Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE-ODIHR letër Çakos

July 6, 2017 15:26

Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE-ODIHR letër Çakos

 

Misioni i Monitorimit të Zgjedhjeve OSBE-ODIHR, vlerësim për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Pas përfundimit të Misionit të Monitorimit së Zgjedhjeve OSBE-ODIHR të 25 Qershorit, Ambasadori dhe drejtuesi i këtij misioni Peter Tejler ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në këtë proces zgjedhor.

Me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, Tejler shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Misionit të Monitorimit.

Ambasadori Peter Tejler ka vlerësuar në veçanti edhe rolin që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë luajtur në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim”, shkruan shefi i ODIHR në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar Policisë së Shtetit ambasadori Tejler vë theksin tek rëndësia e rritjes së besimit të publikut.

“Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”, shkruan ambasadori Tejler.

July 6, 2017 15:26
Komento

2 Komente

  1. malo July 6, 15:55

    Kryemadhi tha se policia u be njesh me bandat; mesa duket edhe ODIHR paska pasur nje bande,bile te kryesuar nga vete ambasadori (!!!)

    O ju garipat e LSI do beni politike reale per popullin ju,apo do vazhdoni recitimet me banda, te cilave nuk ju vute kurre nje emer.
    Me thoni nje bande me emer dhe do votoj per ju.
    Degjon o kokemadhe kryetare…

    Reply to this comment
  2. Fat man July 6, 15:59

    Z. Tejler, nga nje kopje te kesaj letre falenderimi dhe mjaft realiste dergoje te Lul Shalengjituri dhe tek cifti Presidencial Like-Mona.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim