“Kush provokohet nga Gramozi dhe s’u provokua 27 vjet nga Saliu”

September 7, 2017 10:09

“Kush provokohet nga Gramozi dhe s’u provokua 27 vjet nga Saliu”

Kryeministri Edi Rama eshte pergjigjur edhe per kritikat qe kane ardhur pas zgjedhjes se Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit te Shqiperise.

Ne bashkebisedimin me gazetaret ne Velipoje, Rama tha se kush ndihet i provokuar nga zgjedhje e Rucit, eshte nje hipokrit.

“Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financohen. Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt. Kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 eshte jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh”, tha Rama.

September 7, 2017 10:09
Komento

7 Komente

  1. Besniku September 7, 10:41

    fix fare

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 7, 10:42

    KËTU KE TË DREJTË!!

    Reply to this comment
  3. Lili September 7, 10:48

    Ah ,ketu mire ka fol kryeministri…
    Po kjo nuk e fshin marren pse Ruci e Berisha jane njesoj.

    Reply to this comment
  4. Bariu Digjital September 7, 11:25

    Kesaj thenie per shokun Gramoz nuk mund t’i hiqet asnje presje, por me thene te drejten po aq hipokrit mua me duket dhe ai “kundershtar” qe cuditerisht kerkon qe PD-ja e Gerdecit dhe 21 Janarit te behen alternative konkuruese per politiken.

    Pse hiqet sikur nuk e ke kuptuar ende baren e rende qe i kane ngarkuar mbi shpatulla dy here me radhe shqiptaret ?

    Reply to this comment
  5. saimir September 7, 11:36

    shum e sakte, Po ai sali si inxhinier zbatimi i marveshjes te Katovices, te solli ty e bllokmenet ne pushtet politik. Pushteti ekonomik jua dha saliu fillimisht

    Reply to this comment
  6. demo September 7, 12:10

    Gramoz Ruci nuk ka shembur kisha e xhamia, nuk i ka dale kujt deshmitar ne salle te gjyqit,as ka diskretituar politikisht koleget ne mbledhje organizate,as ka internuar familje,as vrapoi t`ua rrembeje nxenesve te qytetit studenti partine nga dora,as ka vrare ndonje rival brenda Partise,as u ka plasur shqiptareve bomben A.Prandaj mos beni krahasime te tilla! Sali Berisha si komunist,sekretar organizate mund te krahasohet me Sotir Kocollarin(ai qe pushkatoi poetet e Librazhdit).Te burgosurit politike kur ishin gjalle e treguan me greven e urise te vitit 1995 se sa u pelqen ai surrat.Kujt nuk i pelqen surrati i Gramoz Rucit,le te mbaje surratin e Berishes ne xhep dhe t`i thote daje.

    Reply to this comment
  7. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. September 7, 19:54

    Thirrje te ndergjegjes per edvin kristaq ramen,nese ju do te ishit futur ne burg,jo vetem spiunllekun qe do te kishit ne thua,si i biri te jatit,por dhe sapunin shume here do ta kishit marre me qef,dhe jo pahire si shume fatkeqe ne burgjet e mathauzenit shqiptare qe iu nenshtruan torturave me cnjerezore nga diktatura e eterve tuaj apo e gramozerve e berishajve me lulzimen e meten me shoqe e me shoke.Mjaft me,me ironi qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti te tejdhimshem shqiptar.O evdin kristaq rama shume shqiptare po bejne vetvrasje,apo po vriten nga plumba qorr dhe nga tjetersimi e grabitja e pasurise kombetare e private,gjakmarrja si dhe plumat,”qorr”e korrupsioni ne gjygjsor dhe prokurori,a ju vret ndopak ndergjegja,apo kalova lumin te dhjefsha kalin; thua zotrote.Kesaje i thone as me pak dhe as me shume,por beme baba qe t’u ngjaje.Edvin i ke hipur kalit mbrapsh me votat e shumices se pakices qe ju votoje,kujdes me politikat e krahasimeve dhe kataputimet pa merite,se dardha e ka bishtin prapa ;thote populi.Mjaft u krekose edvin krisaq rama, vullkani shumices qe te bojkotoje po vlon,tashme ai popull po pret reformes ne Drejtesi,Vetingun si dhe zbatimin e ligjit te dekriminalizimit,ligj qe ne unison me netovicin ,medijvicin e berishovicin me shoke e shoqe e pshurret fare,aqe sa SOVRANI ne shumice i bokotoje votimet per perzgjedhjen e palokandidateve per deputet.Edvin,jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim ,si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imorlo-politik ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi dhe jo lojra fjalesh dhe trimeri apo avokati nga fuqia e pushteteve.Trimerite tuaj u pane kur moret arratine duke qare si femi ,ose veshur si grua.Mjaft me se populli te njeh rrenje e dhemballe,nuke mund te cfajesosh ligesite e Gamozit me ligesite e Berishes,apo bashovicit,se verteton bashkefajesi.Dridhuni e perdridhuni,po vjen dit qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni,ju dhe berishovicet e nanovicet me metovicet e bashovicet me shoke e shoqe,se kete e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*