Zgjedhjet në forumin rinor të PD-së përkojnë me analizën për zgjedhjet lokale

September 27, 2015 15:46

Zgjedhjet në forumin rinor të PD-së përkojnë me analizën për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike po bën gati strukturat e veta që të përfshihen intensivisht në zgjedhjet për Forumin Rinor. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pritet të nxjerrë një udhëzim të veçantë për këtë ngjarje në Partinë Demokratike, që konsiderohet si hapi i parë drejt përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kjo periudhë do të përkojë edhe me analizën e zgjedhjeve lokale, që opozita i humbi, por i konsideroi si një provë se Partia Demokratike po ringrihet, raporton TCH.

Burime në Partinë Demokratike bëjnë të ditur se periudha e zgjedhjeve për Forumin Rinor të Partisë Demokratike, që drejtohet aktualisht nga Gert Bogdani, do të shfrytëzohet si një rast për një hapje të dytë të madhe të forcës më të madhe të opozitës.

Një vit më parë Kuvendi Kombëtar i hapi rrugën zgjedhjes së lidershipit të ri të Partisë Demokratike dhe hapjes ndaj të rinjve.

Por më shumë se hapja e dyerve për të rinjtë të cilët donin të kontribuonin për PD-në, ishte një hapje për njerëzit e Bashkisë së Tiranës.

Pothuajse, të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës të administratës “Basha” u katapultuan në funksionet drejtuese të PD-së  si njerëz të rinj besnikë të kryetarit të ri.

Kjo solli që shumë  nga ana që kishin vite që kontribuonin për PD-në, u lanë në hije, ndërsa ka edhe një konflikt që herë pas herë del në pah

September 27, 2015 15:46
Komento

2 Komente

  1. Arben September 27, 18:21

    NUK MOREM VESH KE KA EMERUAR BASHA

    Reply to this comment
  2. Greta September 28, 07:16

    Do beje Belindin , dhendrrin e ledi shamkos, pasi i dorezoi Ps- se Pd-ne, tani do i dorezoje edhe FRPD , ps -se

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim