Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino: Forca politike ndërhyn te drejtësia

May 31, 2018 17:47

Zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino: Forca politike ndërhyn te drejtësia

 

Ish-kandidati për president të FSHF, deputeti socialist, Bashkim Fino akuzon për presione ndaj gjykatës lidhur me Asamblenë zgjedhore të FSHF-së në 7 shkurt.

Përmes një postimi, Fino shkruan se parti të ndryshme politike tentuan të ndërhynin në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll.

Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni.

Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.

Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar “kamikaz”, për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë.

Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.

Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi.

Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës.

Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.

Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë.

Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.

Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë.

Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

l.h/ dita

May 31, 2018 17:47
Komento

5 Komente

  1. Dibrani May 31, 18:00

    Kujt i sherben ky lloj deputeti qe na qytravitet per pa drejtesi,….per dicka qe nuk ka lidhje me hallet e zones qe ai perfaqson.
    Ketij lloj derri e ka zen nepsi i tepsis ,..po i shkon leng kumarxhiut.

    Ja nga cfar llumi qeverisemi

    Reply to this comment
  2. perkthyesi May 31, 18:17

    Shume i sakte Dibrani! Se cfare e lidh kete tip politikanuci me futbollin, nje zot e di!

    Reply to this comment
  3. tomorraku May 31, 20:44

    Kaq shume para “prodhon ” kjo FSHF qe i je qepur si dhelpra k….e te dashit ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*