Zgjati këmbët sa ke jorganin!

November 21, 2017 12:16

Zgjati këmbët sa ke jorganin!

Ky aforizëm i bukur,

për shumë gjëra ka kuptim,

dhe shpjegon shumë fenomene,

që ndodhin në vendin tim!

 

Në kuptimin më të ngushtë,

na tregon një të vërtetë,

se njeriu që merr shtatë,

nuk mundet të prishit tetë!

 

Se do marri borxh pas borxhi,

gjendja do bëhet kritike,

po jorgani ka kuptim,

dhe në fushën politike!

 

Jorgani i çdo partie,

janë votat që ka marrë,

po këtu-në vendin tonë,

punët ndryshe shpesh kanë ngjarë!

 

Në kuptimin e jorganit,

asnjë parti s’kërkon dot,

gjëra mbi fuqinë e saj,

që nuk i mbulon me votë!

 

Gjithë kohës kemi parë,

lule-shokun Lulëzim,

se shpesh gjërat i ka marrë,

me presion e imponim!

 

Ky fenomen shqiptar,

këmbët tund si kalamani,

dhe s’e ka problem aspak,

sa i gjatë është jorgani!

 

Një qeveri antimafie,

për çdo ditë na ka kërkuar,

kur qeveria normale,

punën sapo ka filluar!

 

Kur kërkon një gjë të tillë,

nuk se je tamam idiot,

po kur vetë s’ka gjë në dorë,

kuptohet që e ka kot!

 

Meqë avull ka në xham,

Luli pikturon mbi xhama,

po votat për qeverinë,

s’i ka Luli-i ka Rama!

 

Në filxhanin e kafesë,

gjithmonë Luli ngre furtunë,

i thotë Ramës me inat:

“Ngrihu ti-të ulem unë!”

 

Ulu-more Luli-ul,

mos u ul askush s’të thotë,

po për të shkretin kolltuk,

duhet dhe e shkreta votë!

 

Për lëshimet që të bën,

Rama e ka shumë gabim,

se të mëson-që çdo gjë,

merret dhe me imponim!

 

Se kështu më shumë se gruri,

gjithnjë do të vlente kashta,

dhe pse këmbët-nga jorgani,

do dalin gjithnjë përjashta!

 

A.DUKA

November 21, 2017 12:16
Komento

7 Komente

  1. Syrja Qarri November 21, 17:44

    Po kur qeveria eshte ne shinat e duhura atehete perse cfilitesh ta ndihmosh ti shoku Duka?
    Dhe a na sqaron dot se Cfare e keqe mund t’ju vije njerezve nga Opozita sado e keqe qofte ajo.
    Fakti qe PS edhe kur eshte ne opozite, edhe kur eshte pozite ka nevoje per paterica si Ti, si Mero Baze, si Anila Basha etj. tregon me se miri se cfare malli eshte.
    Ti je burre i mire, poet i mire POR edhe sherbetor sahanlepires i papare.

    Reply to this comment
    • Shqipe-Pelivani November 21, 23:33

      Po ti qorr prej verteti lepires i kujt je,apo, kuptohet!…
      Njerezve,s’u vjen asnje e keqe nga opozita,sidomos nga kjo gjasme opozite. Qe jo vetem s’jep asnje ndihme,siç ndoth me opozitat ne bote,por,nxin’ gjithçka,qoftr dhe e bardhe!!!… Shoh,pjestaret e shqupit pa perjashtim,qe vetem shajne Ramen,ne çdo te hapur te gojes.A thua se keshtu do vine neser ne pushtet?!. Aty kane per te mbetur,kjo rrac’ e pëgër’ e haleve te botes. Ptuuuu…

      Reply to this comment
  2. Populli November 21, 21:02

    -Se do marri borxh pas borxhi,
    GJENDJA DO BEHET KRITIKE –
    Sa bukur Duka po flet,
    por ca me tej, ja fut kot komplet
    – kur qeveria normale,
    punen sapo ka filluar –
    Qeveria o Duke ne pushtet,
    ka jo pak, po 4 vjet,
    dhe ate Borxh pas Borxhi e ka rrit,
    ca nga ca e vit per vit,
    e mori me 62% Borxhin publik,
    74 e ke sot, e thone pa frik
    pra o Duke kete leksion,
    jepja Rames se te degjon,
    thuaji dhe ministrave shoke,
    se Ekonomia eshte troke,
    ka kudo rrenim biznesi,
    kurse Rama ben si kendesi,
    nuk ka fare haber ne Ekonomi,
    flet prap per Timon-Tepsi,
    shko o Duke e mos perto,
    ate Ben Hametajn zevendeso,
    se me mir Minister ty,
    se ate cop mishi me dy sy.

    Reply to this comment
  3. Dashamiresi D. November 22, 03:53

    Komentuesi syrja Qarri apo Qori/! qe thua:
    Ce keqe ju vjen nga opozita e sado e keqe?!
    A je ne vete.Populli kerkon opozite konstruktive i dashur.
    Ndersa komentuesi “Populli”,duhet ta lexojne “pozitaret”, qe te shohin si i kane punet…e ti japin pergjigje.

    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  4. Dashamiresi D. November 22, 03:54

    Komentuesi syrja Qarri apo Qori/! qe thua:
    -C’e keqe ju vjen nga opozita e sado e keqe?!
    A je ne vete.Populli kerkon opozite konstruktive i dashur.
    Ndersa komentuesi “Populli”,duhet ta lexojne “pozitaret”, qe te shohin si i kane punet…e ti japin pergjigje.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  5. Mark U.K November 22, 09:03

    Po beje nje poezi edhe per te majten o poetaruc partiak.Te pakten per te mirat qe ka be e po ben.Ju lumt nga spiun ke kalue ne servi,gje qe po e kryen mire.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 22, 11:22

    VOTA ME SHUME SE EDVINI KISHTE ENVERI
    KUR MILETI VOTONTE ME URDHER KAPTERI
    KUR PARTIA ARMIQVE KOKAT U PRISTE SI DERRI
    DHE KUR VATANI ANEMBANE U BO SI VET FERRI

    prandaj:

    O POET I EDVINIT, O MAVRI BEJTEXHI
    PER CFARE VOTASH JE TUJ FOLE TI?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*