Zgjedhjet lokale dhe dilema noliane ‘druri apo truri’

June 13, 2019 22:06

Zgjedhjet lokale dhe dilema noliane ‘druri apo truri’

A është gati populli, më saktë masa të gjera qytetarësh, të ndjekin skenarin e kacafytjes apo, thënë në një term më të fisëm, skenarin e përplasjes civile? A ka një masë kritike qytetarësh që do merrnin rrezikun në sy dhe do bëheshin mish për top që t’u vinin në ndihmë politikës dhe politikanëve?

 

Nga Çapajev Gjokutaj

Brenda 24 orëve përjeton dy gjëra që përjashtojnë njera-tjetrën dhe mund të bëhen bashkë vetëm në situata skizofrenike.

Dita kalon normalisht madje edhe këndshëm. Nxitimi i mëngjezit, punë, një kafe, një bisedë, shetitje në park, psonisje, pak muzikë a letërsi. Ritëm përgjithësisht i qetë, njerëz të sjellshëm e dashamirë.

Por kur vjen darka emisionet talkshow ngjajnë se lidhen dorëpërdore dhe, si magjistricat tek Makbethi, ia dredhin: Sy kuçedre, bisht bretkose/ Gjuhë qeni, qime dose/ Trubull, trubull avullo;/ Digj-u, zjarr; kazan, valo…

Më 30 qershor s’do ketë zgjedhje, po përplasje civile, thotë njeri. Po shkojmë drejt zjarrit, ia pret tjetri. Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe vendi mund të përjetojë edhe një herë kaosin e ‘97-ës, parasheh një i tretë.

Dhe s’di të thotë i ziu njeri: Parashohin mynxyra të tilla se kanë më shumë informacion dhe i shohin gjërat nga një pikë më lart se ne, të zakonshmit? Bëjnë politikë në dobi të njerës apo tjetrës parti? Shtojnë dramë e tension se kështu ua do formati televiziv a rritja e audiencës? Apo…

2.

Thënë të gjitha këto, nuk mund të mohosh se vendi është në situatë të vështirë dhe me tensione politike në rritje. Përplasja në katet e sipërme të politikës është e ashpër dhe pritet të radikalizohet.

Akti i presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, parë nga reagimet që po shkakton, nuk ka shërbyer për uljen e tensioneve, aq më pak për të ofruar ndonjë shteg që nesërdej mund të shpjerë në shtensionim e marrëveshje.

Pas ndërhyrjes së presidentit palët politike i thelluan edhe më ledhet e betejave verbale. Ndërkombëtarët vështirë se do ndërmjetësojnë tani afër, kurse koha në dispozicion matet me orë dhe jo me ditë. Në këto rrethana mundësia për një marrëveshje të afërt në tavolinë është pothuajse zero.

Por opozita është jashtë sistemit dhe, nëse del edhe jashtë pushtetit lokal, rrezikon të shkojë drejt një asfiksie të sigurt. Kjo situatë të shtyn të hamendësosh se nuk janë të vogla gjasat që të ketë instrumentalizime që synojnë dhunë e gjullurdi.

Mbetet edhe një gjë e vogël për t’u sqaruar: A është gati populli, më saktë masa të gjera qytetarësh, të ndjekin skenarin e kacafytjes apo, thënë në një term më të fisëm, skenarin e përplasjes civile? A ka një masë kritike qytetarësh që do merrnin rrezikun në sy dhe do bëheshin mish për top që t’u vinin në ndihmë politikës dhe politikanëve?

3.

Parashikimet janë të vështira edhe në vende me shoqëri të mirëstrukturuara, me pushtete të ndara, institucione të forta, qytetari të lartë dhe traditë të pasur në sondimin e opinioneve.

Merret me mend si mund të jenë parashikimet për vende si ky yni, të mësuara denbabaden që një ose disa pak persona të bëjnë dhe shiun dhe diellin, kurse masat e qytetarëve të pëfshihen në nocionin folklorik ‘popull’ e të përdoren për propagandë dhe, sipas rastit e takatit, edhe për shantazh e kaos.

Gjithsesi ndonjë parashikim mbështetur mbi logjikën e gjërave mund edhe të bëhet, jo për tifozllëk e mobilizim palësh, por për të nxitur sadokudo reflektimin dhe mendjen e ftohtë.

Protestat e opozitës ia kanë dalë të nxjerrin në rrugë masa të konsiderueshme qytetarësh. Fakti që ky masivitet vazhdon prej katër muajsh dëshmon se pakënaqësia për gjendjen dhe për qeverisjen është e konsiderueshme.

Megjithatë, masa dërmuese e qytetarëve që dalin në protesta kanë prurje civile dhe konstruktive. Vetëm një pjesë fare e vogël e tyre,  disa dhjetëra mund të thuash mbështetur në pamjet televizive, ndërmarrin akte dhune. Madje nuk i ndërmarrin kurdoherë, dmth në çdo protestë, por vetëm kur ua lejon apo, larg qoftë, ua kërkon lidershipi i opozitës.

Vështirë që në pak ditë partitë e opozitës të arrijnë që masën e madhe të qytetarëve kontestues, por paqësorë ta shndërrojnë në dhunues të qindra qendrave të votimit anembanë vendit.

Parë kështu, nëse zgjedhjet do të mbahen, rreziku i ndalimit dhe prishjes së tyre ngjan i dobët dhe gati-gati inekzistent. Gjithsesi, gjallon një rrezik tjetër, jo pak i dëmshëm.

Dhuna dhe përpjekjet sporadike në disa pak qendra votimi do të bëheshin lajm i ditës edhe në mediat ndërkombëtare dhe kjo do të ishte një goditje marramendëse për imazhin tonë: një popull në mes të Europës që nuk ndeshet në qendrat e votimit, por përleshet rreth tyre.

Dhe imazhi ka qenë i çmuar qyshkur i urti tha atë proverbin për namin dhe syrin. Le të shpresojmë se pas një shekulli pësimesh e mësimesh politikanët, por edhe ne, qytetarët, kemi arritur të lexojmë drejt dilemën noliane: druri apo truri.

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 13, 2019 22:06
Komento

6 Komente

  1. Benzine falas tek Ylli Rakipi: June 13, 23:43

    Ndoqa nje emision te Ylli Rakipit i cili me Lubonjen, Bushatin,e nja dy te tjere po demstronin manualin e dhunes per KOMITET E MALEVE te Salehut se si militantet e opozites mund te shkaterronin qendrat e votimit e deri tek djegia e shtepive atyre qe do te votonin ne 30 Qershor.Pra nxitesit e dhunes i keni neper studjo si kjo e Ylli Rakipit….Ne kete studjo shperndahet benzine falas.Dhe ne keto studjo nuk lejohet mendimi i komentuesve.Gazetaruce te tille qe nxitin dhunen duke perdor budallenjte e Saliut duhet tu hiqen licensat dhe te denohen penalisht.

    Reply to this comment
  2. Zgalem June 14, 02:08

    E pashe kete emisjon luftarak . Eshte turp I botes ! mund te quhet mesim didaktik , per terroristet e mirfillte . Si mund te lejohen thirrje te tilla historike , per kacafytje dhe lufte civile ? Pervec turpit ketyre gje tjeter nuk u ka mbetur . Jane kthyer kontigjente te Bin Ladenit , thene ndryshe te Saliut dhe Monikes . Thirrjet esaj , per sulm , turperojne c’do Taliban . Bin Ladeni eshte artizanal , perballe prof . Saliut dhe shoket e tij , qe birbilosin ne studjot tona televizive , pa ju trembur qerpiku. Ekziston shpresa e SPAK , sepse keto situate jane krejt te pa durushme . Zgalem

    Reply to this comment
  3. DRINI I BARDHE June 14, 03:50

    As druri e as truri, e thene ndryshe, nuk ja vlen. Nqs ne nje shoqeri te lire ka humbur nuhatja, atehere alternativat do ishin te imponuara. Por shoqeria shqiptare nuk e humb aq lehte nuhatjen, kryesisht kur brenda 4 pushteteve ka perplasje te fuqishme. Dhe kete perplasje te cenueshmerise ndaj interesave te tyre, ja shesin shoqerise here si “ideale” e here si ” sakrifica” ne emer te asgjese. Perfundimisht sot, shoqeria shqiptare nuk gezon as minimumin e respektit dhe vleresimin ndaj ketyre pushteteve ne te gjitha kendveshtrimet ( human, profesional, moral etj). Per aq kohe sa, i padituri eshte titullari i te diturit, i ligu eshte promotor i meshires, malavita promotor i se drejtes, kjo shoqeri do heshte, sepse tek e fundit, e verteta e hidhur dihet nga te gjithe ne, me mire ta thone autoret me gojen e tyre, sic po e thone cdo dite. Ne kendveshtrimin tim, pa dashur te cenoj mendimin e asnje komentuesi, kjo qe po ndodh, eshte arritje me vete, sepse sic thot populli ” shkuan per te vene vetulla, e nxoren syte”.

    Reply to this comment
  4. Sqepari June 14, 09:12

    Ylli Rakipi eshte jo vetem rrugac ordiner por dhe hajn. Nje pasuri publike, shtepi rinie, ju dha nga Saliu i Madh, per perdorim,kur drejtonte gazeten terroriste Albania. Ilir floriri kryeminister ja fali se ja kish lene gjyshi Coban i Gjerbsit, e prishi dhe ndertoi ate pall. 11katsh ku ka sbtepine dhe fitioi dhe nja 3 milion euro

    Reply to this comment
  5. ETHEM LALAJ June 14, 11:17

    SHKRIMI DHE SHQETSIMI ESHTE I DREJTE I AUTORIT.PO JAP MENDIMIN TIM PA TIFOZLLIK PARTIE:
    1-KTE ANOMALI PO E BEN NJE PALE OPOZITARE QE PERFAQSON 30-35 % TE POPULLIT.PJESA TJETER PO RRI URTE QE KERKON QETSI,RREGULL,ZGJEDHJE NE 30 QERSHOR.DHE ZGJEDHJET DUHET TE BEHEN QE TE MOS KET ME PRECEDENT..
    2-KERKESAT E BERISHIZMIT JANE ABSURDE DHE NUK I PERKRAHE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE.KJO NDODHI EDHE NE 2017 QE SHBA+BE E PRALAJMERUAN LUL-SALIUN SE PS DO FUTET NE ZGJEDHJE DHE NE DO I NJOHIM ATO.DHE U ARRIT MARRVESHJA E 17-18 MAJIT.
    3-TASHME SHBA+BE NUK MEREEN MË ME PD+LSI.DY HERE PUSHKA NUK QELLON NE NJE BIRRE NE TABELE. !
    4-TEORIA “RAMA IK” NE 6 VJET QEVERISJE TE TIJ KUR NUK KA SHKAQE TE ARSYESHME ISHTE DHE ESHTE VETVRASESE PER OPOZITEN E DREJTUARE MARRZISHT NGA NJE NJERI EKSTREMIST ME TIPARE TE ISIS-ESHTE MARRZI.
    5-KM RAMA PO K/NGUL FORT SE KA MBESHTETJE ND/KOMBETARE SIDOMOS PER REFORMEN NE DREJTESI KU SALIU,LULI,LIKJA… KAN BERE ÇMOS TA SABOTOJNE.POR INVESTIMI AMERIKAN E GJERMAN NUK MUND TE SABOTOHEN NGA PROFKAT E ILIRIT QE I THOT AMERIKES TE SHKOJ E DREJTOI ZGJEDHJET NE KOREN E VERIUT.ATOGOLI ESHTE HUMBJE FATALE PER TE DHE SALIZMIN QE PO JEP SHPIRT.
    6-DIHET SE VENDI JONE MONITOROHET NGA BE+SHBA.KUSH MENDON SE DO BEHET K.MINISTER E PRESIDENT PA LEJEN E TYRE..GABON RENDE..SHUME RENDE.
    7-RAMA DO IK KUR TE HUMBI SHUMICEN NE ZGJEDHJE DHE KUR TI THONE ALEATET E MEDHENJ..STOP.
    PD DUHET TE REFORMOHET PA SALINE,LULIN,MULIN,BALLIJT,PALOCET ETJ,DERI 2021.LSI DO SHKRIHET NESE NUK SHKON ATJE LIKEJA.
    Nga ushtaraku madhor jo anonim.
    .

    Reply to this comment
  6. Pesimisti June 14, 11:46

    Zoti Gjokutaj, si gazetar pyeteni presidentin dhe mos u tërhiqni pa mar përgjigje, se kush janë personat që do të çonin popullin në përplasje jo civile por ushtarake, me armë sikurse po aludohet. Këta persona a nuk po organizojnë një veprimtari ekstremisht kriminale duke çuar popullin në vëllavrasje dhe a nuk duhet që presidenti në mënyrë urgjente ti denoncoj këta persona në prokurori dhe të kërkoj arrestimin e tyre me një herë?
    Prokurorja e përgjithshme a nuk duhet të kërkoj nga presidenti emrat e kriminelëve që po pregatisin kasaphanën gjakderdhëse në qëndrat e votimit në 30 qershor, gjë që, për ta shmangur, e detyroj presidentin të anullonte dekretin e tij për këto zgjedhje dhe a ka filluar urgjent hetimet për këtë veprimtari të rrezikëshme?

    A nuk duhet shqetsohet ministria e brëndshme për këtë sinjalizim të presidentit dhe në bashkpunim me SHISH, mbështetur nga të dhënat të bëjnë një veprimtari intensive e profesionale dhe të zbulojnë planet , organizimin, qëllimin, armët dhe kriminelët që kanë marr për sipër këtë veprimtari, ndihma e presidentit do ta lehtësonte punën e organeve të specializuara, sepse ai i di të gjitha këto, prandaj i alarmuar, ai me ngut, anulloj datën e zgjedhjeve. Vetëm me bashkpunimin prokurori, ministri e punëve të brëndëshme, SHISH dhe presidencë , mund të shmanget konflikti gjakderdhës i 30 qershorit.
    Të më falni zoti Gjokutaj, ndoshta e teprova me këtë koment, por më duket se duhet të kërkoni informacion nga këto organe se po diskutohet jo një tmerr kaotik i 97-ës por një super tmerr i një 97 të re, por këtë radhë të mirë organizuar dhe të informohet në mënyrë urgjente opinioni brenda dhe jashtë vëndit. Nuk po diskutohet një lodër normale në arenën politike, por janë kriminelë që kanë vjedhur e kanë organizuar së bashku skena vrasjesh gjakftohte me tentativë për të patur viktima masive që po tundin kërcënushëm pishëtarët për ti vën flakën vëndit të tyre, dhe për të hedhur popullin në vëlla vrasje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim