Zgjedhjet në Dibër, dy kandidatë të regjistruar

August 19, 2016 14:43

Zgjedhjet në Dibër, dy kandidatë të regjistruar

Dy janë kandidatët e regjistruar deri tani për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe Muharrem Rama, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Sipas një informacioni të KQZ-së, sot është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit dhe partitë e regjistruara në KQZ si pjesëmarrëse në këto zgjedhje, u lind e drejta të regjistrojnë kandidatin e tyre deri në orën 20.00 të ditës së sotme.

Ndërkohë, KQZ bën të ditur se po punon në dinamikë për përgatitjen e procesit zgjedhor për procesin zgjedhor në Dibër, ndërsa sjell në vëmendje se më 22 gusht përfundon afati për paraqitjen në KZAZ-në nr. 19, të propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit.

Me këtë rast, KQZ ju bën apel partive politike, që kanë të drejtën të sjellin propozime për anëtarë të KQV-ve, që ti paraqesin pranë KZAZ-së sa më parë propozimet e tyre, pasi afatet janë të shkurtuara dhe KQZ ka detyrimin t’i trajnojë komisionerët menjëherë pas emërimit të tyre.

August 19, 2016 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*