ZGJEDHJET 2021 / Diaspora letër krerëve të politikës dhe ndërkombëtarëve: Kërkojmë përfaqësim direkt në Parlamentin e ardhshëm

September 4, 2020 10:01

ZGJEDHJET 2021 / Diaspora letër krerëve të politikës dhe ndërkombëtarëve: Kërkojmë përfaqësim direkt në Parlamentin e ardhshëm

Përmes një letre zyrtare, Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhjet elektorale të ardhshme.

Ajo u ka bërë kërkesë presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ-së që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Ajo kërkon të jetë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetën pjesë monitoruese në zgjedhje.

“Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë”, shkruan Diaspora për Shqipërinë  e Lirë.

Letra e plotë:

Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.

Drejtuar:

– Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI

– Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise, Z. GRAMOZ RUÇI

– Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së

Shqipërisë, Z. Edi Rama

– Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha

– Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi

Për dijeni të:

– Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta

– Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko

– Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA

– Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana

– Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA

– Perfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt

Të nderuar,

në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.

Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 Milioneë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.

Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës. –

– Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit.

Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtëpërdrejtë nga ky proces.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu:

1.Përfaqesimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm

2.Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit

3.Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës

Duke ju uruar punë të mbarë, mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

j.l./ dita

September 4, 2020 10:01
Komento

16 Komente

  1. Speedy Gonzales September 4, 10:05

    kush na qenka “Diaspora per Shqiperine e Lire “ ?
    kur u formua ?
    nga kush ?

    prape ndonje plehre qe kerkon te haje ne kurriz te budallenjve aka popullit

    Reply to this comment
    • Z September 4, 11:01

      SHume te drejte keni Speedy Gonzles! Kush na qenka kjo shoqeri? Kush e drjton? Mos eshte prape Saliu me spiunet e vet?

      Reply to this comment
  2. Fredi September 4, 11:05

    Vetem kjo fraza <>, na e ben te qarte se jane kopeja e Berishes jashte vendit. Keshtu pret Berisha dhe i biri tu shpetojne krimeve, duke thirrur per ndihme kete lloj kontigienti te diaspores qe kerkon te cliroje Shqiperine nga shteti me te vertete, per te kthyer shtetin e rumpalles me luge ne brez.

    Reply to this comment
  3. Niku September 4, 11:08

    Unë jam një nga këta 1.6 milionët që thuhet në letër, por nuk njoh asnjërin nga këta që më përfaqsokan mua. Mendoj se këta janë disa karrierista që kërkojnë ofiqe për veten e tyre. Pra janë I njëjti brum si politikanët e Shqipërisë. Le të krijohen parti politike të reja, me program të detajuar dhe pastaj mund të futen në votime. Jo kështu, pa I njohur fare dhe të më përfaqsojë edhe mua!!! Jam kundra kësaj forme. Ne mund të votojmë për kandidatët e partive në Shqipëri të cilat I njohim dhe jo të votojmë njerëz të panjohur vetëm se qenkan emigrantë!

    Reply to this comment
  4. ILIRET September 4, 11:57

    Keta qe shkruajne duket qe jane koqe injorantesh.
    Diaspora eshte tjeter gje dhe emigrantet jane gje tjeter.
    Diaspore jane edhe shqiptaret qe kane ikur para 100 vjetesh. Mirepo nuk jane shtetas shqiptare. Ka qe e kane mare shtetesine shqiptare.
    Emigrante zakonisht quhen ata qe jane larguar nga Shqiperia pas vitit 1990. Keta jane me dokumenta te rregullta ne vendet ku punojne dhe jane te rregjistruar atje.
    Mirepo edhe nga emigrantet e pas 90 ka shume qe e kane lene shtetesine shqiptare.
    As keta nuk mund te votojne dhe as mund te zgjidhen deputete.
    Pra duhet folur per shtetas shqiptare qe punojne e jetojne jashte vendit. Keta kane te drejte me kushtetute te zgjedhin dhe te zgjidhen.
    Mirepo keto zgjedhje nuk behet fjale. Sepse Majko nuk ka kohe ti rregjistroje. Eshte ne gjume….

    Reply to this comment
    • Niku September 4, 12:55

      Ti me emrin “Ilirët”, që nuk bën pjesë në grupin “koqe injorantësh”, di të lexosh shqip letrën?! Aty shkruhet 1.6 milionë shtetash shqiptarë që jetojnë jashtë vëndit. Pra futemi edhe ne që kemi ikur pas 1990-tës. Kush tha se ne nuk kemi të drejtë me kushtetutë që të mos zgjidhemi?! Shkruan perçart, pa llogjikë. Meqë qenka kështu përse të mos votohem unë?! Ju nuk më njihni, por pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që unë të bëhem Deputet!

      Reply to this comment
    • Beni September 4, 13:07

      Po pra si do votojne keta, se hiq nja 300 shqiptare, te tjeret e i ke me emra te rreme.

      Reply to this comment
  5. Një emigrant i pa shpresë ta shohë Shqipërinë zonjë September 4, 13:25

    Diasporë! Kush hyn në diasporë? Kush janë këta që shkruajnë? A mos vallë diasporë është edhe Xhejms Belushi dhe kërkon të zgjidhet ministër i kulturës? Çfarë nënshtetësie kanë këto njerëz, shqiptare me pasaportë dhe letërnjoftimi shqiptar, leje qëndrimi që e ndërrojnë sipas një riti të shteteve ku banojnë, apo nënshtetësi të huaj?

    Reply to this comment
  6. LORA September 4, 14:02

    Ja,edhe nje tentative e re per te tjetersuar vullnetin e Popullit Shqiptar,qe punon,jeton dhe paguan taksa ne Shqiperi.
    Si e gjeten keta qe qenkan 1.6 milion,,,,,,me shume se ata qe votojne , pas 90-es ,*ne Shqiperi.
    Duket qartazi qe shqup-i dhe lesh-e-lizmi i integrum te bindur qe nuk e fitojne besimin e shqptarve ne shumice e kane hudh spirancen ne mundesine e pushtetit te importum nga anonimet e diaspores “per Shqiperine e lire”.
    Per kete fare diaspore .
    Shqiperia nuk qenka e lire!!!!!

    Reply to this comment
  7. xxx September 4, 14:37

    Emri ktyre “Diaspore” (duhet ta kishte “Duaspore”) ka vetem rendesi sa per cover. Diaspora shqiptare eshte e paorganizuar s’ka as koke as trup, ky kerma i sali berishes na paska mbedh firma per parti politke konform ligjit shqiptar. Pa rishikojeni pak ate ligj handikap se eshte burimi organizimit te cdo grupi horrash e mafjozash ne force politike. S’ka asnje force politike numrat e mjaftueshem pervec dy-tre partive kryesore aktuale. Edhe ato shifra te rreme.
    Shporru tutje kerric i berish vicidolit, te pelqen te fusesh lugen ne corben e perbashket te taksapaguesve shqiptare.

    Reply to this comment
  8. ShkoDrani September 4, 14:38

    Si i larguar nga Shqiperia dhe i vendosur ne nje vend tjeter, dua nje Shqiperi te bukur e te mire per te gjithe ne, por TE DREJTE VOTE NUK DUA dhe NUK ME TAKON.
    Per arsye se nuk jetoj aty e nuk i paguaj taksa Shqiperise. E gjykoj se eshte e padrejte ndaj atyre qe jetojne nen pisllekun politik atje, e po ashtu mendoj se e gjitha do te ishte nje shpenzim i kote e barre ekonomike per nje shtet te vogel si atdheu yne.

    Me mire zgjeroni aeroportin dhe lehtesoni mundesite per tao qe duan te udhetojne e shpenzojne ne atdhe.
    Ne vend qe te tre-kater here ne vitne Florida e diku tjeter, do udhetoja ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  9. 888 September 4, 14:46

    Cfare eshte kjo Shqiperia e lire?
    Mos jane kelyshet e atyre qe vinin si diversante pas clirimit dhe vrisnin vajza e gra qe shkonin ne hekurudhe?
    Akoma nuk e kane marre vesh keta laro se Shqiperia eshte e lire prej vitesh?
    Cfare kontributi kane dhene keta laro qe dashkan te behen deputete!

    Reply to this comment
  10. Dhimbia e madhe Popull September 5, 01:07

    E para e punes duhet qartesuar:jo OPSHE*-*DIASPORE dhe EMIGRANTE ! ? Mbi te gjitha,-*vertetesia e Shtetesise shqiptare.* ! duhet pare, sa e si kontribon per Shtetin shqiptar…
    .Nje shqiptar,qofte dhe me dokument, kur eshte i denuar nga shteti shqiptar, per -*tradheti kombetare,*-ska si te votoje per kombin..dhe e fundit:
    Cilet jane keta*PERFAQESUES* te *Shqiperise LIRE*??!.
    Nga komentuesi pare S..G.. tek 888 ka vend per tu ndaluar–kopetetnte…!
    Megjithate te flasin kopetentet.konform ligjeve…..

    Dhimbia e madhe POPULL !

    Reply to this comment
  11. edi September 5, 07:17

    Perse per çdo gje duhet t’ja vini si barre Berishes e PD.es !Anuk ishte ai Ramuti juaj qe e propozoi nje ligj qe te votoje dhe votohet edhe diaspora apo keshtu ju ka mesuar partia dhe kryekaqoli qe per ç’do gje fajin e ka Berisha.Edhe se po mbush 8 vjet qeverisje,edhe pse ka vepruar si ka dasht ai bashk me ju qe paguheni nga ai (ndoshta si puntore ne ujesjellesa ) gjithmone vetem justifikoheni me Berishen.Perderisa ne ç’do gje,ne ç’do pune qe ju nuk arrini ta beni thoni qe drejton Berisha perse nuk ja dorezoni pushtetin por rrini aty sa per te marre rrogen ?

    Reply to this comment
  12. Saras September 5, 07:36

    Edhe une jetoj dhe punoj ,jam dhe shtatas ne kete vend te huaj te atdheut tim,por nuk po e marr vesh c’qenka kjo mender diaspor e quajtur “Shqiperia e Lire”….. apo eshte ajo e “Mergates se Qyqeve” dmth te pjellet e tyre ,qe kujtojne se eshte bere deti kos dhe oburra te perlajne cfare te munden…..
    Une,por edhe shume te tjere si puna ime nuk e njohim “Diasporen Shqiperia e Lire”.
    Apo eshte organizata e Elez Biberajt …..

    Reply to this comment
  13. Dhimbia e madhe Popull September 5, 13:55

    Bravo *Saras*!.. thene shqip..*kush eshte kjo diasporre?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim