Zgjedhja e Presidentit nga populli, Vasili: Dakord, Referendumi! Të shprehet Venecia

June 27, 2016 13:48

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Vasili: Dakord, Referendumi! Të shprehet Venecia

Zhvillimet dramatike që pasuan në Britaninë e Madhe si rezultat i referendumit për daljen nga BE ka stepur disi politikën shqiptare për ta parë si zgjidhje për çështje të rëndësishme  këtë mekanizëm kushtetues.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke komentuar nismën e deputetëve Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi për ndryshimin e nenit në Kushtetutë sa i përket referendumeve, ai tha se do të ishte mirë që edhe për këtë të shprehej Komisioni i Venecias.

Vasili: Propozimi i dytë për çështjen e referendumeve. Propozimi kërkon një ulje të dukshme shumë të rëndësishme të mundësisë të deputetëve që mbështesin një referendum për mbajtjen sa më parë të një referendumi.Këtë kuptim ka, duke pasur një numër sa më të ulët.Edhe këtu çështja është delikate, ngjarjet më fundit në Angli na bëjnë të jemi shumë të kujdesshëm para se të formulojmë opinione politike për arsye se këto referendume të cilat shpesh dhe për shkak të numrave të vegjël të deputetëve apo nismëtarëve të tyre mund të promovohen nisur dhe nga ethe apo emocione elektorale, si rasti i Cameron.

Nxisin stabilitet, qëndrueshmëri ekonomike, konseguencë politike të parimeve të cilat vendet marrin në një monment të caktuar apo krijojnë paqëndrueshmëri të reja me shumë të panjohura? Rasti i Anglisë është një rast tipik i një politike që ka qenë konsideruar shembullore, na tregoi të kundërtën.Këto dy propozime nuk kanë pse të paragjykohen, por do ishte mirë që edhe për këto të shprehej Venecia.Janë delikate dhe spontaniteti dhe mosmarrja e ekspertizës më të mirë ndërkombëtare do ta përkeqësonte ecurinë e mëtejshme të propozimeve.Kërkohet mendim i kualifikuar për këto.

Të njëjtin qëndrim ndau dhe për zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Vasili: Në parim ne jemi dakord me zgjedhje të Presidentit nga populli, pse jo, por në këtë moment ne duhet të jemi shumë të qartë me opinionin publik, se këtij Presidenti nga populli me këto përgjegjësi të veçanta që populli ja jep masivisht me votimin e tij cilave kompetenca u përgjigjen? Të Kushtetutës mëmë të vitit 1998, të asaj të ndryshuar në 2008 apo të asaj propozohet nga reforma e re në drejtësi, e cila i kufizon së tepërmi dhe pothuajse i bën simbolike këto kompetenca?Pa i dhënë përgjigje një pyetje të tillë sigurisht çështja që shtrohet a do kishte vlerë një President i zgjedhur nga populli dhe një përgjegjësi kaq e madhe politike me kompetenca simbolike? Kjo çështje kërkon një përgjigje për të pasur mundësinë që kushdo të ketë një qëndrim të tij përfundimtar.

Lidhur me propozimin e socialistit Pandeli Majko për të shkuar në zgjedhje të parakohshme sëbashku me referendumin, Vasili komentoi shkurt: “Nuk kemi pasur ndonjë propozim në tavolinë për këtë”.

June 27, 2016 13:48
Komento

2 Komente

  1. Arber June 27, 14:34

    “Te shprehet Venecia”?! Keta politikane jane kuklla!

    Reply to this comment
  2. sazan June 28, 12:18

    Jo vettem presidenti te zgjidhet nga populli por te ngulet fort kembe per te pergjysmuar parlamentaret . Deri me sot vetem sherrin luften ,krimin ,padrejtesine,
    paligjeshmerine, korrupsionin , drogen ,prostitucionin vjedhjen ,vrasjet kane ligjeruat .
    Deputete vemje amorfe, pjella me e keqe e ketij populli qe do vuaj gjate per shkak te anadollakeve qe i kane hypur ne zverk dhe po i pine gjakun dhe i trtin kocken

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*