Zgjedhjet e 30 qershorit, Dervishaj: Do angazhohen 7779 policë

June 28, 2019 18:11

Zgjedhjet e 30 qershorit, Dervishaj: Do angazhohen 7779 policë

Plot 7779 punonjës policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ditën e diel. Në një deklaratë për mediat, drejtori i rendit publik Albert Dervishaj bëri publike masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Janë trajnuar 7.779 punonjës të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, janë bërë përllogaritjet të punonjësve të Policisë, për automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj.

Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 15 Qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin e përcaktuar:
– Listën me 5.876 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.
– Listën me 281 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë, Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit dhe struktura të tjera, do të dërgohen 1.450 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor në disa Drejtori Vendore të Policisë; si dhe do të vihen në dispozicion 543 automjete”, tha Albert Dervishaj.

Forcat “Komando” do të ruajnë 84 objekte të rëndësishme

Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 84 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat “Komando”.

280 punonjës të Policisë të objekteve, do të angazhohen për sigurimin e objekteve zgjedhore dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.

Po hetohen sulmet ndaj KZAZ, 59 të arrestuar

Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen  veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, kryesisht sulme mbi KZAZ dhe punonjësit e policisë  të planizuar pranë këtyre KZAZ-ve, djegie të materialeve zgjedhore, vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Në këto ngjarje janë përfshirë 250 autorë, nga të cilët 59 janë arrestuar 138 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 persona janë shpallur në kërkim.

Bashkëpunim mes policisë, OSBE dhe KQZ

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë zgjedhjet, ka qenë permanent. Me Prezencën e OSCE në Shqipëri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme kemi kryer trajnimet e punonjësve të Policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, na ka mbështetur në procesin e trajnimeve, por edhe për financimin e “Librit të Xhepit”, e cila është shpërndarë në të gjithë punonjësit e policisë. Lidhur me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR, është siguruar e organizuar puna në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, që ata të kenë akses dhe të monitorojnë masat lidhur me procesin zgjedhor.

Janë përcaktuar koordinatorët e Policisë së Shtetit me institucionet ndërkombëtare, nëpunësi ndërlidhës i saj me KQZ, si dhe jemi në plotësim të detyrimeve në kuadër të Task Forcës së krijuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Kryeministri për zgjedhjet, duke bashkëpunuar ngushtë me këto institucione.

Asnjë punonjës policie nuk ka shkelur ligjin

Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të një anshme apo politike.

Aplikacion digjital për monitorimin e policisë për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 1 Qershor 2019 që ka filluar periudha zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij. Është në funksion aplikacioni dgjital për raportimin dhe monitorimin e masave të Policisë së Shtetit për ruajtjen e objekteve zgjedhore, për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi, me përgjegjësit e tyre dhe numrat e telefonit, e cila është nën përgjegjësinë e Grupit të Drejtimit në DPPSh, i cili do të ndjekë online, të gjitha masat e policisë duke bashkëpunuar me Grupet e Drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë. Qëllimi i krijimit të këtij aplikacioni dhe të hartës digjitale është që ne jo vetëm të zotërojmë situatën për realizimin e detyrave tona në ditët finale, por edhe të kemi një komunikim në kohë reale për çdo rast që punonjësit e policisë me shërbim, do të kenë nevojë, të japim orientime të shpejta që zgjidhjet të jenë vetëm ligjore.

Kërkohet angazhim maksimal 

Lidhur me detyrat në këtë fazë të procesit zgjedhor Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ka dërguar një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilit ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative, duke kryer veprime të shpejta dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë në rastet kur ka kallëzime penale që mund të bëhen nga subjekte të ndryshëm, si dhe të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore.

Në përfundim theksoj se gjatë ditëve të fundit nga subjekte politike janë dërguar njoftime në disa struktura vendore të policisë, nëpërmjet të cilave kërkohet organizimi dhe zhvillimi i tubimeve apo protestave në territorin e disa njësive të qeverisjes vendore, pa ndërprerje nga data 27.6.2019 deri në datën 02.07.2019, si dhe pranë KZAZ- ve e Qendrave të Votimit në territorin e disa bashkive.

Një ditë para votimi, Kodi Zgjedhor parashikon heshtjen zgjedhor

Kujtoj së në pikën 2 të nenit 77 të Kodit Zgjedhor përcaktohet se: “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore  nëpërmjet organeve të medias, zhvillimi i mitingjeve ose veprimtarive të tjera zgjedhore…”.

Protestat në 29 dhe 30 qershor janë të kundra-ligjshme

Sa më sipër sqaroj së çdo organizim dhe zhvillim i tubimeve dhe protestave në datat 29 dhe 30 Qershor 2019, data që korrespondojnë me periudhën e “heshtjes zgjedhore”, janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal, pasi konsiderohen vepra penale të cilat prekin dhe cenojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve apo personave për të ushtruar të drejtën e votës, të parashikuara në Kreun e X-të të Kodit Penal. Sipas dispozitave të këtij Kodi, këto vepra penale kanë si masë dënimi atë me burgim nga një deri në pesë vjet.

Ditën e zgjedhjeve ndalohet grumbullimi para qendrave të votimit

Gjithashtu, në Vendimin e KQZ-së me Nr. 498 datë 24.06.2017 përcaktohet se gjatë ditës së votimit nga momenti i hapjes së qendrave të votimit në oren 07:00 deri në momentin e mbylljes së tyre në orën 19:00, ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër e personave të cilët nuk janë parashikuar nga neni 110 i Kodit Zgjedhor, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit (oborret, korridoret, apo përpara hyrjes në objekt ku janë vendosur qendrat e votimit).

Sqaroj se Policia e Shtetit në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Udhëzimin nr. 7, datë 23.03.2009 “Për detyrat e Policisë së Shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhje”, i ndryshuar, sikurse u thanë më lart, ka planifikuar masat për ruajtjen e sigurimin e objekteve zgjedhore, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territor, ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik etj., sipas kërkesave ligjore dhe procedurave standarde të miratuara.

 

 

b.b/dita

June 28, 2019 18:11
Komento

6 Komente

  1. Sharlatani i SELANIKUT Fahri Xharra June 28, 18:23

    “[Liberals] cannot simply dictate anything to anyone just like they have been attempting to do over the recent decades,” he said. Mr Putin branded Chancellor Angela Merkel’s decision to admit more than 1m refugees to Germany, mainly from war-ravaged Syria, as a “cardinal mistake”.

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA June 28, 19:54

    Bashkebisedim virtual me Zef Hilat e Shqiperise

    A PAK GJAK KEMI DERDHUR PER KETA
    KRYEBANDITE !?

    – Jug e Veri jemi nje … Jemi Shqiperi !
    – Cfare beri Sali Berisha apo Edi Rama per
    Veriun !
    – Thirrini mendjes atdhetare e trurit shqiptar !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O Zef Hilat e Shqiperise: po Bebe jeni ju qe tu cazite e tu ktheje ne kamikaze SaLike Lulush Mul Stanishic, Mona Cizme Floriri Lalezi !?
    Po si mund te hedhish Molotov mbi kokat e bijeve tu me uniforme policise qe paguhen me pak se cereku jot.
    Po cfare pret ti nga djemte e tu qe i perfshive ne akte te mirefillta terrori !
    Kush vret nje njeri vret mbare njerezimin, more antikrisht i mallkuar, more vrases ne tentative i Nene Terezes dhe Taliban i Voltana Saleh Ben Ladenit !
    Si malesor qe je a e di ti dhe talebanet e Voltana Hitlerit se pervecse me ligjin e drejtesine, pervecse me shtetin hyni ne gjak edhe me vellezerit e motrat, bijte e bijat e popullit tuaj dhe familjet e tyre ne baze te Kanunit te Lek Dugagjinit !
    A pak gjak te njeri- tjetrit derdhem ne 1997 e 2011 e per 46 vjet diktature per te derdhur edhe sot per karriket e pasurite, per kolltuket e vilat, per Blloqet e Lalezit, per Farkat e Linzat, per Kunet e Dhermite… per miliona e Xenit e Armines, per shkollat sa frengu pulen te Siborave e 13 banjot edhe per macet te Mona Cizmeve e Like Florinjeve ?
    A e di Zef Hila se per nje thirrje te nje 16 vjecari te Haklaje ne mitingun elektoral te qershorit 1997 me Bajram Curri te Tropojes, Sali Berisha dhe kamikazet e tij ia vune pushken brinje ne brinje tritolin, zjarrin e flaken shpi per shpi krejt Malesise se Gjakoves nga Fierza ne Keshin e Vujkut e nga Bytyci e deri ne Salce e Currajt e Eperm te Nikaj- Merturit .
    A nuk e di Zef Hila se vetem dy muaj me pare po ky Sali Berishe kishte urdheruar aeroplanet luftarake per mbrojtjen e Shqiperise nga pushtuesit e huaj, qe te godisnin me zjarr e me hekur, me bomba e Napalm Vloren e Fierin, Gjirokastren e Tepelenen, …Jugun e Shqiperise vetem per nje karrike presidenti te perjetshem me kembe mbi gjakun e kufomat e vellezerve tane te Jugut !
    A nuk e di se Sali Berisha mobilizoi e armatosi mijera mercenare veriore bile edhe serbe midis tyre per te gjakosur vellezerit tane te nje gjaku ndersa hirdhite e Milloshevicit gjakosnin Kosoven !?
    A e di se per tre muaj mars-korrik 1997 per ate kolltuk te gjakosur u vrane e sakatuan gati 10 mije shqiptare, gati po aq sa shfarosi Hitleri i Ballkanit Sllobodan Milloshevici be Kosove be vitet 1998-1999, ose dyfishi i shqiptareve te ekzekutuar nga ish diktatura gjakatare e Enver Hoxhes per gjysem shekulli katrahure komuniste ?
    A e di Zef Hila se per dy vite per ate thirrje femije u vrane 175 tropojane ose gati pesefishi i te ekzekutuarve ne fushe-beteja me diversantet dhe terroristet e Rankovicit dhe vendime Gjykate ligjore per krimi te renda ne 46 vjet diktature !?
    A e di se Sali Berisha e gjeti Bajjram Currin nje qytet alpin qelibar dhe e la me keq se nevojtore e Kandahar!
    A e ke pa cfare ndryshimi rrenjesor ka pesuar Vlora dhe ku ka mbete Shkodra gjate 6 vjeteve te fundit!
    Jo po Edi Rama eshte kunder Veriut!
    Jo po Edi Rama perkrah Jugun si Enveri !
    Po akoma nuk keni mesuar se vendlindja, Toka ku i ra koka Edi Rames eshte Shkodra dhe jo Tirana as Vlora !?
    Turp e faqja e zeze per telalle e papagalle te Beogradit e Athines, te Moskovit e Sali Sharovit ala Voltana Ademi qe perhapin shpifje e percarje te tilla te turpshme e cinike thellesisht e tmerresisht antishqiptare.
    Po ta leme vendlindjen se te gjithe shqiptaret kemi nje vendlindje- Shqiperine !
    Cilat jane faktet dhe e verteta cullak !?
    Tri here e pagoi Sali Berisha me taksat e shqiptareve dhe jo parate e Ram Halilit as te Shiqeres rrugen Bajram Curri -Valbone rrugen Koplik- Vermosh…
    Kater here i vodhen paret e shqiptareve kamikazet e tij ne Tropoje dhe Shkoder !
    Te dyja mbeten ne mes te rruges!
    Per tri vjet Edi Rama jo me paret e Kristaqit as te Nene Anetes por te shqiptareve i kreu dhe me cilesi evropiane !
    Cfare sollen ato per popullin e tyre.
    Pesefishimin e te ardhurave nga Turizmi malor. Jete me te mire, me te begate e qyteterim perendimor, qetesi e mireqenie shoqerore… asnje vrasje per gakmarrje ne ato shkrepa hakmarrjeje shekullore per tri vjet kur ne Shkoder jane kryer mbi 50 te tilla !,
    Solli, rikthimin deri nga Nju Jorku e Londra, Oslo e Zelanda e Re… te mbi 2000 imigranteve qe e pane se kishin lene Zvicren natyrore shqiptare per Bronxin e Hamtermakun se me kursimet e mbledhura me dy e tri pune e jete ne bodrume Harlemi nuk mund te blinin asnje kasolle qeni ne Bronx munden te ngrinin tri kulla e 10 shtepiza turistash edhe amerikane ne trollin e vet hyjnor nga bukuria e Legjenda nga mikepritja !
    Kryebashkiaku demokrat i Bajram Currit Besnik Dusha mobilizoi trurin tropojan per projekte zhvillimi per dhe bashkepunoi me kryeministrin e qeverine qendrore.
    Voltana zgjodhi karshillekun dhe Molotovet e Saleh Lulush Edi Mul Stanishicit… ndaj lutjeve te Rames per orojekte zhvillimi e perparimi, tritolin, djegjet e shkollave dhe revolucionin bolshevik Putino- Stalinist te Saplehut te Vicidolit dhe Lulezim Kaqolit !
    Une i drejtohem Voltana Ademit me Voltazh te Larte Serbo-Rus Vicidoli dhe te gjithe “patrioteve te cartun verior” me nje pyetje te thjeshte :
    – Kush eshte me ne Veri te Shqiperise Lepusha e Vermoshi, Keshi i Vujkut e Maja e Pejes, Valbona e Thethi… apo Qyteti i Shkodres !?
    I drejtohem Voltanes e jo Lulushit sepse e di se me njohurite e tij “ te shkelqyera” gjeografike do te me pergjigjet Konispoli !
    Keni qytetarine ti pergjigjeni kesaj pyetjeje shteruese perpara se ti fryni zjarrit dhe hidhni Molotovet e minat me sahat te percarjes vellavrasese e atdherrenuese Jugu kunder Veriut dhe Veriu kunder Jugut !
    Pergjigjuni ore me serbe se Milloshevici e Dacici, me antishqiptare se Toptani i Tropojes, me greke se Kali I Trojes, me djaj se vete Perandoria e Djallit Putanin qe na quante ne shqiptareve “ njerez me bisht “!
    Pergjigjuni ose shkoni ne rrote te semes bashke me Banden e Gangstereve tuaj politike, ologarkike biologjike dhe oturako- mediatike ala Rusia Today e Sputnike!
    Kjo eshte e verteta si Drita e Diellit o Zef Hilat e veriore e jugore.
    E verteta lakuriq pa Fake News Opinionesh ala Blendi Koran Toptanit, ala OraTv e Artur Zheleznov Kremlinit, ala 24 ore Fake News, ala Govorit Moskva , ala Te Paekspozuarit e vetekspozuar te RIA- GRU Ylli Gazidede Rakipit, ala Andi Krasta Shout, ala Syrit te Peshkaqeneve Serbe Xen Pekic Has- Vicidolit, ala Andi Bushat Izvjestias ….
    E ju Zef Hilat e djemte a kamikazet do paguani harxhet jo vetem me burg me ligj, por edhe ne gjak perjete me Kanun !
    E ju e djemte a kamikazet e juaj me Vetizolim e karantine nga SHBA e BE perjete !
    Ata nga avioni ne avione, nga Malibuja ne Dakar, nga Amsterdami ne Vjene nga Tajlanda ne Rio de Zhaneiro.
    Ku po shkoni vellezer e motra !
    Partite vijne e shkojne, lindin e vdesin, vriten e vetvriten, shkojne ne maje te pushtetit, por edhe ne fund te detit…
    Populli, shqiptaret e Shqiperia mbeten perjete, sa te jete njerezimi !
    Mendoni e duajini femijet e veten tuaj, duajeni e mendoni per te ardhmen e te miren tuaj e femijeve e familjeve tuaja, duajeni e Mbroni Shqiperine tone Shtojzovalle e Atdhene si shqiponja Folene !
    Mos u beni mish per topat e milionave te ketyre Kryemafiozeve krejt jashte kontrollit dhe ketyre Kryebanditeve te “ Bandes se Gangstereve “ te SaLikekracise ne veteshpartallim te vetezgjedhur!
    Mos luani me zjarrin, me ujin dhe me shtetin!
    Uji te mbyt!
    Zjarri te djeg!
    Shteti e ligji edhe te mbyt edhe te djeg e nuk te lejon as te qash !
    Shteti demokratik e ka zemren prej Ligji e Drejtesie te barabarte per te gjithe e jo prel Luigji te 14-te e LikeSaliqi “ Ligji jam une “

    Reply to this comment
    • Zogo-Vatikanistja Gonxhe Bojaxhi lule tek varri i zogo-fashistit Enver Hoxha June 28, 20:45

      Nuk kam pare me pellazg me kafk superiore se Hamdi Dega!

      Reply to this comment
      • ALBAN DEGA June 29, 08:36

        NUK KAM PA ME TALIBAN TRUNEBYTHI SE TY QE PERGOJON TE VETMIN KRYREKORD BOTEROR TE PATHYESHEM TE NJE SHQIPTARJE TE MADHE MOR KOPI BEOGRADI E PUTINI !

        VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR

        JAM KRENAR QE E KAM THIRRUR
        NENE EDHE FIZIKISHT …. !

        From: Alban Dega
        Date: April 17, 2017 at 1:06:20 PM EDT

        I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !

        – Nga Alban Dega, Nju Jork

        Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
        Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
        Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
        Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
        Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
        Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
        E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
        Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
        Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
        E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
        E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
        tyre !
        Nje super- rekord tjeter boteror !
        Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
        Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
        Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
        Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
        Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
        Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
        Krenaria e mbare njerezimit !
        Krenaria e Botes mbare !
        Bota ne kembet e saj !

        Reply to this comment
  3. Arben June 29, 07:34

    Shoku, sa vota me blere per te marre vendin qe ke.

    Reply to this comment
  4. Optimisti June 29, 10:52

    Zgjedhjet më të lira e më demokratike me 8000 policë nëpër këmbët e votuesve, shiko sa kemi përparuar si shtet! Rofshin liderat tanë krimnel, mashtrues dhe hajdutë profesionistë! Lavdi Saliut, Metës dhe Skënderbeut të dytë të shqipëtarëve të marrosurit Edi Rama! Përpara o popull, mbas prapanicës së liderave të tribuve shpellare PD, PS dhe LSI nga fitorja në fitore! O burra të hani çorbën e radhës të pregatitur me kujdes te qendrat e votimit nga liderat e tribuve partiake!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*