Zgjedhjet në Dibër, KQZ akrediton vëzhgues të huaj

September 9, 2016 14:50

Zgjedhjet në Dibër, KQZ akrediton vëzhgues të huaj

Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Dibër, Komisioni Qendror Zgjedhjeve akreditoi të premten një numër vëzhguesish ndërkombëtarë, që do të monitorojnë të dielën procesin, në këtë zonë zgjedhore.

KQZ miratoi kërkesën e ambasadës së Suedisë në Tiranë për akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër;
kërkesën e Ambasadës Amerikane për akreditimin e dy vëzhguesve afatshkurtër dhe të dy përkthyesve, si dhe kërkesën e Bashkimit Evropian për akreditimin e pesë vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor, në total 10 vëzhgues.

 

September 9, 2016 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*