Zgjedhjet në Itali, si rezultat një parlament të cunguar

March 3, 2018 20:01

Zgjedhjet në Itali, si rezultat një parlament të cunguar

Italianët shkojnë në votime të dielën, në një proces që duket më i ngatërruar se asnjëherë më parë.

Nga tre partitë kryesore që synojnë fitoren, dy prej tyre “Forza Italia” e Silvio Berlusconit, dhe lëvizja “5 Yjet”, e themeluar nga Beppe Grillo, prezantohen në zgjedhje me kandidatë për kryeministër; Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian i zgjedhur nga Berlusconi, dhe Luigi Di Maio.

Berlusconi po tenton rikthimin, pavarësisht se nuk i lejohet të mbajë poste publike, dhe sondazhet e opinionit publik i kanë dhënë shanse aleancës së tij të qendrës së djathtë, që përfshin edhe “Lega Nord”, drejtuar nga Matteo Salvini, për t’u bërë blloku më i madh.

Por edhe lëvizja “5 yjet”, një formacion tjetër populist, e udhëhequr nga Di Maio, mund të “korrë” një rritje të ndjeshme të mbështetjes dhe të rezultojë partia e vetme më e madhe.

Një tjetër ish kryeministër, Mateo Renzi, kryeson përpjekjen e Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Sidoqoftë, një parlament i cunguar, duket se do të jetë rezultati më i mundshëm, me asnjë nga partitë politike apo koalicionet që duket se nuk do të mund të marrin mbështetje të mjaftueshme për të marrë një shumicë të qartë.

s.a/dita

 

March 3, 2018 20:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*