Zgjedhjet e pjesshme, në Dardhas fiton kandidati i LSI-së, në Rrethina i PS-së

Redaksia Online September 2, 2013 10:56

Zgjedhjet e pjesshme, në Dardhas fiton kandidati i LSI-së, në Rrethina i PS-së

Ditën e diel u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethinat në qarkun e Shkodrës.

Kandidati i LSI-së Genci Hamollari ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1138 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota.

Ndërsa, në komunën Rrethinat të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri i cili ka marrë 1402 vota.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj ka theksuar se procesi i numërimit të votave në dy komunat ka qenë i pandërprerë çka solli përfundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

“Theksojmë se sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse kanë miratuar me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të ardhjes së dokumentacionit zyrtar dhe kutive të votimit e materialeve zgjedhore nga dy KZAZ-të.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përmbyllje të procesit zgjedhor vlerëson se aktete nënligjore te nxjerra nga KQZ si dhe masat organizative në ngritjen e infrastrukturës zgjedhore së bashku me punën në terren të inspektorëve të KQZ-së  dhe ajo cfarë është më e rëndësishmë, korrektësia në zbatimin e detyrimve ligjore e komisionerëve të niveleve të dyta dhe të tretat (KZAZ, KQV, GNV) ndikuan në realizimin me sukses të zgjedhjeve të pjesshme të datës 1 shtator” përfundoi Hoxhaj.

Redaksia Online September 2, 2013 10:56
Komento

3 Komente

  1. Arseni September 2, 11:10

    Kjo eshte “fitorja” e pare e Lul Bashes, te tjera e presin ne vitet qe vijne.

    Reply to this comment
  2. tol francezi it September 2, 11:23

    Ky eshte fillimi i fundit te partise kriminele dhe shkateruse te shqiperise pd

    Reply to this comment
  3. Azemi September 2, 14:45

    Gjithmone keshtu kane qene fitoret per te majten por Sali krimineli i ka vjedhur ato,jo te behet shoqate PD por te zhduket fare te mos i ndigjohet dhe emri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*