Zgjedhjet e 2017-s, Basha ua beson ‘berishistëve’, por largon Topallin

April 27, 2016 21:23

Zgjedhjet e 2017-s, Basha ua beson  ‘berishistëve’, por largon Topallin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka caktuar drejtuesit e Grupeve të Punës në 12 qarqe të vendit.

Ndryshe nga sa pritej, fushatën elektorale të Partisë Demokratike në qarqe do ta drejtojnë ish ministrat si Genc Ruli, Genc Pollo, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Eduard Halimi, Arben Imami etj.

Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit. Për të dy këto figura të rëndësishme në PD, ky mund të jetë edhe një “përjashtim i butë” nga radhët e demokratëve, ndonëse është ende shpejt për të bërë llogaritë e listave të kandidatëve.

Report tv raporton se në qarkun e Tiranë, grupi i punës do të drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar dhe njëherazi nënkryetar i PD, Edi Paloka.

Në Korçë shkon Genc Ruli, i cili pas rezultatit të dobët në dy zgjedhje radhazi largohet përfundimisht nga Gjirokastra, për t’i lënë terren Tritan Shehut.

Edhe Genc Pollo largohet nga drejtimi i fushatës elektorale në Berat, duke kaluar në Fier.

Në Berat shkon ish ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili në 2013-n ishte në Korçë dhe në 2015-ën në Elbasan.

Ndryshime ka edhe në qarkun e Vlorës, ku largohet Arben Ristani për t’u rikthyer Arben Imami. Ish ministri i Mbrojtjes në dy zgjedhjet e fundit, 2013-ë dhe 2015-ë, ka udhëhequr fushatat e PD përkatësisht në Elbasan dhe Shkodër.

Fushata e PD-së në Durrës i besohet ish ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili është zgjedhur deputet në këtë qark në dy legjislaturat e fundit. Nga ky qark largohet Edmond Spaho, i cili për parlamentaret e 2017-ës do të jetë në qarkun e Elbasanit.

Aldo Bumçi do të kryesojë sërish fushatën e Lezhës dhe Flamur Noka atë të Kukësit.

Surprizë mund të cilësohet kalimi i Arben Ristanit në krye të Grupit të Punës në qarkun e Shkodrës dhe Gent Strazimirit në atë të Dibrës.

Topallit dhe Patozit nuk u është besuar asnjë zonë zgjedhore.

April 27, 2016 21:23
Komento

2 Komente

  1. BLACK SWAN April 27, 22:04

    ahhahahhahhahahahhahahahahahahaa
    dhe thashe une c’pati Sala
    Sale ke te drejte ,o rrembeni armet ,o pushtet nuk ka
    Tritani mire do ishte dhe ne Lushnje , vota mase nuk merr po ku i dihet ,ndonje gje do marri
    Pollo ne Fier ,ahahahhahahahahhahahaha ,uh cfare gazi Pollo zevendeson Olldashin??!
    dhe te vdekur po e tall !!!
    merr armet Sale , merr armet ,hiqi nje plumb kokes Lulit , jo tani jo ,prit te dal Shullazi , se keshtu rregullohet mir e bukur ,
    heq qafe nje trap ,kriminelin e ke gati te fabrikuar
    ke dhe arkivolin per kryeministrine
    te mungon Izeti ,po ke vellain e Alibeajt ,ka ngele pa pune 😛
    humben me 1 mil vota nga keta surrate ,dhe nxjerr po keta surrate …..
    opozitare po vellezer 8 vjet ti dhe 8 vjet une !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*