Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj “Eskobarit të Ballkanit”

June 12, 2018 17:48

Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj “Eskobarit të Ballkanit”

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat edhe 3 muaj hetimet për Klement Balilin i cilësuar si Eskobar i Ballkanit.

Zgjatja e hetimeve bëhet për shkak të hetimeve në shtetin grek për këtë çështje.

Prokuroria ka komunikuar avokatin për zgjatjen e hetimeve.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Kelmend Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.

Pala greke ka sjellë materialet e para për Klement Balilin, ndërsa në Greqi po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës.

Pala shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga pala greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për çështjen “Balili”.

l.h/ dita

June 12, 2018 17:48