Zgjedhjet në FSHF/ Fino replikon me Dukën: Lëri sarkazmat me PS, të ka bërë nder!

November 29, 2017 21:31

Zgjedhjet në FSHF/ Fino replikon me Dukën: Lëri sarkazmat me PS, të ka bërë nder!

Në prag të zgjedhjeve për presi dent në Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, lakohet mediatikisht vetëm një kandidat potencial në garën për kreun e institucionit.

Ish-kryeministri Bashkim Fino është i vetmi emër që përmendet se mund të jetë kandidat në garën për qeverinë e futbollit shqiptar në vendin tonë. Kur pyetet nga “Panorama Sport” nëse do të kandidojë apo jo, deputeti socialist tregohet shumë i kujdesshëm, por nuk e mohon atë. Ndërkaq, ai i jep një përgjigje edhe Dukës për thumbimet e dy ditëve më parë, pasi ky i fundit pat deklaruar se, nëse Fino duhet të kandidonte, atëherë zyrtarizimin duhej që ta bënte nga selia e partisë.

GARA E HAPUR

I pyetur nga gazeta në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ish kryeministri la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në  këto zgjedhje. “Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit, apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

REPLIKA ME DUKËN

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ishkryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës. – tha Fino. Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”. Kjo ka qenë përgjigjja e ish-kryeministrit që, gjatë javëve të ardhshme, do të hapë patjetër spirale të reja. Tani nuk mund të thuhet me siguri se Duka do të jetë i vetëm në garë… Panorama

November 29, 2017 21:31
Komento

1 Koment

  1. Arber November 30, 00:05

    Bashkim Fino eshte kandidatura e duhur; mjaft Armando Duka, Lordi i Sportit te Futbollit Shqiptar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*