Zgjedhjet ’13, ja axhenda e takimeve me partitë

November 2, 2012 23:29

Zgjedhjet ’13, ja axhenda e takimeve me partitë

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ashtu siç kishte njoftuar më parë,  do të nisë ditën e hënë me 5 nentor  takimet e veçanta konsultuese me perfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Pak ditë më parë, Nishani kishte njoftuar datën e nisjes së takimeve, ndërsa sot Presidenca ka zbardhur axhendën e takimeve.  Takimet do të nisin në orën 10:00 me përfaqësuesin e maxhorancës, kreun e grupit parlamentarë të PD-së, Astrit Patozi, për të vijuar më pas 60 minuta më pas me përfaqësuesin e PS-së, Gramoz Ruçi.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit priti në një takim anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Orientim vetëm nga Kushtetuta, e drejta dhe ligji zgjedhor, pavarësisht situatave që mund të krijohen gjatë procesit zgjedhor dhe paszgjedhor”- tha Nishani në takim

Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës.

Ora 10:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Z. Astrit Patozi

Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Z. Gramoz Ruçi

Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar te Partise Levizja Socialiste per Integrim, Z. Lefter Koka

Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partise Republikane, Z. Fatmir Mediu

Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule

Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpetim Idrizi.

November 2, 2012 23:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*