Zgjedhjet në Korçë, KQZ thirrje partive të propozojnë komisionerët

September 25, 2013 10:58

Zgjedhjet në Korçë, KQZ thirrje partive të propozojnë komisionerët

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka garantuar sot se ka marrë të gjitha masat për përgatitjet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Korçë, që do të zhvillohen në 3 Nëntor.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj theksoi në një konferencë për shtyp sesi bazë logjistike për zgjedhjet e pjessshme në Korçës do të përdoret ajo e zgjedhjeve të 23 Qershorit.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me dekretin nr.8332, datë 20 shtator 2013, ka caktuar si datë të zhvillimit të zgjedhjeve te pjesshme  për kryetar të Bashkisë së Korçës, qarku Korçë,  datën 3 nëntor  2013.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka filluar menjëherë nga puna për marrjen e masave për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore dhe sigurimin e bazës logjistike, për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Në këtë kontekst, kryesisht si bazë logjistike zgjedhore për këto zgjedhje do të përdoret për aq sa është e mundur, baza logjistike e disponueshme nga zgjedhjet e datës 23 qershor 2013 dhe datës 1 shtator 2013″ tha Hoxhaj.

Gjithashtu KQZ-ja i ka bërë thirrje partive politike të paraqesin propozimet e tyre për anëtarët e komisioneve.

“KQZ pas përcaktimit të disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, Ju bën thirrje partive politike që ju lind e drejta për të pasur anëtarë në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.71, si dhe  në respektim të afateve kohore të parashikuara në vendimin e KQZ-së, të dërgojnë menjëherë propozimet e tyre për anëtarë të këtij niveli komisionerësh, në mënyrë që KQZ të kryejë procedurën e emërimit të tyre, për të vazhduar më tej konstituimin dhe funksionimin e vetë KZAZ-së nr.71, Bashkia Korçë” tha zëdhënësja.

Kandidatët për kreun e bashkisë së Korçës

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Korçës zhvillohen pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili dha dorëheqjen pasi u zgjodh në postin e Zv.kryeministrit në qeverinë “Rama”.

Partia Demokratike do të garojë në këto zgjedhje me Sotiraq Stratobërdhën i cili u përzgjodh nga 35 kandidaturat e propozuar nga baza demokrate.

Stratobërdha do të garojë përballë Sotiraq Filos i cili mban aktualisht postin e nënkryetarit të bashkisë së Korçës dhe është i përzgjedhuri i koalicionit qeveritar, PS-LSI. Në garë do të jetë edhe përfaqësuesja e FRD-së, Brikena Zeneli.

September 25, 2013 10:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*