Zëvendëson Isarajn, ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor

November 3, 2018 06:27

Zëvendëson Isarajn, ja kush vjen në krye të Transportit Rrugor

Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ardhja e Arapit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Në njoftim, bëhet e ditur skeptri profesional e ai personal i Arapit.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në vazhdim, përveç jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018 postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN)”, thuhet midis të tjerash në njoftim.

Arben Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait, ndërsa Arapi, i cili është paraqitur deri më tani mjaft aktiv në radhët e Partisë Socialiste, do të trajtojë problematikat e ngjeshura në këtë institucion me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

o.j/dita

November 3, 2018 06:27
Komento

2 Komente

  1. Vlora1912 November 3, 10:57

    Te mir e paska VC politike( Cv- se e ngaterrova)..

    Kandidat per kryetar dhe drejtor paska ken…

    More, po ndonje dite specialist zyre apo
    ekspert ne ndonje fushe ka punuar ky Hazbiu….apo drejtor ky..

    Po ndonje gram shkoll, nga ato te para 90′, ka ber ky Hazbiu mo….apo i mjafton tesera e Partise…..

    Nga bazireti u duka tamam per drejtor, my aty ky te plasin shpirtin per te marr dokumentat e makines…..

    Reply to this comment
  2. Bureto November 3, 12:50

    Një person pa asnjë formin në fushën që do të drejtojë. Sigurisht që puna do bëhet nga ata që i janë ato aftësi. Atëhere pse ky dhe të tjerë si ky shpesh dhe në shumë institucione ku klrkohet ekspertizë? E thjeshtë, jeta na i ka dhënë përgjigjet. Besnikë dhe kontributorë të politikës. Në rastin konkret kushdo e sheh që ky e njihka mirë Paskuqanin dhe mund të shërbejë si grumbullues votash në zgjedhjet lokale me qëllim që të fitohet dhe bashkia Kamëz e Mziut, ku përfshihet edhe Paskuqani. DPSHTRr është ‘minierë’ parash. Psh Ilir Meta kryeministër në vitin 2000, të nesërnen e uljes në karrige emëroj aty vëllanë 25 vjeç të Monikës, të njëjtën bëri në vitin 2002 Nano kur emëroi një besnikun e tij partiak, e me rradhë Berisha e në vazhdim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim