Zëvendëspresidentja e KE: Duhet reformë në KLD dhe në Prokurori

March 6, 2014 12:04

Zëvendëspresidentja e KE: Duhet reformë në KLD dhe në Prokurori

Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Viviane Reding, thekson se në Shqipëri ka nevojë për reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në Prokurori.

Në një intervitsë për GSH, Reding thotë se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të jetë strukturale, për të ruajtur pavarësisë e tij.

“Shqipëria ndoqi strategjinë e reformës juridike 2011-2013 si dhe planin përkatës të veprimit. Përparim u bë në fushën e reformës juridike nëpërmjet adoptimit të politikave të ndryshme që kishin si qëllim adresimin e prioriteteve kyçe. Megjithatë ka ende shumë punë përpara sepse hendeqe ekzistojnë sa i takon kuadrit legjislativ dhe zbatimit të legjislacionit. Disa masa janë ende pezull dhe vlerësimi i plotë i reformës është shumë i vështirë për shkak të mungesës së treguesve specifikë. Zhvillimet e fundit përfshijnë adoptimin e plan veprimit për 2014 dhe konsultimin me Komisionin e Venecias rreth çështjeve strukturale. Fokusi duhet të jetë tani tek reforma strukturale e sistemit të drejtësisë shqiptare për të ruajtur më mirë pavarësinë e tij. Sfidat kryesore për 2014 përfshijnë ripërcaktimin e pozicionit konstitucional të Gjykatës së Lartë, reformimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rritjen e profesionalizmit dhe administrimin e gjykatave, reformimin e strukturave dhe funksionimin e prokurorisë dhe përcaktimi i qartë i pozicionit kushtetues të institucioneve të tjera”, tha Reding.

Ajo vlerëson sidomos praninë e grave në kabinetin qeveritar.

“Shqipëria po bën përpjekje për të arritur një balancim më të madh gjinor në politikë. Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, 3 partitë më të mëdha politike u gjobitën për mosplotësim të kërkesës së kuotës gjinore në listat e kandidatëve. Si rezultat, kuota gjinore u respektua në aspektin e krijimit të qeverisë së re me 6 ministre ose 28.5%. Kjo shifër është pak më e lartë se mesatarja e BE-së që është 27%,” thekson zyrtarja e lartë.

 

March 6, 2014 12:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim