Zgjedhjet në Dibër, PD: Kush na del kundër do marrë atë që meriton

August 15, 2016 14:19

Zgjedhjet në Dibër, PD: Kush na del kundër do marrë atë që meriton

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për organizimin e nevojshëm lidhur me zgjedhjet që do të zhvillohen në Bashkinë e Dibrës.

Sipas Nënkryetarit Edi Paloka, grupi u mblodh sot për të organizuar atë që ai e cilësoi fitore të kandidatit demokrat në Dibër.

Për Palokën, askush në Dibër nuk duhet të përfaqësojë më Edi Ramën në pushtet, ndonëse shtoi se nuk ka koment për figurën e kandidatit të PS.

“Do ta shohim sesi do të sillet në fushatë dhe nëse ai do të jetë pjesë e lojës së Edi Ramës për të marrë atë që nuk i takon, nëse do të hyjë me poshtërsi e pisllëqe në fushatë, natyrisht do marrë atë që meriton. Por, n nuk dua të paragjykoj, do ta shikojmë. Ky kandidat që përfaqëson PS-në, është koincidencë që ka mbiemrin Rama, por askush në Dibër nuk duhet të përfaqësojë më Ramën në pushtet.”-tha Paloka.

Paloka më pas përjashtoi mundësinë e përçarjes së strukturave të Partisë Demokratike në Dibër si një vit më parë:

“Shefredin Shehu është një figurë që meriton vlerësimin e dibranëve dhe të strukturave tona. Ai nderon Dibrën dhe PD­në. Strukturat tona në Dibër duhet të ndihen mëse të kënaqura me kandidatin dhe do të punojmë pa rezerva për ta çuar Shehun në fitoren e këtyre zgjedhjeve, – shtoi ai. – Këtë herë nuk ka përçarje si në zgjedhjet e fundit. Kush del kundër Partisë Demokratike brenda strukturave tona, do të trajtohet si kundërshtari ynë dhe do të marrë përgjigjen e merituar”.

August 15, 2016 14:19
Komento

8 Komente

  1. MH August 15, 14:37

    Kudo PD lufton me gjoks se sa me mend.
    1-Kush del kundra do marre ate qe meriton.
    2-Kush voton reformen do djegim mandatet.
    Te dy varintet te shpifin forcen e diktatit,diktatures.
    Ashtu sic skopjoj “djegia” e mandateve po keshtu do marrin dhe ate qe “meritojne”.
    Bik Pepa pat thane ne nji bejte kur nuk kishte zog nanet te ndalonte te qeshuren nga humori i tije.Dhe per ta ndalue Biku i drejtue spketatorve qe kryesisht ishin zoga te reja, me dy fjale: Leni fjalet e mbyllni shalet.
    Ketyne te PD: “Lini trimerit e mbyllin biren e bithes se si shume po rrine tue pjerrdhe”.

    Reply to this comment
  2. Ben August 15, 15:07

    Ky vend eshte fantastiko-shkencor kur faktor bohet Shefredin Shehu,Ed Paloka etj.

    Reply to this comment
  3. TJ August 15, 15:15

    Votoni PD qe femija idiot te behet kryeminister! Apo nuk e le “babai shpirteror”! Po ky thuthuqi Paloka cfare do te behet! PD eshte bere si “kembes e dhise”! Cfare mediokrish mblodhi Sala?!

    Reply to this comment
  4. ??? August 15, 15:42

    Edhe Enveri me PPSH nuk ishin kaq brutal sa PD. Te pakten komunistet kishin ideale, kurse keta jane provinciale te trashe qe edhe familjen e shesin per lek.
    Sipas ketij Paloqes po votove kunder PD je armik dhe nuk merr sherbim nga bashkia. Kjo eshte nje arsye e forte per te mos votuar keta kafshe qe I ndajne Shqiptaret ne dysh.

    Reply to this comment
  5. Hani pak mos hani shume m.... August 15, 17:24

    Mbani vesh dhe degjini Thuthuqin Paloqe, kercenimet ky thuthuq bixhozci i ka metode pune duke bere te fortin.
    Vite me par ne kohe zgjedhjesh terrorizonte ne rrugace e ganstere qe qarkullonin me foristratda ne zonon e ish Kinostudios (sot e grabitur nga TV Klan nen bekimin e Saleh) dhe rrihnin e gjakosnin kushdo qe ishte perkrahes i PS.
    Nje dite rane ne hundelesh dhe nje nga “trimat” e thuthuqit kerconoji dhe tentoj te godiste Bashkim Kullen, por u gjet shpejt i shtrire ne kembet e thuthuqit i vdekur me nje plumb qe i futi dibrani, Bashkim.
    Po vazhdoi me kete mendje ky thuthuq me qene se nuk ka me “trima” qe t’i rrine nga pas, te ruaj bythen se mos e peson si ish trimi i tij, ose te ndryshoje sjellje dhe te mbylli halene.

    Reply to this comment
  6. Xhelil Cibaku August 15, 20:18

    Humbja e PD eshte e Sigurte. Dikur PD fitonte se kishte Pushtetin Qendror, bente presion administrates, jepte ndihma, perdorte Policine, Shkollat, administraten e komunave qe ishin shumica te djathte, manipulonte me listat e zgjedhesave, me KQZ, KZAZ etj etj.

    Reply to this comment
  7. demo August 16, 05:40

    Kur ish kane Paloqja i ri
    Kish pas qene trim belaxhi
    Katalla,bajloz i zi
    Ne log te kuvendit per trimni
    si e ka rrit baca Sali
    por nje voc nje djale i ri
    Armando Prenga emri i tij
    Sy dhe syze ja ka flakri
    me nje grusht turirit tij
    U mek Paloqja me huti
    mek-mek- percart ne kllapi
    Ju mjegullu bota rreth tij
    kerkon ndihme bacen Sali
    ka mbet vetem pa ushtri
    ka ba hesapet pa hanxhi.

    Reply to this comment
  8. Emigranti August 16, 15:22

    Si mund te mbeshtetin PD populli fisnik iDibres kur qytetaret e Tiranes e pesuan nga Lulzim Basha i cili sa ne Ollande sa ne Tirane dhe kemboren e tundte Bozgo.E njejta gje edhe Shershefedinin,ai me shtepi ne Tirane do te punoje per qytetaret e Dibres.Ajde pd ajde me kete mendje kini drejtuar me kete mendje doni te drejtoni ,ama arxhet i paguan populli.Populli i Dibres dhe sidomos PDistet e ketij qarku nenvlehtesohen nga qendra e partise se saj.Po ta keni vene re ky “trimi” Paloka sa here flet nxjerr dhembet pse duke nxjere dhembet kerkon votat e popullit te Dibres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*