinës dje shkova tek një mekanik që kishte të punësuar pesë të rinj dhe pas punës e ftova për një kafe. Më habiti sepse më bëri një bisedë të gjatë për pabarazinë në vend dhe se kjo po i dëmtonte biznesin. Më bëri shembuj e më bindi. Nuk e prisja nga mekaniku, që në fakt është “mjeku” i hekurave, me duart e tij gjithë të vrara dhe me bojë.
    Ne llafeshitësit e medias i nënvlerësojmë të ngjashmit tanë jashtë zyre, që çdo ditë prodhojnë/ndreqin diçka dhe mbivlerësojmë shokët me lek të CR7

    Reply to this comment
  2. Zef Shpatari December 7, 12:38

    Brace mos u nevrikos aman

    Termetin tjeter do te te japi shefi bluzen e Mesit

    Reply to this comment
  3. Dionis December 7, 13:09

    Gropa e zeze do jene incineratoret! Aty abuzimi eshte mega. Asnje vend ne bote nuk do ngrinte tre te tille, kur dhe i Elbasanit punon me kapacitet 50% ose nuk punon fare. Anuloni incineratorin e Tiranes, i panevojshem dhe we nuk do mund te punoje se per cdo ton mbetje duhen minimalisht 60 euro.

    Reply to this comment
  4. Arben December 7, 13:14

    Shqiperia uropiane nuk e leme pa bere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*