Zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të na kushtojnë afro 1 mld lekë
Nga Arkiva
Rreth 1 mld lekë do të kushtojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky është buxheti i parashikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u shqyrtua sot mes 5 anëtarëve të këtij institucioni.
Sipas buxhetit të parashikuar të KQZ, do të shpenzohet një fond i konsiderueshëm për 400 trajnuesit e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Grupit të Numërimit të Votave.
Në këto zgjedhje parashikohen dy fletë votimi, një për kandidat për kryetar bashkie dhe tjetra për Këshillin Bashkiak.
Për secilën fletë KQZ parashikon prodhimin e mbi 3,6 milionë fletëve të votimit, në total 7,235, 482 fletë votimi në një kosto rreth 90 milionë lekë.
Për udhëtime dhe dieta në total KQZ-ja ka parashikuar të shpenzojë 11,5 milionë lekë. Ndërsa për karburant është llogaritur që të shpenzohet 2.85 milionë lekë, pasi është parashikuar që të blejë 15 mijë litra karburant.
Fondet e partive, shifrat që përfitojnë
KQZ vendosi gjithashtu që të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019.
Konkretisht janë 190 milionë lekë që sipas ligjit për partitë politike shpërndahen përkatësisht:
1) Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
2) Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
3) Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
5) Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
6) Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë
Pagat e personelit të përkohshëm në KQZ
Shpërblimi i anëtarëve i anëtarëve të KZAZ, KQV-ve, GNV, ZR, trajnuesve të KZAZ, KQV, GNV 296,032,371 lekë
Mallra 248,881, 320 lekë
Shërbime 274, 968, 336 lekë
Shërbime transporti 221,700,000 lekë
Shërbime udhëtime e dieta 11,568,000 lekë.
o.j/dita
Me nje fjale 10 milione dollare nga taksat tona per hajdutet qe perseri do ta vjedhin dhe abuzojne me voten tone. Ne vend qe keto para te shkojne per sherbime per te varferit per pensionistet e per sherbime te tjera te domosdoshme perseri shkojne ne xhepat e plehrave dhw hajduteve tane
jepja popullit 1/2 milard lekët ,mos e lodhni këtë popull ,lereni qeverin të punojë.Or Lulë …
Ç’ po me nxjerr mallin e xhaxhit Enver o fteri o bolshevik i koherave moderne !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Faleminderit o shakaxhi Kastro mavria !
Mundohem ti ngjajë Enverit, do të ishte brilante ,ai ishte legjendë ,kush nuk do ta ëndrronte atë figurë poliedrike madhështore ,të gjithë por nuk e arrijn .
Kurse ti si do ja bëshë ?…e njollos emrin Fidal Kastro !… Të kam thënë more mavri sterr i zi ,hiqe Nicknamen trego figurën e vërtet prej sharlatani .
po ç’miliard o mavri…leku ka nderruar kursin ne 1967 e ju akoma me leku i ri leku i vjeter…
Shuma te medhaja parash , te paguara ,nga taksat e popullit te varfer , sidomos pensionisteve te mjere .E perse ? Per te shkuar nga cepi i bajges , tek cepi tjeter ,i te njejtes bajge .Mos votoni fare ,o kokpalare ,mbylluni neper shtepia ate dite ,dhe ta marin vesh keta bandite ,qe talin bythen me ne kokpalaret sot e 27 vite .
Behuni nje here te zgjuar ,ta mari dreqi ta mari ,mendoni nje here per interesat e juaja personalisht ???