Zgjedhja e Mattarellas dhe strategjia e Lega-s në Itali

May 30, 2018 11:14

Zgjedhja e Mattarellas dhe strategjia e Lega-s në Itali

Bernard Guetta*

Në Francë kishte ndodhur midis republikës së katërt dhe të pestë, në fund të viteve pesëdhjetë. Në kundërshtim me presidentët e Republikës së pestë franceze, kreu i shtetit italian nuk ka kompetenca pothuaj të pakufizuara, por ka gjithësesi detyrën e emërimit të personit përgjegjës për formimin e qeverisë dhe – me propozim të Kryeministrit të zgjedhur – të zgjedhë emrat e ministrave për t’u paraqitur në parlament, për votëbesim.

Siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën, të dielën, më 27 maj, presidenti i Republikës italiane vuri veton ndaj një emri.

Sergio Mattarella nuk e ka pranuar që një kundërshtar i shpallur i qëndrimit të Italisë në eurozonë, Paolo Savona, të bëhet ministri i ardhshëm i financave. Giuseppe Conte, njeriu që do të bëhej presidenti i ardhshëm i këshillit të ministrave, menjëherë hoqi dorë nga mundësia e formimit të një qeverie. Në këtë pikë ka shumë gjasa që Italia të shkojë në zgjedhje të reja. Duke pasur parasysh se do të jetë e vështirë të votohet para fundit të shtatorit, ekonomia e tretë e BE do të mbetet pa drejtim për disa muaj.

Për udhëheqësit e Lega-s dhe të Lëvizjes 5 Yjet, dy partitë që kishin gjetur një marrëveshje për të qeverisur së bashku, fajtori është kreu i shtetit, i cili sipas tyre ka vepruar i nxitur nga presioni i Francës, Gjermanisë dhe botës së financës. “Italia nuk është një koloni, ne nuk jemi skllevër të gjermanëve apo francezëve, spread-it apo financës”, ka sulmuar Matteo Salvini, kreu i Lega-s. Spread-i është diferenca midis normës së interesit të obligacioneve qeveritare dhjetëvjeçare italiane dhe atyre gjermane, e cila u rrit në mënyrë dramatike, pas shpalljes së lindjes së një koalicioni midis Lega-s, parti e krahut ekstrem të djathtë dhe Lëvizjes 5 Yjet, kreu i ri në moshë i të cilës, Luigi Di Maio, përdor tone të ngjashme me ato të Salvinit.

Tashmë të futur në fushatën zgjedhore, Lega dhe 5 Yjet do të paraqiten si mbrojtës të popullit kundër bankave dhe Bashkimit Evropian, por situata është thellësisht e ndryshme. Franca dhe Komisioni Europian i kishin shtrirë dorën presidentit të caemëruar të këshillit të ministrave. Nuk kishte pasur panik në tregje. Nuk ka komplot kundër koalicionit. E vërteta është se kreu i shtetit italian është garantues i interesave të vendit dhe angazhimeve ndërkombëtare, kështu që ai nuk mund të pranonte si ministër të financave, një përkrahës të daljes nga Euro, kur programi i qeverisë nuk e parashikonte këtë gjë, dhe konvertimi i borxhit të Italisë një Lirë të re,  do ta vinte Italinë në një gjendje falimenti.

Mattarella thjesht mori përgjegjësitë e tij kushtetuese, ndërkohë që Lega provoi që të imponohet, duke shpresuar që të fitojë vota në zgjedhjet e ardhshme. Problemi është se llogaria e të djathtës ekstreme mund të rezultojë e saktë.

*France Inter – Bota.al

May 30, 2018 11:14
Komento

8 Komente

  1. A.W. May 30, 11:49

    Mattarella njer sherbetor me kohe te plote i Merkel dhe Brukselit. Nuk ben zgjedhje por vetem percon urdherat qe merr nga padronet. Nuk mundet ky plak i rrjedhur te transformoje vullnetin e zgjedhesve italiane sipas oreksit te Merkel. Refuzoi te firmose nje qeveri te propozuar nga shumica e pas-zgjedhjeve e tani kerkon ti imponoje nje kryeminister kukull te Brukselit. Nuk do ja arrije, ne zgjedhje te parakohshme do shkojne por me pare do ta shkarkojne kete plak sherbetor jo i vendit tij e qytetareve te vet, pot i urdherave qe i vijne nga Merkel.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit May 30, 13:00

    Matarela eshte jurist me profesion, vitet e fundit ka qene gjykates ne Gjykaten kushtetuese. Akuzohet nga ty tranguj populiste se ka shkelur Kushtetuten per arsyen se refuzoi nje kandidat minister. Gje qe e kane bere ne te shkuaren edhe presidente te tjere. Ne vend qe te nderohej personi, tregohet me gisht presidenti per kriizen qe ka gati tre muajnga zgjedhjet.

    Reply to this comment
    • Claus May 30, 14:19

      Ne kete pike nuk jam dakort me ty “letzter Deutsche” dhe vetem per nje gje: Nese kerkon qe partite populiste te marrin rrokopujen leri te qeverisin. Kjo ka ndodhur ne Austri, Spanje, Greqi nese po i quajme dhe keta Podemos dhe Syriza parti populiste.
      Nuk dua ti hyj muhabetit kush jane dhe kush nuk jane populiste, por Mattarrella ne kete rast beri gabim dhe te madh bile.
      Sot kishte “die Welt” nje artikull ku ngrihej pyetja: “Perse nuk po flet Merkel per krizen italiane?”

      Dhe pergjigja dihej ose kuptohej: Cdo fjali e tyre do te merret ne Itali per provokacion.

      Te gjithe e kane te qarte qe Gjermania me politikat e saj beri nje dem te madh ne politikat solidare ne Europe.
      Kete e di mire dhe Merkeli dhe ministri i ri i financave socialdemokrati Scholz. Te lesh te bej politike Schäuble me financat a thua se ishte ne ne binxat plot vere te xha Gorioit ishte me te vertete nje turp.
      Tani po korrin ate qe kane mbjelle Merkel, Schäuble dhe Co.

      Mire me Greqine qe aq e kishte fuqine ekonomike, por Italia qe ka nje ekonomi qe eshte e treta ne Europe dhe ka nje suficit ne eksport-Import perse ka nje borxh aq te larte?
      Europa me politikat e Merkelit ka marre fund. Edhe ne grahmat e fundit Helmut Kohl i tha zvarre zvarre perafersisht nja dy fjale : Kijeni kujdes ate Europe qe ngrita me aq mund”, po a merr vesh trashanikja nga Merklenburg-Vorpommern?

      Mattarella ka per te shkuar si balone tauke nese behen zgjedhje te reja “gjerman”. Mattarella, Italia, Europa do te dalin si rruarr qethur dhe ne fund ….Gjermania do te dale perseri e fituar si me krizen greke, ne financa, eksporte, shit-blerje neper ankande te pasurive te shtetit italian dhe ketu cdo muhabet europe mbyllet.
      Por do te shkele mbi kufoma dhe per kete nuk ja ka fajin njeri.
      S`ke c`i thua Marksit, i ka thene keto 150 vjet me pare, keto ndoshta i di mire nga leksionet e te ndjerit A.Stefani.

      Establishmenti politik ka mbaruar.
      Na presin kohe plot te papritura…
      Pershendetje

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit May 30, 17:23

        problemi i gjermaneve eshte se besojne se gjithshka eshte ekonomi e rrjedhimisht çfare eshte ekonomi eshte edhe bilanc. Ne fakt Matarela eshte i pjekur si person dhe si politikan. Nuk i lihet timoni i anijes nje nxenesi pikerisht ne momentin e stuhise. Mjerim i madh te shikosh ekonomine e trete ne Evrope qe perfundon ne duart e nje djali qe flet bukur por qe s’di ç’eshte puna si ai i M5s dhe atij tjetrit te Leges qe shpetimin e shikon tek 500 mije emigrante te debuar me force dh taksat e Veriut te mos i shkojne Romes e qe te dy bashke mendojne se me Liren hapen portat e parave per te gjithe. Eshte koalicion qe s’do funksionoje, por pak po kthehu timoni ne asgjekund nuk do mjaftojne dekada ta çosh aty ku ishte. Per te tjerat jam dakord, me kohe jam shprehur se era Merkel duhej te kishte mbaruar ne zgjedhjet e fundit. Pershendetje!

        Reply to this comment
        • proletar May 31, 10:24

          Fansi Yt , Sot gjermano nuk eshte me Ty .

          Ke probleme me Ekonomine ,
          Nuk eshte vetem Era merkel …………………….
          ……………………………………….
          Se greket , pine shume Uzo dhe lahen
          shume ne det , Prandaj EKONOMIA NUK ecen ………………………

          Italianet hane shume makArune – Prandaj marrin borxhe ?
          Kisha deshire te lexoja Ate gjermanin tjeter ………….

          Reply to this comment
      • proletar May 31, 10:28

        KOMPLIMENTI claus !
        edhe per mua Kjo eshte e verteta .
        pa u futur ne detaje i ke shpèjeguar Qarte .

        Reply to this comment
  3. Shkambi May 30, 14:36

    Ky matarela i zgjedhun prej bolshevikve italjan pa atdhe, pa fe, pa moral organizoi grusht shtetit me qellim qi të drejtoi shtetin bismarkja, anti europjania, antikristjania kanibale – agjentja e STASI-t komunist, e bija e nji prifti protestant. Harroi ky ultrabolshevik se vllan gjykatës i nalt ja ekzekutuen brigadat e kuqe sepse ishte mafioz. Ky handikapi synon t’u japë mundsi duke krijue anarki bolshevikve të partis demokratike të fitojn terren e ne ndihm të mafies të BE-es të rizgjidhen si qeveri. Dhe ja ka arrit deri diku ktij projekti të komunistve agjent të merkelesh dhe handikapit tjetër makaron!

    Reply to this comment
    • agroni May 31, 10:33

      shkambi —
      O byrazer qenke rende o ooo
      Merr pushimet Urgjentisht ,
      dhe fillo bej sport , e bjeri mbrapa shendetit ….
      Mo ke shkrojtur i pire Mo ?
      Paske pi Raki mareje , me meze ” komunistash ”
      haaa

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*