Zgjedhjet në PD, emrat e koordinatorëve të Tiranës

May 3, 2014 10:13

Zgjedhjet në PD, emrat e koordinatorëve të Tiranës

Partia Demokratike nis sot procesin e anëtarësimeve në degën më të madhe të saj, në Tiranë. Pas përfundimit të këtij procesi nëpër rrethe dhe vijimit me zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë, i njëjti proces do të vijojë edhe në kryeqytet, ku përveç 11 njësive bashkiake do të krijohet baza e re e të dhënave për rrethinat e kryeqytetit.

Gazeta Panorama ka mundur të sigurojë emrat e disa prej koordinatorëve, të cilët do të monitorojnë nga afër procesin e hartimit të regjistrit të ri të Partisë Demokratike, si dhe do të organizojnë zgjedhjet në grupseksione. Mësohet se në këtë proces do të përfshihet ish-deputeti i Tiranës, Tritan Shehu, ish deputeti Jemin Gjana, koordinatorja e Marrëdhënieve me Publikun dhe ish zv.ministrja e Integrimit, Grida Duma, ish-drejtori i Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri, Ivi Kaso, ish-drejtori i Tatimeve, Gazmend Spahia, ish-drejtoresha e AIDA-s, Eneida Guria dhe Genti Minarolli.

Burimet bëjnë të ditur se për hartimin e listës është ndjekur i njëjti parim si për pjesën tjetër të degëve, ku janë angazhuar ish-deputetë, prurje të reja si dhe ish-drejtues të agjencive dhe drejtorive gjatë kohës që PDja ishte në pushtet.

Pjesë e rëndësishme e këtij procesi do të jetë regjistrimi i anëtarësisë përmes formularëve që do të shpërndahen në secilin seksion.
PD numëron rreth 30 mijë anëtarë në Tiranë, ndërkohë që parashikohet rritja e këtij numri për shkak të angazhimit të simpatizantëve të cilët deri tani nuk kanë pasur teserë. Në intervistën e fundit për mediat, kreu i PD, z Basha deklaroi se parashikohet përfundimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blu. Më pas do të jetë këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët e cështjeve specifike.

Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në postë të pushtetit lokal. “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar, këshill qarku, kryetar bashkie, kryetar komune”, thuhet në udhëzimin e PD.
dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e sotme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë

May 3, 2014 10:13
Komento

4 Komente

  1. sali trapi May 3, 12:44

    Do, “riorganizohet” pd-ja??????…….me xhaketa te kalbura…tritan preshi dhe jemin leshi,keta te dy do “frymezojne”,prurjet e reja ne pd?????……keta kane rrjedhur te gjithe!.

    Reply to this comment
  2. MALUKATI May 3, 15:22

    lulushka ka vene te gjithe hajdutet se krye hajduti eshte vet e do beje tok e prok me te vjedhur pa antarsime ka koqet e gomarit sic eshte vet

    Reply to this comment
  3. Stela May 3, 16:24

    Amon ne duar te Grides e kane lene PD-ne.Do u riorganizokan mire me duket!Do u knaqkan tu bo seks

    Reply to this comment
  4. Neser May 3, 20:00

    Qelbesire, bashke me plehrat e mender partise tuaj.Zhdukuni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*