Zgjedhjet, Ministria e Drejtësisë plan masash për votimet në burgje

June 24, 2017 18:53

Zgjedhjet, Ministria e Drejtësisë plan masash për votimet në burgje

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka udhëzuar sot një Plan të veçantë masash për të garantuar një proces normal dhe demokratik votimi në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Për këtë qëllim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kaluar në gatishmëri të plotë, njëlloj si edhe strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu, Drejtuesve të institucioneve, përveç rasteve të justifikuara, i ndalohet marrja e kontaktit me të burgosurit, ndërkohë që porosi të posaçme janë përcjell edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunimin me vëzhguesit vendor dhe/ose të huaj, do të monitorojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, procesin e votimit në të gjitha IEVP-të.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, duke vlerësuar situatën e veçantë në të cilën ndodhet vendi në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, ka urdhëruar rritjen e nivelit të sigurisë në burgje, për të shmangur çdo situatë të papritur në to.

Për këtë qëllim, Policia e Burgjeve ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë, duke garantuar sigurinë në burgje dhe shmangien e ndonjë incidenti.

Ministri Bardhi, fton të gjithë qytetarët të denoncojnë, në të dhënat e kontaktit të publikuara në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë, çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë për shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik, apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.

Çdo denoncim do të trajtohet në kohë reale dhe do të merren masat menjëherë për të rivendosur ligjin.
Ministria e Drejtësisë apelon për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, dhe fton qytetarët të jenë bashkëpunues në realizimin e një procesi të tillë.

June 24, 2017 18:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*