Zgjedhjet lokale në Francë, fitojnë konservatorët

March 30, 2015 09:52

Zgjedhjet lokale në Francë, fitojnë konservatorët

Partia konservatore franceze UMP dhe aleatët e saj duket se janë renditur të parët në raundin e fundit të zgjedhjeve lokale në Francë.

Sipas “exit poll”-eve, UMP-ja e drejtuar nga ish-presidenti Nikola Sarkozi do të sigurojë të paktën 65 këshille vendore,  më shumë nga sa ishte parashikuar.

Fronti Nacional i Mari Lë Pen ka shënuar gjithashtu fitore, ndërsa socialistët në pushtet dhe aleatët e tyre mund të humbasin rreth 30 departamente.

Këto zgjedhje shihen si një test i rëndësishëm para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Parisi dhe Lioni, dy qytetet më të mëdha të Francës, u përjashtuan nga votimi i së dielës.

Sarkozy tha se votuesit kishin refuzuar masivisht politikat e pasardhësit të tij si president, Fransua Holond.

Kryeministri francez, Manuel Val, tha se ishte e pamohueshme që Partia Socialiste kishte humbur terren pasi bastionet e socialistëve i kanë kaluar të djathtës.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte rreth 50%.

March 30, 2015 09:52
Komento

2 Komente

  1. Ajaxs March 30, 10:47

    Tek do fitoje vetem e majta. Ne nuk e tradhetojme Nenen e Madhe PARTI. Ne rrime edhe pa ngrene, pa fjetur dhe voten do ja japim nenes PARTI.

    Reply to this comment
  2. Apolon March 30, 16:38

    Pershendetje
    Shume pasaktesira ne artikull…1- Me çfare te drejte e quani UMP nje parti konservatore…?
    2- Nuk jane keto zgjedhje test per 2017 pasi jane edhe zgjedhjet régionale ne dhjetor 2015
    3- Parisi dhe Lioni nuk jane te perjashtuar nga zgjedhjet…. siç e paraqisni…por ka nje aresye qe keto dy qytete nuk muaren pjese ne keto zgjedhje….. Parisi mqs eshte comune dhe departament , dlth qyeti dhe departamenti korrespondent ..nga ku zgjedhjet bashkiake jane edhe zgjedhje departamentale ..kurse Lioni eshte nuk merr pjese pasi zgjedhjet dapartamentale identifikohen ma ato te metropolit …
    4- Shifrat jane te pasakta…
    Keto lloj shkrimesh jane te pasakte , teper supeficiele dhe vetem dezinformojne….
    Me respekt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*