Zgjedhjet e 21 qershorit, OSBE nis trajnimin e 6 300 policëve

March 23, 2015 18:03

Zgjedhjet e 21 qershorit, OSBE nis trajnimin e 6 300 policëve

Në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të fillojë nesër një sërë trajnimesh për rolin e policisë në zgjedhje.

Në fazën e parë të trajnimit, në datat 24-27 mars, do të marrin pjesë 110 zyrtarë të nivelit të lartë e të mesëm të policisë, përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e qarqeve, drejtorët e policisë kufitare dhe të emigracionit, si dhe shefat e komisariateve.

Më pas, Prezenca e OSBE-së do të trajnojë 6 grupe trajnuesish, të cilat do ta shtrijnë trajnimin te rreth 6 300 punonjës policie, deri më 30 prill.

March 23, 2015 18:03
Komento

2 Komente

  1. Bocari March 24, 17:29

    Te votosh partiaket dhe sherbetoret e tyre pas 25 vjet diktature mafjoze eshte tja futesh vehtes.
    Une votoj vetem per kandidate te pavarur pa lidhje dhe pa te kaluar politike. Shqiperia ka plot bije dhe bija te ndershem.e te afte. Duhet te ndryshojme sistemin. Bashkia nuk ka lidhje me militantizmin partiak. Vec emrit nuk ka ndryshuar asgje nga organizimi i diktatures komuniste.

    Reply to this comment
    • Pellazgu March 24, 17:44

      @Bocari

      Të lumtë Bocari!
      Ka ardhur koha që shqiptarët më në fund të kuptojnë se ky vend nuk është plaçkë e tregut politik, të cilën partitë kioska të kryetarëve ta pretendojnë për ta rrëmbyer në Fushatat ku çdokush nga Kryeçakejtë ndërsen ushtarët për të përlarë sa më shumë nga ky vend, a thua se është kërmë e hedhur kazanëve të plehrave.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*