Ashton: Ju kemi paralajmëruar për KQZ

Redaksia Online April 16, 2013 12:15

Ashton: Ju kemi paralajmëruar për KQZ

Baronesha Ashton i rikujton politikës shqiptare qëndrimet e përsëritura të BE-së në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në përfundim të takimeve me krerët e politikës në Tiranë, Ashton theksoi se për BE kanë rëndësi thelbësore zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Dje ne shprehëm publikisht, shqetësimin tonë për pasojat e mundshme tek besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor. Është përgjegjësia e të gjithë politikanëve që të sigurojnë pavarësinë e institucioneve dhe të bëjnë të mundur që institucionet të gëzojnë besimin e të gjithëve. Për BE-në është e një rëndësie thelbësore, që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato europiane. Ky do të jetë një test për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit dhe ecurinë e mëtejshme të progresit drejt BE-së”, u shpreh Ashton.

 

Ashton: Zgjedhjet të jetë të besueshme, politikanët të tregohen të përgjegjshëm

Presidenca zbardh takimin e baroneshës Ashton me kreun e shtetit, Nishani. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, gjatë takimit dypalësh, Ashton ka shprehur interesimin e saj për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke kërkuar që të kryhet një proces zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit. Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër. Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian theksoi se ndihet e inkurajuar nga vendosmëria e Shqipërisë në realizimin e reformave dhe nënvizoi se ndonëse rrugëtimi europian është i vështirë, eksperienca e vendeve paraardhëse ka treguar se ai ia vlen.

 

Ashton në selinë rozë, takohet me Ramën

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme e Sigurinë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton,  mbërriti sot në Tiranë. Ashton ka zhvilluar një takim me presidentin Nishani në Presidencë, ku ka qëndruar rreth 45 minuta. Më pas, Ashton është nisur drejt Kryeministrisë, ku është pritur nga kryeministri Berisha.

Pas përfundimit të takimit me Berishën, Ashton është nisur drejt selisë rozë, ku aktualisht po bisedon me kreun e PS,së, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit të saj në vendin tonë, Ashton do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës, Edi Rama. Pas takimeve do të ketë edhe një deklaratë për mediat.

Në fokus të vizitës së Baroneshës Ashton në Ballkan është perspektiva evropiane e rajonit si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve.

Takimet
1. Takim me presidentin Bujar Nishani në orën 11:00 në Presidencë.
2. Takim me kryeministrin Sali Berisha në orën 11:40 në Këshillin e Ministrave.
3. Takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në orën 12:30 në Hotel Sheraton.
4. Deklaratë për shtyp në orën 13:10 në Hotel Sheraton.

 

Ndërkombëtarët zbarkojnë kësaj jave në Tiranë

Situata e tensionuar parazgjedhore sjell në Tiranë një sërë diplomatësh të rëndësishëm ndërkombëtarë. Të martë, në Tiranë pritet të mbërrijë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Ashton do të vizitojë edhe disa vende të tjera të Ballkanit. “Unë udhëtoj drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane në rajon. Unë do të inkurajoj udhëheqësit e rajonit për të vazhduar procesin e reformave dhe promovimin e marrëdhënieve  të fqinjësisë së mirë”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga zëdhënësja e Ashton, Maja Kocianciç.

Një ditë më pas (të mërkurën), pritet që nëTiranë të mbërrijë diplomati amerikan, Jonathan Moore, së bashku me dy raporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco. Moore është drejtori i Drejtorisë për Euroazinë, në Departamentin Amerikan të Shtetit.  Nga ana tjetër  sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Këshillit të Europës dy raportuesit  Evans dhe Petrenco  do të jenë në Tiranë nga data 17 prill deri më 19 prill dhe do të kenë takime me presidentin, kryeministrin, Ministrin e Drejtësisë dhe disa komisione parlamentare.

Redaksia Online April 16, 2013 12:15
Komento

6 Komente

  1. liria April 15, 14:25

    Me budalliqet e Rames dhe te Metes eshte normale qe do zbarkojne te gjithe eurodeputetet europian per te pare nga afer se cpo behet!

    Reply to this comment
    • altin April 16, 12:27

      po moj lirie po edhe ti qenke bere per haloperidol a te ka mujt gje saliu ty moj lirie ate shiko ti …

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA April 16, 10:51

    Jo moj lire,
    nuk e ka fajin Rama, por Kllouni Sali Salep Sulltan Mashtrues Rrumpalle Berisha,
    qe ka 22 vjet qe qe e ka bere Lesharapi Shqiperine dhe politiken shqiptare!

    Reply to this comment
  3. liri a vdekje April 16, 12:37

    Sa e lodhur kjo Ashton

    Reply to this comment
  4. Tarrasi April 16, 14:00

    Sali Berisha po e nxjerr cdo dite e me shume fytyren e tij te vertete. Ai s’eshte gje tjeter vec se nje diktator sepse i ploteson te gjitha konditat.

    Ka nje periudhe dekatore ne pushtet. Ardhjen dhe mbatjen e pushtetit me force. Vrasjen e protestusve megjithese ai erdhi ne pushtet dy here me ane te protestave. Uzurpime te cdo lloj pushteti nga parlamenti dhe presidenca (presidenti eshte kukull e Saliut per mua)Korrupsion dhe vjedhje te pasurise se popullit ne cdo lloj aspekti aty ku populli Shqiptar e pranon si menyre jetese dhe normalitet (shumica thone qe po te ishin ata ne pushtet do benin te njeten gje). Rritje kolosale te pasurise te familjes se tij ne menyra te pashpjegueshme. Varferim te paskajshem te popullit shqiptar nga ajo materiale dhe ajo morale arsimore etj. Nepotizem ne vend te meritokracise ne cdo lloj pushteti te shtetit duke sjellur per rrjedhoje shkaterrim profesional dhe fuksional te cdo lloj administate dhe administratimi shteteror. Monopolizim dhe ngrirje te zhvillimit te ekonomise e per rrjedhoje rritje krimi e padrejtsie. Shperngulje rreth 40% te popullsise jashte atdheut nga konditat deshperuese te krijuara nga pushteti i Sali Berishes. Nuk numurohen te zezat qe i ka bere ketij populli Sali Berisha.

    Sali Berisha s’eshte gje tjeter per mua por nje kuceder qe perpin cdo lloj shprese dhe zhvillimi normal ashtu sic na tregonin gjyshrit ne perralla por ne nuk e besonin se dicka e tille ekzistonte derisa perjetuam nen thundren e Sali Berishes

    Reply to this comment
  5. Kerpaci April 16, 14:32

    Eshte i kuptueshem shqetesimi i nderkombetareve te cilin une e kuptoj fare thjesht: Do ja lene kete vend mesjetes kriminale berishiane, apo do ja ja japin fjalen popullit, i cili keto mostra i kerkon ne litar, per te paguar krimet dhe felliqesite e panumurta qe kane kryer. Nderhyrja e nderkombetareve eshte i vetmi shans qe shikoj ne futjen ne rrugen e mbare te demokracise. Ketu penmgesa nuk eshte populli, por banditet e dale nga populli qe i kane hy[pur ne qafe e po i tundin kembet. Shpresoj se nderkombetaret e kane kuptuar me se fundi kete drame te madhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin