Zgjedhjet në Dibër, PS: Vendimi i gjykatës, dështimi i radhës i drejtësisë

August 10, 2016 18:19

Zgjedhjet në Dibër, PS: Vendimi i gjykatës, dështimi i radhës i drejtësisë

 Partia Socialiste e cilëson jo profesional vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të efekteve të Dekretit nr. 9716 datë 02.08.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër”.

Përmes një deklarate për mediat, PS shprehet se ky rast ishte një tjetër tregues i nevojës për fillimin e zbatimit pa humbur kohë të reformës në drejtësi.

 “Vendimi në fjalë është dështimi i radhës i drejtësisë në këtë vend. Ai është marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Administrative dhe ligjin e posaçëm që rregullon funksionimin e kësaj Gjykate. Një gjykim kaq i mjerë profesionalisht dhe zbatimi i dy standardeve në drejtësi nga gjykatësi dhe Gjykata Administrative, është një tjetër alarm i fortë për pushtetin gjyqësor dhe domosdoshmërinë e fillimit të zbatimit pa humbur kohë të Reformës në Drejtësi”, theksohet në deklaratë.

 PS shprehet se “Vettingu për gjykatës të tillë që shqelmojnë ligjin, interesin publik dhe profesionin e tyre pa pikën e turpit, është e vetmja zgjidhje! Dhe Partia Socialiste do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të qëndrojë e palëkundur pro Reformës në Drejtësi si një proces që do të pastrojë sistemin nga autorët e papërgjegjshëm të vendime gjyqësore të turpshme e të paligjshme si ky i sotmi”.

August 10, 2016 18:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim