Zgjedhjet janë çelësi për hapjen e negociatave

June 21, 2015 13:52

Zgjedhjet janë çelësi për hapjen e negociatave

Shqiptarët kanë nisur të votojnë për zgjedhjet vendore, një hap i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Vitin e shkuar Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të BE dhe tani Tirana pret të marrë miratimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit të plotë.

Përveç rezultateve të prekshme në shtetin e të drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Brukseli pret gjithashtu zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste, ku ato gjithmonë kanë pasur probleme me dhunën, manipulimin apo grindjet politike.

“Testi i zgjedhjeve të qershorit, thuajse një vit pas marrjes së statusit të vendit kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë më i madh në nisjen e negociatave me Bashkimin Europian,” tha presidenti Bujar Nishani të premten, duke bërë thirrje për pjesëmarrje.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale dhe 3.4 milionë persona kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 61 kryebashkiakë dhe 1.595 këshilltarë bashkiakë.

Rreth 600 oficerë policie janë dërguar në 5300 qendra votimi dhe qindra trupa speciale të ushtrisë janë duke ruajtur ndërtesat qeveritare dhe ambasadat.

Fokusi do jetë Bashkia e Tiranës, ku një koalicion me 37 parti, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka kandiduar ish- ministrin e Çështjeve Sociale, Erion Veliaj, ndërsa koalicioni opozitar me 15 parti garon me Halim Kosovën.

Pasi votuan, dy liderët, Rama dhe Basha- që kanë dy vite në postet respektive, bënë thirrje për pjesëmarrje në votime.

“Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet,” tha Rama.

Rreth 200 monitorues ndërkombëtarë po vëzhgojnë zgjedhjet. Ata do raportojnë të hënën për gjetjet paraprake.

Ligji thotë se rezultati duhet të dalë jo më vonë se tre ditë pas votimit.

Associated Press

June 21, 2015 13:52
Komento

3 Komente

  1. Lul June 21, 13:57

    6500 polic ne 25 vjet demokraci per te ruajtur voten…..hey this is shit time…

    Reply to this comment
    • albani June 21, 14:57

      jan celsi per ti treguar botes qe shqiperia eshte ne drejtimin e duhur !! ju pergezoj zoti kryeminister per votimin e qete qe po mundesoni per ne !! i vetmi hall i imi eshte qe cdo shpikin ksaj rradhe ato te partise demokratike qe te bejn si te pafajshem

      Reply to this comment
  2. hello June 21, 15:06

    shyqyr qe erdhe ti o kryeminister qe kujdesesh per ruatjen e votes.bravo bravo bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*