Zgjedhjet, britanikja Audrey Glover në krye të misionit të ODIHR

May 13, 2019 15:53

Zgjedhjet, britanikja Audrey Glover në krye të misionit të ODIHR

Opozita është duke u përgatitur për protestën e radhës duke ngulmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit me Edi Ramën, kryeministër. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për t’i monitoruar nga afër këto zgjedhje.

Një burim diplomatik nga zyrat e ODIHR në Poloni i tha gazetarit Muhamed Veliu, se kreu misionit afatgjatë të monitorimit për lokalet e 30 qershorit do të jetë britanikja Audrey Frances Glover, një emër jo i panjohur për zgjedhjet shqiptare.

Katya Andrus zëdhënëse e OSBE dhe ODIHR, “ODIHR do të ketë 18 vëzhgues afat gjatë dhe ne kemi kërkuar 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë zgjedhjet në të gjithë vendin. Ne jemi të mirë-informuar për zhvillimet e fundit dhe po bëjmë një monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”.

Ambasadorja Audrey Glover është një njohëse e mirë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri pasi për herë të parë në vitin 1996 ajo do të kryesonte misionin afatgjatë të vëzhgimit, shkruan TCH.

ODIHR do t’i besonte asaj edhe drejtimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.

ODIHR në vitin 2009 do të deklaronte se qeveria e kohës kishte kundërshtuar caktimin e ambasadores Audrey Glover si kryesuese e misionit vëzhgues ndërkombëtarë, pasi gjetjet e saj për zgjedhjet e vitit 1996 hasën kundërshti nga qeveria.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 e risollën përsëri në Shqipëri ambasadoren Gllover bashkë me 250 vëzhgues ndërkombëtarë.

Për të katërtën herë ambasadores britanike do t’i duhet të vihet në krye të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri atyre të 30 Qershorit, të cilave i ka paraprirë një situatë politike e tensionuar.

Nga njëra anë opozita që thotë se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i cili tha një ditë më parë se në Shqipëri ka 5500 qendra votimi, dhe mbi të gjitha edhe shumë nga ata deri ditën e zgjedhjeve do të jenë informuar plotësisht se çfarë të ndodh nëse prek procesin zgjedhor.

E ka Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë do të theksonte kryeministri Rama. Është shumë i qartë.

Është shkruar bashkërisht me Partinë Demokratike kujtoi kryeministri, kur Partia Demokratike ishte në qeveri dhe është një nga produktet më solide të konsensusit politik, se çfarë duhet t’i ndodhë dikujt që prek zgjedhjet.

 

b.b/dita

May 13, 2019 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim