Zëvendësuese e Floriana Garos apo jo? Ja përgjigja e moderatores

December 30, 2017 21:31

Zëvendësuese e Floriana Garos apo jo? Ja përgjigja e moderatores

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë pjesë e një emisioni teknologjie, ndërsa me largimin e Floriana Garos u bë pjesë e ‘Jo Vetëm Modë’, së bashku me Eni Shehun.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar nëse e konsideron veten si zëvendësuese të Florianës, e cila u largua drejt Zvicrës pasi u fejua me avokatin Enis Daci.

Gjithashtu Nevina shpjegoi përse zgjodhi të ndryshonte formatin e emisionit, duke mos patur të njëjtin program që kishte moderatorja e mëparshme.

“Kur bëhet një ndryshim i tillë, kur ndërrohet imazhi i emisionit, edhe vetë formula ka nevojë ndryshimi. Kam përshtypjen që edhe vetë Floriana e ka pritur mirë sepse ndoshta nuk do ishte e drejtë që dikush do merrte një punë që ajo e la, pra ta vazhdonte aty ku ajo e la. Nuk  e ndjej se e kam zëvendësuar sepse nuk po bëj të njëjtën gjë. Eshtë diçka krejtësisht e re sepse secila po sjell diçka ndryshe,” – tha ajo.

Së fundmi, Nevina ishte pjesë e festivalit muzikor ‘Kënga Magjike’ ku moderoi në krah të autorit të  programit Ardit Gjebrea, prezantueses Arjola Shehu dhe aktorëve të humorit. Pjesëmarrja e saj u komentua gjatë duke bërë edhe krahasime mes vajzave, gjë të cilën nuk e ka pëlqyer aspak.

 

 

December 30, 2017 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*